PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të reja për Aspirinën
2015-02-13 10:55:34 CRI Komenti juaj Printoni

Një nga ilaçet më të përhapur dhe të njohur në botë, Aspirina mund të luajë një rol të rëndësishëm në parandalimin apo uljen e qelizave tumorale.

Në këtë përfundim kanë arritur studjues të Universitetit të Londrës, të cilët theksojnë se konsumi i përditshëm i një doze të ulët aspirine ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjes vdekjeprurëse të kancerit.

Prej shumë kohësh Aspirina dhe dobitë e saj kanë ngjallur interesin e komunitetit shkencor që aktualisht po vlerëson nëse veprimi i saj mundet realisht të shmangë disa forma tumorale. Nëse studimet do te japin një konfirmim të përgjithshëm mund të arrihet në luftimin përfundimar të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.

Studjuesit kanë nënvizuar se për parandalimin e kancerit nuk mund të bazohen tërësisht tek efekti i Aspirinës, por duhet të kryejnë studime dhe kërkime të mëtejshme dhe kontrolle të rregullta. Gjithësesi ky kërkim shkencor ka nxjerrë në dukje një mënyrë studimi që duhet avancuar dhe thelluar dhe ndoshta mund të arrijnë në përfundimin se është arritur një sukses në luftën kundër kancerit.

Janë kryer ndër vite studime rreth përdorimit të Aspirinës për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Të dhënat e publikuara nga studjues të Universitetit të Leidenit dhanë një shpresë për efektet e Aspirinës në trajtimin e kancerit të shtyllës kurrizore. Përdorimi sistematik i Aspirinës kishte shtuar shancet e mbijetesës tek pacientë të sapooperuar nga kanceri, duke u lehtësuar shërimin.

Një kërkim i rëndësishëm shkencor për këtë ilaç dhe rolin e tij përballë sëmundjeve tumorale është publikuar edhe në revistën shkencore Lancet, ku tregohej se në bazë të përdorimit sistematik në doza të ulta të Aspirinës kufizohej zhvillimi i disa formave tumorale.

Por, Aspirina në doza të vogla të përditëshme luan një rol të rëndësishëm dhe në sistemin kardiovaskular dhe parandalon disa patologji kardiake.

Shkencëtarët janë të gjithë të një mendimi se përdorimi i përditshëm i aspirinës duhet të bazohet në një rregull thelbësor siç është ai shoqërimit të konsumit të aspirinës me një dietë të rregullt ushqimore dhe veprimtari fizike të kontrolluar në rastet e një gjendje fillestare te kancerit.

Një tjetër kërkim prestigjioz i kryer nga Universiteti i Oksfordit qartëson rëndësinë e Aspirinës në parandalimin e tumoreve, me ndikim të veçantë te ndalimi i përhapjes së metastazave.

Janë analizuar rezultate të mbledhura nga 51 studime për vlerësimin e rolit mbrojtës të aspirinës tek subjektet e analizuara që kanë qenë 35-77 mijë pacientë. Shkencëtarët shpjegojnë se " krahas uljes së rrezikut të vdekjes nga kanceri si shkak i përdorimit për një kohë të gjatë të aspirinës, vërehet ndikimi i aspirinës në uljen e vdekshmërisë tek personat që e kanë përdorur në afat të shkurtër".

Në këtë mënyrë ulet 25% rreziku i zhvillimit të çdo lloj forme tumori, duke marrë sasi të vogla të Aspirinës. Ky studim i parë është publikuar në revistën " The Lancet"

Gjatë studimit të dytë u testuan 17,285 vetë, të cilëve u janë dhënë 75 miligram aspirinë në ditë për një periudhë 6-vjeçare dhe kanë arritur në përfundimin se acidi acetil salicilik ndalon përhapjen e metastazave të kancerit.

Të dhënat e studimit tregojnë një ulje prej 36% të formimit të metastazave, por rezultati më i rëndësishëm ka të bëjë me tumoret malinje, formimi i mëtejshëm të të cilave ulet deri në 46%.

Në faqet e revistës prestigjioze "Lancet Oncology " publikohet dhe studimi i tretë i shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit në një periudhë të gjatë kohore që nga viti 1950 deri në vitin 2011, tregojnë më së miri lidhjen mes përdorimit të aspirinës nga pacientët dhe uljen e rrezikut të kancerit.

Autorët e këtyre studimeve ndër vite kanë nxjerrë në pah një rezultat të rëndësishëm ku thuhet: "Ky zbulim shkencor sugjeron se aspirina mund të ndihmojë në trajtimin e disa lloje tumoresh dhe gjithashtu mund të përdoret në ndërhyrjet farmakologjike specifike për parandalimin e metasazave në distancë".

Përdorimi i rregullt i aspirinës njihet edhe për ndikimin e tij anti-imnflamator ndaj ajo është përdorur me shumë sukses fillimisht në shërimin e virozave të gripit.

Një studim tjetër lidhur me përdorimin sistematik të aspirinës është kryer nga një grup shkencëtarësh të Universitetit australian të Sidnejit , por i përqëndruar në dobinë e saj në të sëmurët kardiakë, të cilët gjatë gjithë jetës kanë qenë duhanpirës.

Një nga simptomat e këtyre personave në moshën e pleqërisë është ulja e shikimit. Studimi i Universitetit të Sidnejit është botuar në revistën "Jama Internal Medicine" dhe bën fjalë për një studim të ndarë në 4 seksione i cili ka zgjatur 15 vjet.

Studjuesit kanë analizuar 2,389 vetë nga të cilët 257 ose 10,8 % e tyre konsumonin rregullisht aspirinë. Këta persona krahasuar me të tjerë që nuk përdornin rregullisht aspirinën kishin një rrezik më të lartë për prekje nga sëmundje kardiovaskulare.

Përdorimi i aspirinës ka dhe pasoja negative

Ndërsa studjuesit holandezë kanë analizuar 4 mijë të moshuar nga e mbarë Europa dhe kanë arritur në përfundimin se ata që kishin përdorur çdo ditë aspirinë kishin një rrezik më të pakët të uljes së shikimit.

Studjuesit e Institutit hollandez të Neuroshkencës dhe qendrës akademike mjekësore testuan mbi 4 mijë të moshuar nga e gjithë Europa.

Lidhur me aftësinë kuruese të aspirinës të konsumuar rregullisht diskutohet prej shumë vjetësh në rrjetet shkencore ndërkombëtare. Mësohet se miliona qytetarë në botë, veçanërisht nga vendet anglosaksone të veriut të Europës e përdorin çdo ditë aspirinën për të larguar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ndër të cilat iktusin.

Por tek njerëzit e moshuar pirja e përditëshme e aspirinës ka efekte anësore, siç kanë zbuluar mjekët holandezë, pasi u shkakton ulje të shikimit e njohur si diagnozë AMD (degjenerim i shikimit te të moshuarit)

Me këtë sëmundje diagnostikohen mijëra të moshuar çdo vit. Ndonëse kjo sëmundje nuk ka dhimbje, i prekuri ka vështirësi në përqëndrimin e shikimit mbi një objekt, lexon me vështirësi dhe ka pengesa në parjen e televizorit.

Shkaku i kësaj sëmundjeje nuk është përcaktuar përfundimisht, por prek më shumë duhanpirësit, ata që kanë konsumuar alkool, por edhe që kanë përdorur aspirinë rregullisht. Studimi hollandez tregon se nga 839 vetë që kanë pirë çdo ditë aspirinë rreth 4% e tyre janë prekur nga një formë e avancuar e sëmundjes AMD e cila mund të çojë deri në verbim të pakthyeshëm të pacientit.

Megjithatë studjuesit i qëndrojnë teorisë se aspirina ul rrezikun e sëmundjeve kardiake nëse konsumohet çdo ditë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China