20150206sugjerimepj2 |
Kinezët e lashtë- "Porta e Parajsës" ndodhet në vesh
Kinezët e lashtë e quanin këtë pikë Shen Men ose "Porta e Parajsës", pasi masazhimi i saj furnizon trupin me energji. Shen men është një pikë magjike akupunkture në vesh që forcon organizmin në përgjithësi, ul nivelin e stresit dhe rrit energjinë.
Kjo pikë redukton inflamacionin dhe dhimbjen. Masazhimi i vazhdueshëm i saj redukton dukshëm nivelin e stresit dhe ngarkesën emocionale. Në trup ka dhe pika të tjera kundër stresit, që kërkojnë masazhim.
Mark Sandomirsky, mjek-psikiatër rus i këshillon pacientët e tij të përdorin një teknikë të thjeshtë.
-Nisni masazhimin e kësaj pike. Merrni frymë thellë. Vëreni nga afër trupin tuaj, ndërkohë që merrni frymë thellë. Po ashtu kur merrni frymë hidheni vështrimin në të majtën tuaj, kur e nxirrni frymën shihni në anën e djathtë. Do ta shihni menjëherë sa shpejt do të qetësoheni. Masazhojeni këtë pikë sa here që keni stres dhe përsëriteni çdo natë përpara gjumit.
Çfarë sugjerojnë kinezët për largimin e toksinave?
Dotoksifikimi është nxjerrja e helmeve të trupit përmes lëkurës, mushkrive dhe sistemit digjestiv. Duhet të konsumoni ushqimet që treten lehtë. Ka shumë mënyra për detoksifikimin e organizimit përfshi ushqimet dhe ushtrimet.
Çfarë duhet të konsumoni
Frutat e gjalla janë të pasura në fibra dhe ujë, duke qenë një zgjidhje e mirë për detoksifikimin.
Frutat kanë shumë minerale, aminoacide, vitamina, duke mundësuar largimin e metaleve të rënda nga trupi. Provoni limonat, dardhët, portokallet, qitrot, mollët, rrushin, mangon, domatet dhe ananasin.
Perimet organike ndihmojnë gjithashtu në detoksifikimin e organizmit si dhe balancojnë raportin acid-bazë në organizëm, duke ju relaksuar organizmin në tërësi. Hani pa kufi hudhra, karota, lakër, selino, qepë, brokoli, spinaq ose tranguj. Po ashtu legumet si thjerrëza, bizele, oriz integral dhe kikirikë.
Një burim i mirë i vitaminave janë arrat dhe farat. Gjatë procesit të pastrimit konsumoni fara kungulli, arra, lajthi, fara susami dhe gështenja. Vaji i ullirit dhe i susamit ndihmojnë në përmirësimin e organizmit.
Cilat ushqime duhet të evitoni
Produktet e qumështit, mishin e kuq, miellin, ushqimet e skuqura, sheqerin dhe të gjithë ëmbëltuesit artificialë, kafeinën, alkoolin, duhanin, çokollatën.
Program detoksifikimi
Një mënyrë e shpejtë dhe efikase është se për gjysmë dite duhet të konsumoni vetëm fruta dhe perime të freskëta. Pjesën e dytë të ditës ushqehuni me një vakt të lehtë me peshk ose mish pule. Në darkë konsumoni supë ose lëng të freskët frutash. Ndërkohë gjatë gjithë ditës mund të konsumoni lëngje frutash dhe perimesh.
Bëjeni këtë për 3 ditë. Provoni gjithashtu bajame të njomura më parë në ujë. Po ashtu orizin integral, mishin e pulës dhe sallatën me fara liri dhe vaj ulliri. Për darkë mund të konsumoni gjoks pule, oriz integral dhe perime.
Vera kineze "Tusu"
Kjo verë përmban 7 bimë medicinale. "Rhubarb" mund të rregullojë energjinë chi. Atractylodes mund të forcojë shëndetin e stomakut.
Personat që e konsumojnë shpesh ndjejnë një qetësi të përgjithshme në të gjithë organizmin dhe jetojnë më gjatë. Bimët e tjera në të përmirësojnë gjakun, kurojnë ethet dhe mbajnë larg artritin.
Speci i Sichuan-it vret bakteriet dhe i bën mirë stomakut. Po ashtu kjo verë rigjallëron organet e brendshme të trupit, largon toksinat dhe relakson mendjen. Me gjithë këta përbërës, vera Tusu është efektive në parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike.
Mjekësia kineze-Frenoni plakjen me kokë peshku
Sipas mjekësisë kineze supa me kokë peshku frenon procesin e plakjes dhe e mban lëkurën të freskët. Peshku po ashtu është ushqim për trurin, falë omega-3.
Supa me kokë peshku rrit përqendrimin dhe zgjuarsinë. Koka e peshkut përmban vitamina B, si vitaminën B6, e cila lufton aneminë, vitaminën D, që është shumë e rëndësishme për asimilimin e kalciumit, etj.
Gjithashtu përmban kalcium, fosfor dhe jod i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroideve e mjaft i rëndësishëm për krijimin e embrionit të bebes.
Mjekët kinezë theksojnë se tek lëkura e peshkut ka mjaft acide yndyrore Omega 3, që ndihmojnë në shtimin e energjisë dhe kundër problemeve kardiovaskulare.
Për t'i ruajtur vlerat e peshkut më mirë është që peshqit të gatuhen në avull.
Lindera, bima kineze për dhimbjet abdominale dhe hernien
Bima Lindera, e njohur gjithashtu si Wu Yao në Pinyin, është një bimë e njohur kineze që përdoret për nxitjen dhe rregullimin e qarkullit të energjisë jetike chi. Zakonisht përdoret për trajtimin e dhimbjeve abdominale, hernies etj. Kjo bimë rritet në malin Tiantai, mal ky i njohur edhe si vendi ku rriten bimët e tjera të famshme medicinale si, Tienchi Ginseng, Atractylodes, Peony root, Poria, etj
Përfitimet nga bima Lindera
Nga pikëpamja e Mjekësisë Tradicionale Kineze kjo është një bimë që kuron. Nëse kjo bimë kombinohet me bimë të tjera do të shtojë efektet e saj shëruese.
Kombinimi me Chen Xiang (agilawood) përdoret kryesisht për trajtimin e problemeve me mëlçinë, shtrëngime në gjoks, dhimbje abdominale, frymëmarrje e shkurtër, lodhje dhe të përziera; nëse kombinohet me Dang Gui (Dong Quai) është ideale për largimin e të ftohtit; nëse kombinohet me Mu Xiang (Costus) trajton fryrjen e barkut dhe çrregullimet gastrointestinale; nëse kombinohet me Yi Zhi Ren (Black Cardamon) trajton urinimin e shpeshtë.