PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ecja mbrapsht, stërvitja magjike e kinezëve
2015-02-06 10:03:00 CRI Komenti juaj Printoni

"Ecja mbrapsht" është një stërvitje shumë e preferuar në Kinë pasi sjell dy përfitime të mrekullueshme për shëndetin: 1. Vënia në punë e muskujve të pastërvitur për një kohë të gjatë dhe përmirësimi i ekuilibrit të personit.

1. Stimulimi i muskujve të pastërvitur:

a. Muskujt e qafës dhe të shpinës:

Gjatë ecjes mbrapsht, pjesa e sipërme e trupit perkulet prapa, duke ndryshuar nga pozicioni i përparëm i shpinës gjatë ecjes së zakonshme. Si rezultat, të ecurit në krahun e kundërt mundëson stërivtje më të madhe për muskujt e prapmë dhe të shpinës. Personat që merren me punë intelektuale apo studentët me anë të këtij ushtrimi mund të strëvisin qafën, belin dhe shpinën, duke lehtësuar si dhe asgjësuar lodhjen e dhimbjen e muskujve të prapmë. Sipas të dhënave statistikore, të moshuarit me sëmundjet kronike të dhimbjes së shpinës, mund të përmirësojnë dukshëm simptomat e dhimbjes.

b.muskujt e përparmë të kofshës:

Muskujt e përparmë të kofshës janë ndër muskujt më të mëdhenj të trupit dhe luajnë një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin e gjurit. Ecja e prapme mund të stërvisë shumë mirë këto muskuj, veçanërisht kur këmba vendoset në tokë. Ecja e prapme është gjithashtu një metodë më e sigurt për stërvitjen e muskujve të përparmë të kofshës sesa ngjitja e një mali apo shkallëve.

c.Shputa e këmbës dhe kërciri

"Ecja mbrapsht" mund të stimulojë muskujt e ndryshëm të këmbëve dhe kërkon më shumë nga forca e kërcirit. Gjatë ecjes së prapme, pjesa e përparme e këmbës bie e para në kontakt me tokën. Personat që vuajnë nga dhimbja e thembrave dhe që kanë shputë të sheshtë duhet ta bëjnë këtë stërvitje për të mbrojtur shëndetin e këmbës.

2. Përmirësimi i ekuilibrit

Me ecjen mbrapsht ne nuk mund të shohim rrugën prandaj na nevojiten më shumë ndihmë nga sistemi i ekuilibrit trupor. Me anë të këtij ushtrimi ne stërvisim trurin e vogël dhe veshin e brendshëm që përgjigjen për ekuilibrin.

Sugjerimet për stërvitjen e ecjes mbrapsht

1. Vendi i stërvitjes dhe shoqëruesit: Për këtë stërvitje, kinezët sugjerojnë fushën e sheshtë dhe të gjerë, si fusha sportive, park etj. Stërvitja në këtë fushë duhet pa rreziqe. Përveç kësaj, është më mirë që të gjejmë një shoqërues, që mund të na paralajmërojë gjatë ecjes mbrapsht.

2. Këpucët: Duhet të vishni këpucë të sheshta për këtë stërvitje, meqenëse trupi do të peshojë më shumë tek thembra. Nuk duhet kurrsesi të vishni këpucë me taka, pasi mund të keni rrezik për t'u rrëzuar.

3. Ecni ngadalë me hapa të vegjël: gjatë ecjes mbrapsht, pjesa e sipërme e trupit do të përkulet prapa. Kjo është metodë e efektshme për të ruajtur pozicion të shëndetshëm të shpinës. Duhet të ecni ngadalë me hapa të vegjël, duke garantuar pozicion të drejtë të shpinës. Mund të përkulen pak gjunjtë për të garantur ecjen e qëndrueshme. Ecja e shpejtë me hap të madh mund të rëndojë tek beli, që është e papërshtatshme për ata që vuajnë nga dhimbja e belit.

Faza përgatitore për ecjen mbrapsht:

Para kësaj stërvitjeje, ecni si zakonisht me shpejtësi normale për 10 minuta. Ky është për të aktivizuar plotësisht muskujt. Përveç kësaj, duhet të kontrolloni fushën e stërvitjes për të hequr pengesat e fushës.

Vendosja e duarve gjatë ecjes së prapme:

1. Dy duart në mes: Mbajtja e duarve në mes mundëson ekuilibrin e trupit dhe qëndrueshmërinë e lëvizjes. Kjo është sjellje e sigurt, por defekt i saj është lëvizja e paktë e duarve, ecja e ngadaltë etj. Kjo është sjellja relativisht e sigurt për të moshuarit dhe ata që janë në fazat e para të kësaj stërvitjeje.

2. Lëvizja e krahëve dhe e duarve: Ky aktivitet mund të stërvisë trupin dhe të garantojë ekuilibrin e përgjithshëm të trupit.

Pozicioni i këmbëve gjatë ecjes mbrapsht:

Majat e gishtërinjve kontaktojnë më parë me tokën dhe thembrat më pas. Mënyra e lëvizjes: majat e gishtërinjve---thembrat e këmbëve. Aktivitetet e shpeshta të majave të këmbëve mund të stimulojnë pikat e akupunkturës të këmbës dhe zona të reflektimit të trupit.

Si ruhet ekuilibri i trupit gjatë ecjes mbrapsht:

Kur ecni mbrapsht, dy këmbët lëvizin me radhë dhe rëndesa e trupit do të përcohet me radhë tek dy këmbët.

Sugjerime për ecjen mbrapsht:

1. Duhet të keni vetëbesim për këtë stërvitje. Çdo person me shëndet normal mund të ecë mbrapsht. Nëse do ta bëni shpesh këtë stërvitje do të shihni efekte të dukshme shëndetësore.

2. Disa pacientë me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje kockash, probleme psikologjike dhe të moshuarit duhet të kenë shumë kujdes gjatë kësaj stërvitjeje.

3. Disa parime të ecjes mbrapsht:

a. Duhet t'i kushtohet vëmendja e madhe sigurisë në fillim të kësaj stërvitjeje. b. Duhet të rriten hap pas hapi shpejtësia, forca, distanca e kësaj stërvitjeje.

c. T'i kushtohet vëmendje e madhe kryerjes sistematike të kësaj stërvitjeje, e cila sjell shumë benefite për shëndetin. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China