20150130shtatyenia |
Shtatzënia është një nga fazat më të bukura në jetën e një gruaje. Në këtë periudhë nuk ndryshon vetëm trupi i tyre, por edhe mënyra se si mendojnë për vetveten, prioritetet e tyre në jetë, mënyra e jetesës……, pra pothuajse çdo gjë ndryshon. Për të patur një shtatzëni të lehtë, ushqimi i duhur duhet të konsumohet që në fazat fillestare.
Gjatë shtatzënisë gratë kanë kërkesa të larta për ushqime të veçanta ose heqin plotësisht dorë nga disa ushqime të tjera. Megjithatë në këtë moment gruaja mund të konsumojë shumë nga një ushqim i caktuar që mund të përbëjë rrezik për të dhe për beben e saj.
Sipas një eksperteje të njohur në këtë fushë, sugjerohet lista e 25 ushqimeve që duhet të evitoni gjatë shtatzënisë, për shëndetin tuaj dhe të fëmijës suaj.
1. Peshku me mërkur
Këtu nuk bëhet fjalë për të hequr dorë plotësisht nga peshku, por ta reduktoni atë për shkak të sasisë së lartë të mërkurit, i cili dëmton beben. Peshqit që duhet të evitoni plotësisht gjatë shtatzënisë janë peshkaqeni skumbri, peshku shpatë dhe toni. Peshqit e pagatuar (sashimi) janë tepër të rrezikshëm gjatë periudhës së shtatzënisë. Gjithashtu prodhimet e tjera të detit si gocat e detit dhe molusqet. Për të patur një shtatzëni të shëndetshme duhet të bëni pak sacrificë dhe të evitoni këto ushqime!!
Zgjidhja: Peshqit janë të pasur në acide yndyrore Omega-, Nëse nuk jetoni dot pa peshk mund të konsumoni salmon të gatuar që nuk përmban nivel të lartë të mërkurit, gjithashtu karkaleca deti.
2. Vezët e pagatuara
Mmmm…vezët janë tepër të shëndetshme, por nëse ato konsumohen të pagatuara përbëjnë rrezik gjatë shtatzënisë. Vezët e gjalla ose të pagatuara mire janë një "JO" e madhe për shtatzënat. Disa ushqime të përgatitura në shtëpi si tiramisu apo dhe majoneza përmbajnë vezët ë gjalla dhe për këtë fuhet të evitohen me qëllim që mos shkaktojnë të vjella dhe diarre.
Zgjidhja: Vezët duhet të gatuhen mirë. Mund t'i bëni omelet ose t'i zieni mirë.
3. Mishi i pagatuar mirë
Të gjithë e dimë që mishi është një nevojë jetike për çdo person që nuk është vegjetarian. Gratë shtatzëna, duhet t'i kushtojnë shumë vëmendje produkteve të mishit që konsumojnë gjatë shtatzënisë. Kërkimet kanë dalë në përfundimin se mishi i gjallë ose i pagatuar mirë duhet të evitohet me cdo kusht pasi përmbajnë bakterin listeria.
Për shkak të parazitit toxoplasma gondii present në mishin e pagatuar nënat e ardhshme mund të eksperimentojnë helmim ushqimi. Kjo mund të shkaktojë të vjella dhe deri abort.
Zgjidhja: Sigurohuni që mishi të jetë i gatuar plotësisht. Pastrojini mirë të gjitha enët e kuzhinës pas gatimit, për të larguar bakteriet nga to. GJithnjë preferoni të hani mishin e bardhë ndaj atij të kuq.
4. Produket e pa pasterizuara të qumështit
Pa dyshim që të gjithë ju thonë të konsumoni shumë qumësht gjatë shtatzënisë, dhe ata nuk e kanë gabim. Qumështi përmban kalcium, proteina dhe minerale. Sidoqoftë nëse ai është i pa pasterizuar mund të përbëjë rrezik për helmim ushqimi. Prandaj evitoni të gjitha produktet e qumështit që nuk janë të pasterizuara.
Zgjidhja: Nëse ju pëlqen qumështi apo produktet e tij kujdes me cilësinë. Gjithnjë konsumojeni atë të zier. Produktet si akullore, djathë fshati etj duhet të evitohen nëse kanë përdorur qumësht të pa pasterizuar.
Gjithashtu mund të konsumoni kos
5. Djathërat e pa pasterizuar
Shtatzënia ka rregullat e veta të dietës. Djathi i pa pasterizuar si Brie etj, duhet të evitohen pasi mund të përmbajnë bakterin Listeria, që shkakton listeriosis. Aborti, lindja e parakohshme apo defektet në lindje janë të zakonshme kur hani këto lloj djathërash.
Zgjidhja: E thjeshtë, konsumoni djath të fortë Cheddar ose djath zvicerian. Gjithnjë përdorni djathë të bërë me qumësht të pasterizuar. Shihni gjithnjë etiketat.
6. Frutat ose perimet e pa lara
Ka diçka me të vërtetë të çuditshme në raportin e fundin---78% e njerëzve i hanë ose gatuajnë frutat dhe perimet pa i larë. Duhet të kini kujdes sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë pasi pesticidet janë tepër të dëmshme. Gjithashtu në lëkurën e frutave dhe perimeve gjendetparaziti toxoplasma gondii dhe listeria. Të dy këta mudn të shkaktojnë dëme të mëdha për fetusin. Të gjtiha perimet e pa lara, sidomos marulja dhe lakra duhet të evitohen.
Zgjidhja: Lajini mire perimet dhe frutat dhe hiqjani lëkurën nëse mundeni. Evitoni konsumin e frutave apo perimeve që kanë qëndruar në frigorifer për një kohë të gjatë dhe qëndroni sa më të shëndetshëm gjatë 9 muajve. Gatuajini mire perimet, sidomos ato me gjethe.
7. Lakrat:
Kur lakrat konsumohen të gjalla mund të përmbajnë bakterie të rrezikshme prandaj në këtë fazë të jetës hiqni dorë nga lakrat e pagatuara
8. Disa lloje arroresh
Arrat e ndryshme janë shumë të mira për shëndetin, por gjatë shtatzënisë duhet të tregoheni të kujdesshme. Disa lloje si kikirikët, akazhut, arrat macadamia etj mund të shkaktojnë alergji në lëkurë, por mund të çojnë dhe në fryrje.
Zgjidhja: Konsultohuni me mjekun mbi llojin e arroreve që duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë.
9. Sallata në restorant:
Kini kujdes kur konsumoni ushqime jashtë shtëpisë, sidomos sallatat. Frutat, perimet dhe mishi mudn të mos jenë cilësore. Gjithashtu ato mund të përmbajnë bakterin listeria që mund të shkaktojë probleme tepër të mëdha gjatë shtatzënisë.
Zgjidhja: Frutat dhe perimet duhet të lahen dhe priten mirë në ambjente të pastra, ku mishi dhe vezët duhet të gatuhen si duhet. Ka më siguri nëse e bëni vetë sallatën, është më higjenike!
10. Lëngjet e kutive
Asnjëherë mos konsumoni lëngje kutiash gjatë shtatzënisë, pasi janë thjesht koncentrate
Në vend të kësaj më mirë përgatitini vetë të freskëta.
11. Alkool:
Pija që duhet të hiqni plotësisht dorë gjatë shtatzënisë është alkooli. Gratë që konsumojnë alkool duhet të heqin dorë nga ky zakon pasi kjo shkakton probleme mendore dhe anomali të tjera tek fetusi. Gjithmonë mbani mend që çdo herë që konsumoni alkool, fëmija juaj e konsumon atë gjithashtu.. Alkooli mund të shkaktojë dëmtime në tru dhe ka impact negative në ritjen dhe zhvillimin e bebes.
12. Kafeina:
Kafeina gjatë shtatzënisë nuk është e këshillueshme pasi vepron si diuretik dhe ndikon tek pesha e bebes. Kafeina është e rrezikshme pasi fshihet tek disa produkte që nuk ju shkonte mendja. Përveç kafesë, çajit dhe çokollatës, kafeina është pjesë e disa pijeve energjike, por edhe ëmbëlsirave. Nëse gruaja shtatzënë e tepron me kafeinën rrit rrezikun për abort spontan.
Zgjidhja: Kufizoni konsumin e kafeinës në një maksimum prej 200 ml ose 2 filxhanësh kafeje në ditë. Gjithashtu konsultohuni me mjeku apo farmacistin për të evituar format e fshehura të kafeinës.
13. Duhani
Nëse pini duhan, shtatzënia është koha kur duhet t'i thoni lamtumirë, pasi duhani ka pasoja serioze për beben. Nikotina dhe substancat e tjera të përdorura tek cigarja lidhen me anomalitë mendore dhe fizike tek fetusi.
Zgjidhja: Mos konsumoni duhan si dhe qëndroni larg ambjenteve ku pihet duhan, pasi të qënit duhanpirës pasiv është njëlloj e rrezikshme.
14.Suplementet bimore
Bimët janë të mira për shëndetin, por gjatë shtatzënisë duhet të evitoni disa prej tyre. Evitoni bimët si sena, Saw palmetto, pasi nuk janë të testuara si medikamente.
15. Ushqimet e konservuara:
Këto janë ushqime të rrezikshme gjatë shtatzënisë, pasi janë ruajtur për një kohë të gjatë. Ato janë të rrezikshme për dy arsye – së pari përmabjnë Bisphenol A (BPA), që ndikon sistemin endokrin të fetusit dhe së dyti këto konserva mund të jenë tepër të vjetra dhe përmbajnë bakterie.
Zgjidhja: Gjithnjë fokusohuni tek të freskëtat! Zgjidhni perimet dhe frutat e sezonit
16. Ushqimet e pasura me nitrat:
Proshuta, kremvicet, sodat dietuke, ëmbëltuesit artificialë (saharina), etj, bëjnë pjesë në ushqimet e njohura si të pasura me nitrate. Konsumi i lartë i këtyre produkteve çon në anomali dhe zhvillim të dobët.
17. Ushqimet me sheqer
Gjatë shtatzënisë, gruaja përballet me një shtim të theksuar oreksi dhe me pëlqimin e disa ushqimeve më shumë se disa të tjerave. Kini kujdes nga sasia e sheqerit që gjendet tek akullorja dhe çokollatat.
Zgjidhja: Shumë sheqer është i dëmshëm për organizmin. Prandaj, gjatë 9 muajve të shtatzënisë reduktojeni në maksimum konsumin e tij.
18. Ushqimet e rrugës:
Evitoni në maksimum ushqimet që shiten nga ambulantët, pasi mund t'ju shkaktojnë diarre, helmim nga ushqimi dhe probleme të tjera. Mbi të gjitha nuk janë produkte higjenike.
Zgjidhja: Nëse ju pëlqejnë ushqimet e rrugës, gjeni receta online dhe përgatitini vetë në shtëpi.
19. Ëmbëltuesit artificialë
Duhet të dini që ëmbëltuesit artificialë, sidomos zaharina nuk filtrohen nga placenta. Prandaj hiqni dorë nga sheqeri
20. Tepricë vitaminash
"Çdo gjë që është më shumë seç duhet është e dëmshme" – kjo nënkupton edhe vitaminat gjatë shtatzënisë. Nuk duhet të konsumoni më shumë vitamina se doza e rekomanduar, pasi përbën rrezik për fetusin. Mbidoza e vitaminave ndërpret zhvillimin normal të bebes si dhe mund të shkaktojnë çrregullime.
Zgjidhja: Mos u vetë-mjekoni! Ndiqni këshillat e mjekut.
21. Ushqimet e mbetura:
Nëse ka mbetur ushqim nga dreka dhe e konsumoni atë në darkë nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna. Këto ushqime, edhe nëse ruhen si duhet në frigorifer kanë riskun e prekjes nga bakteriet. Mënyrat e pashëndetshme të konsumit të ushqimeve duhet të evitohen sidomos gjatë kësaj faze të vecantë të jetës suaj. Kjo siguron shëndet të mire për ju dhe beben tuaj.
Zgjidhja: Konsumoni vetëm ushqime të freskëta
Ka shumë rëndësi ndjekja e një diete të duhur dhe plani të rregullt ushqimor gjatë fazës së shtatzënisë.