PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Këshilla kineze për përballimin e stresit të festave
2015-01-30 14:51:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është një vend i madh dhe shumë njerëz që punojnë në metropole si Pekin, Shangai, Shenzhen etj, vijnë nga krahinat e ndryshme të vendit. Në festat e rëndësishme tradicionale kineze, shumë kinezë kthehen në vendlindje për ribashkimin me familjarët e tyre. Ky fenomen ekziston edhe në Shqipëri, ku shumë emigrantë shqiptarë kthehen në Shqipëri për të kaluar me familjarët festat e rëndësishme. Këta njerëz që punojnë dhe jetojnë larg vendlindjes, kthehen me mall tek familjarët e tyre. Familja konsiderohet si një vend për t'u relaksuar apo shplodhur por në fakt, shumë persona që kthehen në familjen e tyre mund të përballen me disa shqetësime të reja. Në këtë artikull, do të flasim për disa sugjerime mbi lehtësimin e shqetësimeve para festave.

1. Qetësi mendore

Në fund të vitit, me marrjen e disa ditëve pushim shumë njerëz duan të udhëtojnë dikur për relaks. Por, shumë prej tyre ngarkohen me aktivitete të ndryshme shoqërore si festa, takimet me miqtë e fëmijërisë etj. Si rezultat, koha e pushimit shndërrohet në një periudhë tjetër shumë të zënë. Disa njerëz mërziten për këtë presion gjatë festave, prandaj duhet të merrem me metoda për qetësimin e mendjes.

Për këtë gjeni një ambient të qetë dhe uluni në një pozicion të rehatshëm. Pastaj, pyesni veten: "Çfarë po mendoj unë në këtë moment?" provoni që t'i largoni mendimet hektike në kokën tuaj. Pastaj, mendoni në heshtje ndonjë fjalë, si "qetësi". Më pas merrni frymë thellë dhe njëtrajtësisht. Mund ta përsërisni këtë stërvitje për 15-30 minuta. Kjo është jo vetëm një metodë efektive për të lehtësuar tensionin nervor, por gjithashtu edhe një metodë e mirë për parandalimin e hipertensionit, dhimbjes së kokës të shkaktuar nga tensionet etj.

2. Ndiqeni lumturinë

Disa persona bëjnë shumë plane për festat si psh- Dita e parë, vizita në familjen e prindërve; dita e dytë, vizita në familjen e vjehrrit; dita e tretë, vizita në familjen e të afërmve; dita e 4-t, takim me miqtë e universitetit; dita e 5-të, vizitë në familjen e miqve etj. Ata mendojnë se nuk mund të heqin dorë nga asnjë vizitë apo aktivitet, duke zënë të gjithë kohën që kanë për të pushuar. Kjo mërzitje nuk vjen nga lodhja fizike, por nga emocionet, shqetësimi dhe pakënaqësia. Nëse s'mund të ndryshoni programin e festës, të paktën ndryshoni humorin.

Përpiquni të gjeni çfarë ju pëlqen dhe kushtojini vëmendje më të madhe aspekteve pozitive të takimeve gjatë festës. Çdo mëngjes para nisjes për aktivitetet e ndryshme, thojini vetes: "Këtë program nuk e ndryshoj dot, atëherë pse të mos ndryshoj emocionet e mia? Çdo vend që do të vizitoj do të kaloj një kohëp të mirë me miqtë dhe do të mësoj diçka të re dhe nuk do të mërzitem. Rritja e interesit për aktivitetet do të shërbejë si një mënyrë relaksi dhe do të shtojë gëzimin tuaj.

3. Transferimi i vëmendjeve dhe temave

Vitet e fundit, shumë të rinj kinezë janë tepër të fokusuar tek karriera dhe nuk dëshirojnë të krijojnë familje herët. Ata gëzojnë lirinë që të mundëson beqaria dhe detyrat e pakta familjare. Por kur kthehen në familje përballen me presionin e prindërve, të cilët i kërkojnë të martohen sa më parë. Sipas traditës kineze, të rinjtë duhet të martohen në moshën e përshtatshme. Por në kohën moderne, të rinjtë kinezë dëshirojnë të martohen më vonë ose të ruajnë jetën e tanishme pa preokupime familjare. Gjatë takimeve familjare, të afërmit i pyesin në mënyrë të pandërprerë mbi çështjen e martesës. Përveç kësaj, shqetësimet e prindërve në për këtë çështje shkaktojnë uljen e vetëvlerësimit. Në këtë periudhë, është e papërshtatshme që të rezistoni dhe të kundërshtoni ndërhyrjen e familjarëve, por duhet ta transferoni vëmendjen apo ndryshoni temë dhe evitoni emocionet negative.

Ndryshimi i temës së bisedës është një teknikë për marrëdhëniet shoqërore dhe familjare. Kur përballeni me pyetje të ngjashme nga miqtë dhe familjarët, mund t'i falënderoni ata për merakun që kanë ndaj jush dhe me kujdes ndërroni temë. Emocionet negative nuk ju bëjnë mirë prandaj kujdesuni për veten tuaj.

4. Monolog

Kur jemi të rinj, mezi sa i presim festat, pasi konsumojmë ushqime të shijshme, veshim rroba të reja dhe marrim shumë dhurata. Megjithatë këto mendime kanë qenë për fëmijët e së kaluarës si dhe për ata që nuk jetonin në familje të pasura. Sot, jeta është më e pasur dhe më dinamike dhe lumturia e sjellë nga dhuratat e festës është dobësuar shumë. Disa persona nuk i konsiderojnë më festat si periudhë të kënddhme, por i shohin si një periudhë për të pushuar. Kur përballeni me rënien e humorit dhe interesit për festat, mund të bëni monolog me veten për të gjetur çfarë ju pëlqen.

Duhet të përcaktoni çfarë pëlqeni. Ka disa raste, duhet t'i lini mendimet e vjetra në të kaluarën dhe të rrisni vetëvlerësimin. Ky është proces i pastrimit të brendshëm. Për këtë, uluni në një pozicion të rehatshëm dhe shkruani të gjitha mendimet dhe idetë në atë moment.

外名

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China