20150123hapja |
Stërvitni trurin me hapjen e gojës! Kjo është këshilla e studiuesve amerikanë Andrew Newberg, profesor i asociuar i Departamentit të Radiologjisë dhe Psikiatrisë pranë Universitetit të Pensilvanisë në SHBA dhe Mark Robert Waldman në studimin e tyre të fundit për mënyrat fizike të çlodhjes së trurit nga stresi.
Hapja e gojës si përpara gjumit është një nga ushtrimet fizike të trurit, madje konsiderohet nga këta studiues si një nga sekretet e vetëdijes njerëzore. Ajo ndihmon për uljen e nivelit të stresit, uljen e tensionit të lartë arterial, madje edhe të gjendjeve të ankthit.
Sipas disa studimeve të kohëve të fundit të bazuara në skanimin e trurit të njeriut, hapja e gojës ndikon në aktivitetin e neuroneve të trurit, të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me prodhimin e vetëdijes njerëzore, krijimin e ndjenjave dhe të empatisë.
Në një nga studimet e Institutit të Neurologjisë së Londrës, prekuneusi luan një rol të rëndësishëm në vetëdijen njerëzore, në refleksionet dhe rikrijimin e kujtesës. Prekuneusi është një strukturë e vogël e trurit, gati e fshehur në zonën parietale. Gjatë ushtrimit të jogës dhe frymëmarrjes sipas jogës është pikërisht kjo pjesë e trurit që vihet në lëvizje dhe ndikon shumë në çlodhjen e trurit të njeriut dhe ne relaksim. Kjo formë meditimi siç është joga na rrit ndjenjën e vetëdijes.
Për këtë arsye studiuesit kanë arritur në përfundimin se hapja e gojës ndihmon shumë në një stërvitje të kujtesës, të uljes së stresit dhe të tensionit të lartë arterial.
Lidhur me hapjen e gojës dhe të ushtruarit e saj deri tani janë publikuar 34 studime kryesisht mbi teknikat e hapjes së gojës të stimuluar dhe anët pozitive të këtij ushtrimi fizik në trurin e njeriut.
Ka qenë disi e vështirë për studiuesit të bindin edhe vetë studentët e tyre të kryenin ushtrimin e hapjes së gojës në mënyrë mekanike. Por, pasi e kanë provuar ata menjëherë kanë ndjerë pasojat çlodhëse të këtij veprimi.
Në shoqërinë e sotme njerëzore të hapësh gojën para të tjerëve konsiderohet si mungesë edukate. Ndaj dhe shumë nga studjuesit kur e kanë propozuar këtë teknikë mekanike të çlodhjes së trurit kanë hasur në hezitime.
Studjuesit këshillojnë se kur njeriu ndjehet i lodhur nga puna e ditës ne mbrëmje duhet të hapë gojën disa herë në mënyrë mekanike dhe më pas kjo shtohet normalisht. Kjo taktikë na krijon çlodhje të menjëhershme. Madje shtohet dëshira për gjumë dhe rrjedhimisht truri dhe trupi i njeriut çlodhen.
Një mënyrë më e lehtë për të hapur gojën mekanikisht është nëse i drejtoni një vendi me dritë, sepse kështu nxitet hapja e gojës.
Hapja e gojës ndihmon edhe përqëndrimin në disa aspekte të rëndësishme, që gjatë lodhjes mund t'i keni lënë mënjanë. Pas hapjes së gojës jemi më të përqëndruar dhe më të vetëdijshëm.
Fakti që kur kemi pranë njerëz të tjerë dhe nëse hapim gojën edhe atyre do t'u hapet goja tregon se është një veprim ngjitës. Hapja e gojës në grup sipas studiuesve ndihmon që njerëzit të ndikojnë reciprokisht në çlodhjen e trurit të secilit dhe arritjen e një gjendje më të madhe përqëndrimi.
Hapja e gojës si dukuri fizike njerëzore
Tek foshnjet 20 javëshe nis procesi i hapjes së gojës. Studiuesit thonë se ky veprim mekanik ndihmon në ritmet kardiake të të porsalindurve. Më pas tek çdo njeri gjatë jetës hapja e gojës përmirëson edhe temperature e trupit dhe metabolizmin e trurit.
Ka shumë kimikate nervore që lidhen me hapjen e gojës si dopamina, që aktivizon prodhimin e oksitoksinës, duke ndikuar në zonën e kujtesës në tru, por edhe në kontrollin dhe rregullimin e temperaturës. Këto neurotransmetues rregullojnë gjendjen nervore, madhe sipas studiuesve edhe atë intime. Neurokimikate të tjera si dhe molekula të lidhura me hapjen e gojës janë acetilkolina, oksidi nitrik, serotonina dhe hormonet seksuale.
Janë të pakta aktivitetet e tjera fizike që mund të ndikojnë në kaq shumë elemente të funksionimit të trurit të njeriut.
Këshilla e studiuesve
Hapni gojën sa më shumë të mundni gjatë ditës, veçanërisht kryejeni këtë veprim kur një çeshtje e caktuar ju streson në punë apo jashtë saj. Përpara se të flini, ose në gjendje ankthi apo stresi të shtuar hapni sa më shumë gojën. Do të vëreni se do të ndjeheni mirë dhe të qetë për të vazhduar ditën.
Studiuesit këshillojnë që para se të diskutojmë diçka të rëndësishme me dikë, apo para një provimi duhet të hapim sa më shumë gojën pasi kjo na krijon përqëndrim dhe çlodhje të përgjithëshme të trurit.
Si të ushtrojmë hapjen e gojës ?
Hapja e gojës në mënyrë ushtrimi ka nevojë për praktikë dhe disiplinë, pasi jo të gjithë e kanë të mundur ta realizojnë lehtë. Shumica e njerëzve mendojnë se e kanë të pamundur të realizojnë hapje goje të stimuluar.
Të gjithë mund ta realizojnë këtë ushtrim. Mjafton të hapin gojën për një frymënxjerrje sa më të thellë dhe pastaj ta përsëritni këtë 6-7 herë. Pas 5 hapje të stimuluara të gojës do të provoni një hapje të vërtetë goje. Por, mos u ndalni këtu! Sepse vetëm pas 12 hapje goje do të ndjeni realisht ndikimin në çlodhjen tuaj të këtij ushtrimi. Do të ndjeni se sytë ju janë përlotur, madje edhe hunda mund të ketë sekrecione por do të ndjeheni të relaksuar. Mos harroni se ky ushtrim nuk zgjat më shumë se një minutë.
12 arsye për ushtrimin e hapjes së gojës
1.-Nxit përqëndrimin
2.-Përmirëson aktivitetin e trurit dhe metabolizmit
3.-Përmirëson funksionet konjuktive
4.-Përmirëson kujtesën
5.-Rrit vetëdijen
6.-Ul stresin
7.-Relakson çdo pjesë të trupit
8.-Përmirëson kontrollin muskulor vullnetar
9.-Rrit aftësitë atletike të trupit
10.-Rregullon ndjenjën e kohës
11.-Rrit vetëdijen shoqërore
12.-Rrit sensualitetin