PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gabimet që bëjnë prindërit kur flasin me fëmijët
2015-01-16 10:50:53 CRI Komenti juaj Printoni

Të jesh prind nuk është një punë e lehtë dhe ka shumë sfida. Disa prindër janë autoritarë ndaj fëmijëve të tyre, duke mos u lejuar të shprehin ndjenjat. Disa prindër të tjerë janë tepër tolerantë dhe nuk u mësojnë fëmijëve kufijtë apo vetë-kontrollin.

Studimet kanë treguar se të dyja këto ekstreme mund të ndikojnë tek aftësia e fëmijëve për të rregulluar ndjenjat e tyre dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme me të tjerët kur rriten. Prindërit më të mirë janë ata që janë të drejtë, fleksibël dhe respektojnë ndjenjat e fëmijëve të tyre. Me anën e këtij artikulli ju shpjegojmë disa mënyra efektive si të komunikoni dhe si të evitoni sjelljen jo të mirë me fëmijët tuaj, sjellje kjo që dëmton vetëbesimin apo vetëvlerësimin.

(1) Flisni shumë…

Kur prindërit flasin pa pushim truri i fëmijës nuk është i projektuar të rezervojë shumë informacion, kështu që ata dëgjojnë vetëm 30 sekondat e para, apo 2 fjalitë e para.

Shembull jo i mirë

"Nuk jam e sigurt se çfarë duhet të bëjmë me baletin dhe tenisin këtë simestër. Ndoshta nuk mund t'i bësh të dyja sepse tenisi është të martave, mërkurave dhe të enjteve rreth orës 4, por pastaj s'ke kohë se duhet të rregullohesh flokët për baletin, vetëm nëse përgatitesh të hënën në darkë, që do të thotë duhet të lash flokët të dielën…."

Ky lloj mesazhi e bën konfuz një fëmijë prandaj ai/ajo nuk do t'ju dëgjojë. Në përgjithësi, ky mesazh përcjell një ndjenjë negative me ton të shqetësuar që shkakton dyshim dhe ankth tek fëmija. Nuk është e nevojshme t'i përcillni këtë informacion kaq të gjatë njëherësh. Në të kundërt, përcilleni atë me hapa dhe bëheni më të kuptueshëm për fëmijën tuaj. Merrni dhe mendimin e fëmijës suaj, lëreni të shprehet. Vendosni së bashku për këtë.

Si do ishte ky shembull më efektiv

"Nëse do t'i bësh të dyja edhe tenisin dhe baletin këtë semestër, ndoshta mund të lodhesh. Eja ta diskutojmë së bashku."

Në këtë shembull, prindi thotë vetëm 2 fjali, duke e bërë më të lehtë për fëmijën në marrjen e informacionit.

(2) Bezdisje dhe paralajmërime të shumta

Pothuajse në çdo familje mëngjesi është një kohë shumë e zënë, ku të gjithë pjesëtarët vrapojnë për të përfunduar detyrat në kohë. Një fëmijë i cili nuk ka dëshirë të ngrihet në mëngjes dhe s'ka motiv për t'u bërë gati në kohë është një sfidë e madhe për prindin. Në këto raste, shumë prindër ndihen sikur gjërat po u dalin jashtë kontrollit dhe reagojnë me kritika apo duke folur pa pushim.

Shembull i gabuar (një djalë 10 vjeç)

"Po të zgjoj një orë më herët sepse ti nuk bëhesh kurrë gati në kohë. Duhet të vishesh tani. I ke bërë detyrat? "

Pas 10 minutash…..

"Të thashë të çohesh nga shtrati. Do na vonosh të gjithëve. Shko laj dhëmbët dhe vishu."

Pas 10 minutash….

"Ku i ke detyrat? Të pyeta a i ke bërë? Po ti nuk je veshur akoma. Do na bësh vonë"

Mënyra e komunikimit të këtij prindi me fëmijën tregon qartë se mungon besimi në menaxhimin e situatave. Kjo mënyrë i bën fëmijët të varur dhe pa vetëbesim, sipas Dr. Carol Dweck, një nga autorët e librave best-seller. Toni që përdorni është gjithashtu negativ, dhe ka mundësi të krijojë një ndjenjë agresioni pasiv.

Shembull i duhur

"Do të dalim nga shtëpia pas 45 minutave. Nëse nuk i ke bërë të gjitha gjërat gati apo nëse do vonohesh, atëherë mendo si do t'i "justifikohesh" mësuesve."

Me anë të kësaj mënyre prindi i lejon fëmijës të mësojë nga pasojat natyrale që vijnë nga sjellja e fëmijës.

Një shembull negativ..

"Ta kam përsëritur disa herë t'i mbledhësh lodrat dhe ato janë ende aty, të shpërndara në të gjithë shtëpinë. Nuk të vjen keq? A nuk e sheh që unë kam gjithë ditën në këmbë që lodhem. Pse mendon vetëm për vete?"

Ky prind po krijon shumë energji negative. Megjithëse të gjithë ne e kuptojmë problemin e tij, por mënyra e komunikimit me fëmijën nuk është e përshtatshme. Nëse e akuzoni fëmijën në këtë mënyrë, atëherë ai do të mendojë se është "nuk është i mirë".

Ja si duhet të ishte….

"Shoh që lodrat janë gjithandej dhe kjo gjë më mërzit. Është e rëndësishme që shtëpia të jetë e rregullt dhe e përshtatshme për të gjithë ne. Të gjitha lodrat që janë jashtë duhet të "flenë" në garazh sonte dhe mund t'i marrësh nesër prapë."

Ky prind po komunikon haptaz ndjenjat e tij pa e ofenduar fëmijën, duke mos e mërzitur atë, por duke i dhënë një mundësi që mund të luajë me lodrat përsësi nesër. Ky lloj reagimi nuk shkakton asnjlë mungesë motivimi tek fëmija dhe nuk ndikon negativisht tek personaliteti i tij.

Fëmijë që nuk dëgjojnë…..

Të gjithë prindërit ëndërrojnë që të dëgjohen nga fëmijët e tyre dhe të gjithë përpiqen t'i mësojnë ata se si duhet t'i respektojnë të tjerët. Ndoshta fëmijët dështojnë në dëgjimin e këshillave të prindërve, por ata asnjëherë nuk dështojnë në imitimin e prindërve. Pra fëmijët imitojnë prindërit, prandaj çdo prind duhet të jetë model duke u sjellë si duhet dhe duke respektuar të gjithë pjesëtarët në familje, duke i trajtuar ata me dashuri. Kjo do ta ndihmojë fëmijën të rritet me dashuri dhe respekt si dhe i mëson atij të komunikojë si duhet, por edhe si të dëgjojë.

Nëse fëmija nis e flet është mirë që ta dëgjoni plotësisht, përfshi kontaktin e syve, lëvizjen e kokës apo shprehitë në fytyrë si dhe pohime që po kuptoni atë çka dëgjoni. Nëse fëmija juaj kthehet nga shkolla një ditë dhe ju thotë se ka marrë notë të mirë, atëherë patjetër duhet të shprehni entuziazëm dhe ta vlerësoni atë.

Me anë të kësaj sjelljeje ju tregoni entuziazëm, duke e ftuar fëmijën t'ju tregojë detajet. Në këtë mënyrë fëmija nis shpreh ndjenjat dhe mendimet e tij.

Të qenit prind nuk është e lehtë. Komunikimi i duhur me fëmijët tanë kërkon kohë dhe energji. Fëmijët që kanë prindër të respektueshëm, që angazhohen dhe janë mbështetës ndaj fëmijëve të tyre bëhen më të aftë dhe ndihen më mirë me veten, si dhe më e rëndësishmja krijojnë marrëdhënie të mira dhe janë të aftë të dashurojnë kur rriten.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China