PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si t'i stimulojmë pikat magjike të masazhit
2015-01-16 10:27:44 CRI Komenti juaj Printoni

E kush nuk do të preferonte një seancë relaksuese masazhi në ditët e sotme. Për ata që nuk kanë mundësi t'i drejtohen qendrave të masazhit mund ta bëjnë vetë atë. Përpara kësaj, ata duhet të informohen mbi vendndodhjen e disa pikave të rëndësishme të akupunkturës dhe si t'i stimulojnë ato. Ja disa metoda për stimulimin e pikave të akupunkturës dhe metodat e thjeshta të masazhit.

Pikat e akupunkturës janë zona në trup që kanë reagime të veçanta. Kur trupi ynë ka ndonjë problem, në pikat e posaçme të akupunkturës ka reagime të ndryshme, që përshijnë:

1.kur shtypni këto pika, mund të ndjeni dhimbje;

2.kur prekni këto pika, mund të ndjeni ngurtësi;

3.kur stimuloni lehtësisht këto pika, mund të keni hipersensitivitet;

4.mund të kenë ndryshime të nxehtësisë në disa zona të trupit

Këto reagime janë karakteristika të rëndësishme të pikave të akupunkturës. Kur doni të gjeni pikat e akupunkturës mund të shtypni dhe të prekni këto vende, dhe nëse lindin reagime të ndryshme, atje është vendi i pikës së akupunkturës.

E nisim me pikën e akupunkturës "Ashi". Kjo pikë nuk ka një vend të përcaktuar dhe vendndodhja e saj varet nga sëmundjet e ndryshme. Pika e akupunkturës "Ashi" ndodhet në vendin e dhimbjes. Gjatë masazhit, pika e akupunkturës "Ashi" është shumë e rëndësishme. Kjo pikë ndryshon nga të gjitha pikat e tjera të akupunkturës dhe është e përkohshme. Pika e akupunkturës "Ashi" mund të nisë me lindjen e sëmundjes dhe të largohet me përfundimin e sëmundjes.

Pavarësisht se ku ndohet pika "Ashi", ajo do të ndikojë qarkullimin normal të energjisë "Chi" dhe funksionin normal të organeve përkatëse. Prandaj, stimulimi me masazh i kësaj pike nxit qarkullimin e energjisë "Chi" dhe rregullon funksionin e organeve. Për shembull, personat e prekur nga gripi ndjejnë dhimbje koke dhe dhimbje qafe. Pika "Ashi" ndodhet në kokë dhe qafe. Personat që kanë vështirësi të përkulen nga dhimbja e mesit, kanë pikën "Ashi" në mes.

Gjatë masazhit, masazhatori stimulon pikën "Ashi" së bashku me pikat e tjera.

Metoda e stimulimit të pikës "Ashi": Shtypni lehtësisht këtë pikë me një ritëm të shpejtë derisa të skuqet dhe nxehet lëkura, duke larguar dhimbjen në këtë pikë. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, "dhimbja simbolizon bllokimin, qarkullimi i mirë largon dhimbjen". Metodat e masazhit ndaj pikës "Ashi" zhvillohen në bazë të kësaj teorie. Masazhi bëhet për të nxitur qarkullimin e energjisë "Chi", që do të lehtësojë dhe asgjësojë dhimbjet në pikët përkatëse.

Përveç pikës "Ashi", ekzistojnë edhe disa pika të tjera për të lehtësuar depresionin dhe për të përmirësuar nivelin e humorit. Depresioni është fenomeni shumë i zakonshëm i shoqërisë moderne. Që nga format e tij më të thjeshta si shqetësim, dëshpërim e deri në rastet më serioze si mendime për vetëvrasje, pesimizëm i theksuar etj. Në jetën e zakonshme, lehtësimi në kohë i depresionit mund të shmangë përkeqësimin e fenomeneve të tij. Masazhet në disa pika të veçanta të akupunkturës mund të kenë efekte magjike për përmirësimin e humorit.

1. Pika e akupunkturës "Taiyang":

Pika e akupunkturës "Taiyang" renditet në vendin e parë për lehtësimin e depresionit. Stimulimi i kësaj pike luan rolin e freskimit të trurit dhe na sjell qetësi. Para gjumit, stimulimi i lehtë i masazhit në këtë pikë mund të lehtësojë trurin e tendosur dhe të favorizojë shëndetin e nervave gjatë gjumit. Mund të shtypni dhe fërkoni këtë pikë me gishtin e parë ose me gishtin e dytë dhe të tretë. Nuk duhet shtypur fort. Nëse e përcaktoni saktësisht pozicionin e duhur të pikës "Taiyang", çdo shtypje mund të sjellë një relaks.

2. Pika e akupunkturës "Tanzhong".

Pika "Tanzhong" është pikë tjetër magjike për përmirësimin e humorit. Stimulimet e masazhit ndaj pikës "Tanzhong" mund të lehtësojnë shqetësimet dhe luhatjet e mëdha emocionale. Pika "Tanzhong" ndodhet në mes të kafazit të kraharorit. Nëse stimuloni si duhet këtë pikë, lehtësoni vuajtjen.

3. Pika "Taichong" dhe pika "Hangjian"

Masazhi ndaj pikave "Taichong" dhe "Hangjian" lehtëson zemërimin e grumbulluar ose "zjarrin e mëlçisë", meqenëse këto dy pika të akupunkturës lidhen me mëlçinë, e cila përgjigjet për zemërimin. Këto dy pika ndodhen mes gishtit të parë dhe të dytë të këmbës. Pika "Hangjian" ndodhet mes dy gishtave dhe pika "Taichong" ndodhet pas pikës "Hangjian". Mund të fërkoni këto dy vende "Taichong" tek "Hangjian". Masazhi në këto pika mund të sjellë ndjenja të ndryshme. Personat me depresion mund të ndjejnë dhimbje të madhe, po pas dhimbjes vjen lehtësimi i humorit jo të mirë. Bërja e rregullt e masazhit në këto dy pika përmirëson dukshëm humorin tuaj. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China