PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pikat magjike për masazh
2015-01-08 16:52:05 CRI Komenti juaj Printoni

Në stinën e dimrit tek disa njerët mund të shfaqen disa probleme të vogla në organizëm, veçanërisht tek të moshuarit. Mjekët kinezë sugjerojnë disa metoda të thjeshta masazhi për ruajtjen e shëndetit në këtë stinë të vështirë.

1. Pika e akupunkturës "Tanzhong":

Gjatë dimrit, dita është më e shkurtër se nata. Aktivitetet jashtë shtëpisë janë më të pakëta, prandaj shumë njerëz mund të preken nga depresioni sezonal apo nga luhatjet e humorit. Specialistët e mjekësisë tradicionale sugjerojnë më parë pikën e akupunkturës "Tanzhong", që ndodhet në mes të kafazit të kraharorit.

Sipas mjekësisë perëndimore, qarkullimi i gjakut i sistemit kardiovaskular mblidhet në këtë pikë. Si rezultat, personat e prekur nga sëmundjet e zemrës do të ndjejnë dhimbje dhe bllokim pikërisht në këtë zonë. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, kjo pikë e akupunkturës lidhet ngusht me humorin dhe emocionet, meqenëse zemra është organ përgjegjës edhe për ndjenjat tona sipas mjekësisë kineze. Nëse ndiheni me depresion ose të pa lumtur, mund të shtypni këtë vend ose të bëni masazh në këtë pikë të akupunkturës. Në gjuhën kineze, ky veprim bëhet për të lehtësuar shpirtin dhe të zhbllokuar energjinë "chi" në kraharor. Zakonisht, kur dikush është i nevrikosur ose i mërzitur mund të godasë kraharorin për të shprehur zemërim.

Në fakt, këto janë reagime të natyrshme. Veprimi i goditjes së kraharorit vjen nga bllokimi i energjisë "chi" në këtë pjesë. Ky veprim është vënë re edhe tek majmunët. Mjekët kinezë theksojnë rëndësinë e masazhit të lehtë në pikën "Tanzhong", për të lehtësuar tensionin shpirtëror. Sipas mjekëve mund të bëjmë 30-50 goditje të lehta në këtë pikë çdo ditë.

2. Pika e akupunkturës "Yongquan":

Në dimër shumë persona mund të kenë problemin e ftohtësisë së gjymtyrëve dhe kjo vjen për shkak të qarkullimit jo të mirë të gjakut në pjesët e trupit që janë larg nga zemra. Disa njerëz kanë vështirësi për të rënë në gjumë për shkak të këmbëve të ftohta. Masazhet në pikën e akupunkturës "Yongquan" mund të lehtësojnë fenomenin e ftohtësisë së këmbëve në dimër. Pika e akupunkturës "Yongquan" ndodhet në mesin e këmbës.

Sipas teorisë së pikave të akupunkturës, kjo është një pikë origjinale e meridian-it të veshkës, një ndër pikat kyçe të trupit. Masazhet në këtë pikë mund të nxitin qarkullimin e gjakut në këmbë, qëndrueshmërinë emocionale, rregullimin e ritmit të zemrës etj. Kjo pikë e akupunkturës mund të lehtësojë marramendje dhe hipertensionin. Në të njëjtën kohë, stimulimet e kësaj pike mund të aktivizojnë funksionet trupore të lidhura me veshkën, duke rezervuar energjinë "chi" në veshkë dhe duke sjellë ngrohtësi këmbëve. Përveç kësaj, masazhet në këtë pikë mund të forcojnë lidhjet mes zemrës e veshkës dhe të vonojnë procesin e plakjes.

Si bëhet masazh në pikën "Yongquan"

Pasi ulemi në karrige, vendosni këmbin e djathtë mbi kofshën e majtë. Fërkoni dhe shtypni me pëllëmbën e majtë pikën "Yongquan" të këmbës së djathtë, deri në kohën kur këmbët të jenë të ngrohta. Më pas fërkoni dhe shtypni me pëllëmbën e djathtë pikën "Yongquan" të këmbës së majtë. Përpara se të nisni këtë masazh këshillohet të futja e këmbëve në ujë të ngrohtë për 10-20 minuta.

3. Masazh tek gishtat dhe pëllëmbët

Duart ndodhen shumë larg nga zemra, por tek gishtat dhe pëllëmbët e duarve fshihen disa pika magjike për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Prandaj, mjekët kinezë sugjerojnë masazhe të shpeshta tek gishtat dhe pëllëmbë për të forcuar shëndetin.

Sipas teorisë së mjekësisë kineze, masazhi me shtypje stimulon nervat dhe arteriet, përshpejton metabolizmin dhe ndihmon për shumë preocese të tjera në organizëm. Për shembull, masazhi tek gishti i madh frenon rënien e flokëve, dhimbjen e grykëve etj. Masazhet në gishtin tregues mund të lehtësojnë kapsllëkun, mungesën e oreksit etj. Masazhet në gishtin e tretë mund të lehtësojnë lodhjen, tinitusi, marramendjen etj. Masazhet në gishtin e unazës mund të lehtësojnë gripin, urinimin e shpeshtë etj. Masazhet në gishtin e vogël favorizojnë shëndetin e syrit dhe lehtësojnë dhimbjen në supe.

Metoda e masazhit:

1. Fërkoni gishtat dhe ushtroni pak forcë mbi to për 10 sekonda.

2. Vendosni duart mbi gjoks për 10 sekonda, për të nxitur qarkullimin e gjakut.

3. Mbani dorën grusht për 5 sekonda dhe pastaj hapeni duke i ngritur lart.

4. Ndërthurni duart me njëra-tjetrën dhe vendosini mbi gjoks, pastaj të ndërthurura i shtrini njëherë majtas dhe njëherë djathtas.

5. Tërhiqni me forcë çdo gisht, për të ndihmuar qarkullimin e gjakut.

6. Shkundja e duarve për çlodhjen e tyre.

Këshilla para masazhit:

1. Para masazhit duhet të pushoni për disa minuta

2. Pas ngrënies dhe pirjes ose kur ndiheni të këputur nuk duhet të bëni masazh.

3. Personat që kanë krisje të kockave nuk duhet të pranojnë masazh, pasi kjo gjë mund të rëndojë situatën e tyre.

4. Personat me sëmundje të lëkurës dhe sëmundje infektive nuk duhet të pranojnë masazhin në këtë periudhë.

5. Gratë shtatzëna duhet të tregojnë kujdes pasi masazhi mund të mos i bëjmë mirë, sidomos kur masazhin e bëjnë vetë. Për gratë shtatzëna ka masazhe të posaçme që ofrohet nga profesionistët. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China