PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Solstici dimëror, peirudha kur i ftohti nis realisht
2014-12-26 10:48:11 CRI Komenti juaj Printoni

Solstici dimëror më 22 dhjetor është preiudha kur i ftohti nis realisht. Në këtë ditë, nata është më e gjatë se dita. Në kalendarin e lashtë të Kinës, solstici dimëror konsiderohej si dita e parë e Vitit të Ri, një festë tepër e rëndësishme.

Sipas teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, dita i përket energjisë "Yang" dhe nata i përket energjisë "Yin". Prandaj, solstici dimëror është koha e fuqizimit të "Yang"-ut dhe dobësimit të "Yin"-it. Dielli ka ndikimet e mëdha për ndryshimin e temperaturave, por nuk është i vetmi element. Solstici i Dimrit shihet dhe si nisja e "Yang"-ut të qiellit, që është "Yang"-u i parë. Yang-u i tokës dhe yang-u i njeriut vijnë pas një muaji. Ardhja e 3 "yang"-ëve simbolizon fillimin e pranverës.

Në stinën e dimrit duhet të merrni disa masa praktike për shëndetin

1. Qëndrimi në diell sidomos duke ekspozuar shpinën. Në zonën e shpinës apo në kurriz ka shumë pika akupunture. Kur dielli ndriçon në këtë zonë të trupit, forca "Yang" e natyrës depërton tek to. Në dimër rrezet e diellit në zonën e shpinës favorizojnë rritjen e forcës "Yang".

2. Më pak sport gjatë stinës së dimrit, pasi duhet të rezervoni forcën "Yin". Kur forca "Yin" është e bollshme, forca "Yang" rritet gradualisht.

3. Ndryshimi i orarit të pushimit dhe rënia herët në gjumë.

Nëse nuk flini herët në darkë, atëherë duhet të pakësoni punët me intensitet të lartë fizik dhe mendor, për të ruajtur ekuilibrin psikologjik dhe fizik. Duhet të shmangni qëndrimi vonë në darkë. Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, qëndrimi natën vonë dëmton "Yin"-in, gjë që çon në dobësimin e forcës Yang.

Sipas shkrimeve në librin e lashtë "Huangdi Neijing", mërzia dhe lodhja e tepërt frenojnë fuqizimin e forcës "Yang", prandaj duhet të flemë herët.

4. Konsumi i ushqimeve që fuqizojnë Yang-un.

Supa me mish qengji dhe rrepa është një pjatë shumë e përshtatshme, megjithatë personat me nivel të lartë kolesteroli nuk duhet të konsumojnë shumë mish qengji.

Në periudhë rreth solsticit dimëror, klima është e ftohë me stuhi e ndoshta dëborë. Për shkak të uljes së tepërt të temperaturave bie rezistenca e trupit. Shumë sëmundje mund të përkeqësohen në këtë periudhë. Prandaj, mjekët paralajmërojnë që njerëzit që vuajnë nga disa sëmundje duhet të kenë kujdes në këtë fazë.

1. Pacientët me cerozë hepatike duhet t'i kushtojnë vëmendje shëndetin në periudhën e solsticit dimëror. Për të pakësuar këtë rrezik, pacientët me cerozë hepatike duhet të shmangin punë të rënda fizike, luhatjet e forta të humorit dhe zemërimin e tepërt, pasi të gjitha këto dëmtojnë mëlçinë. Nëse këta pacientë vuajnë nga marramendja, rrahje të shpejta të zemrës, djersë të ftohta apo gjymtyrë të ftohtë, duhet të shkojnë tek mjeku.

2. Pacientët që vuajnë nga stomaku duhet t'i kushtojnë vëmendje dietës dhe ruajtjes së ngrohtësisë. Në dimër shtohet oreks më të madh dhe konsumin e tepërt të ushqimeve, duke shkaktuar ngarkesa të larta për stomakun. Personat që vuajnë nga stomaku duhet të konsumojnë ushqime të ngrohta, në sasi të përcaktuar dhe nuk duhet të hanë shumë shpejt. Duhet të pakësojnë konsumin e yndyrës, të shmangin ushqimet e ftohtë dhe pikante, të shmangin duhanin dhe pijet alkoolike.

3. Pacientët me artrit duhet të shmangin sulmet e të ftohtit, të erës dhe të lagështirës. Në disa rajone, dimri është stinë me reshje të larta shiu dhe me erë të fortë. Personat me reumatizëm dhe artrit mund të ndiejnë përsëritjet dhe përkeqësim të sëmundjeve, ku mbizotërojnë bllokimi i gjakut, lëvizje e vështirë dhe dhimbje të madhe. Mund të përzgjedhin ushqime me proteina dhe vitamina të shumta, ose lëngje. Mund të bëni stërvitje të përshtatshme dhe të ngrohni gjymtyrët.

4. Pacientët me sëmundjet cerebrovaskulare duhet të kenë medikamentet në gatishmëri. Klima e ftohtë mund të shkaktojë qarkullim të ulët të gjakut, rritjen e viskozitetit të tij, shtimin e tensionit të gjakut dhe rritjen e ngarkesave të zemrës. Sipas të dhënave statistikore, në dimër incidenca është më e lartë përqindja e vdkejve është më e lartë për personat me sëmundje cerebrovaskulare. Prandaj, pacientët me këto sëmundje duhet të pushojnë më gjatë, të shmangin erën e ftohtë, lodhjen e tepërt dhe luhatjet e mëdha emocionale. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China