PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujdesni me ushqimet gjatë festave
2014-12-26 10:29:09 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë festave të fundvitit kemi tendencë të konsumojmë lloje të ndryshme ushqimesh, duke shtuar dias kilogramë. Dietologët këshillojnë që gjatë kësaj faze të zgjidhni përbërësit që do të gatuani. Mundohuni të reduktoni yndyrën, mos përdorni përbërës me tepër kalori. Gjithashtu duhet të ulni konsumin e kripës dhe të shtoni erëza më të shëndetshme si rigon, piper, kardamon, kurkumë etj.

Mbi të gjitha theksi vihet tek ëmbëlsirat. Duhet të limitoni në maksimum konsumin e tepërt të bakllavasë apo të ëmbëlsirave të tjera me shumë sheqer dhe sherbet. Në vend të gjërave të skuqura gatuani më mirë perime në avull ose në furrë. Evitoni në maksimum patatet e skuqura dhe hamburgerët, ushqime që ju bëjnë të shtoni menjëherë në peshë.

Gjatë ditëve të festave konsumoni më tepër ujë dhe çaj. Sidomos preferohet çaji jeshil me xhenxhefil, ndihmon shumë në reduktimin e dhjamit. Një tjetër këshillë që ofrojnë dietologët është se duhet të keni kujdes me salcat. Për të ruajtur peshën tuaj gjatë festave, shmangni salcat dhe përbërësit e tjerë të ngjashëm me to, pasi kanë shumë kalori. Në tavolinën tuaj, duhet të dominojnë ushqimet e përgatitura në avull ose në zgarë.

Mjekët kinezë paralajmërojnë se personat që vuajnë nga disa sëmundje duhet të kenë kujdes me ushqimin që konsumojnë gjatë festave pasi ato mund të sjellin:

1. Hipertension:

Pas konsumit të pijeve alkoolike, fytyra bëhet e kuqe. Kjo tregon ngritjen e tensionit.

Sipas opinioneve të mjekëve, fytyra e kuqe pas konsumit të pijeve alkoolike konsiderohet si një simptomë e një trupi ë ndjeshëm ndaj alkoolit, meqenëse trupi i tyre nuk mund të asimilojë përbërësin e pijeve alkoolike, duke sjellë zgjerim të enëve të gjakut. Kjo gjë sjell probleme në qarkullimin e gjakut në organet e brendshme dhe do të shkaktojë probleme. Pra personat që skuqen në fytyrë pas konsumit të pijeve alkoolike, kanë rrezik të madh ndaj prekjes së hipertensionit, edhe po të pinë pak alkool.

Personat që vuajnë nga hipertensioni nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike. Nëse ata pinë pak, tensioni do të ulet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rritet më vonë. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike është shumë i rrezikshëm, meqenëse stimulon nervat dhe përshpejton rrahjet e zemrës, duke shkaktuar ngritjen e tensionit dhe luhatjet e tij.

2. Diabeti:

Personat e prekur nga diabeti duhet të kenë veçanërisht kujdes ndaj konsumit të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera që kanë sheqer. Gjatë festave të fundvitit ata duhet të kufizojnë konsumin e baklavasë apo ëmbëlsirave me shërbet, pasi këto ushqime janë të ëmbla dhe shkaktojë lëvizjen e pakontrolluar të sheqerit në gjak. Përveç sheqerit, personat e prekur nga diabeti duhet të kujedesen edhe për nxehtësinë e ushqimeve dhe të kufizojnë konsumin e ushqimeve me shumë kalori.

3. Sëmundjet koronare të zemrës

Gjatë festave, udhëtimet e gjata, ngacmimet emocionale etj., mund të shkaktojnë rritjen e të rrahurave të zemrës. Përveç kësaj, ngopja e tepërt mund të sjellë edhe këtë fenomen, meqenëse do të rritet shumë sasia e oksigjenit të nevojitur për metabolizmin pas një vakti të bollshëm dhe zemra duhet të punojë më shumë për të plotësuar kërkesat e trupit, duke ngarkuar zemrën. Në të njëjtën kohë, gjaku do të rrjedhë në sasi të madhe tek stomaku dhe zorra, duke pakësuar relativisht gjakun e furnizuar në zemër. Personat e prekur nga sëmundjet koronare të zemrës kanë probleme me ngushtimin e enëve të gjakut.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China