PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kujdesi për shëndetin e stomakut në dimër
2014-12-19 17:21:37 CRI Komenti juaj Printoni

Dimri është stina më e ftohtë e vitit dhe mund të sjellë disa pasoja në organizmin tonë. Gjatë kësaj stine sekretimi i lëngjeve të stomakut mund të jetë më i tepërt se në stinët e tjera. Në dimër mundësia për përhapjen e sëmundjeve si ulçerat e stomakut, gastrit, etj është më e lartë. Sipas filozofisë kineze dimri është stina e rezervimit të energjisë dhe të elementëve ushqyes, të cilat duhet të treten dhe të thithen nëpërmjet stomakut. Prandaj, duhet t'i kushtohet një vëmendje e madhe masave për mbrojtjen e shëndetit të stomakut në këtë stinë.

Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, sëmundjet e stomakut evitohen me metoda popullore si psh; mbajtja e një rregjimi të veçantë ushqimor, ushtrimet fizike si dhe mënyra e veshjes.

Më poshtë, ju sjellim disa sugjerimet mbi mbrojtjen e shëndetit të stomakut.

1. Konsumi i më shumë ushqimeve me karakteristika të ngrohta. Në dimër, trupit tonë i nevojitet më shumë energji, e cila mund të merret nëpër tretjes së sheqerit, të yndyrës, të proteinave dhe karbohidrateve. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, stomaku "frikësohet" nga i ftohti dhe preferon më shumë të ngrohtin. Ushqimet si mish qengji, mish viçi, hide, mollë, portokalli, karotat, arrat, fasulet dhe patatet janë të përshtatshme për shëndetin e stomakut në dimër.

2. Konsumi i 3 vakteve në ditë në një kohë dhe sasi të caktuar.

Në dimër, dita është e shkurtër dhe nata e gjatë. Shumë njerëz parapëlqejnë të konsumojnë vetëm dy vakte brenda një dite, duke shtuar sasinë e ushqimeve për çdo vakt. Kjo metodë nuk sugjerohet pasi shkakton çrregullime në lëngjet e stomakut dhe dëmtime në mukozën e tij. 3 vaktet e ditës duhet të konsumohen në sasi dhe orar të caktuar. Mëngjesi duhet të konsumohet rreth orës: 6:30-8:30. Dreka: 11:30-13:30. Darka: 18:00-20:00. Mëngjesi përbën 30% të energjisë ditore, dreka zë 40% dhe darka zë 30%.

3. Konsumi i ngadaltë dhe përtypja e plotë e ushqimeve:

Ngrënia shumë e shpejtë "është fajtore" për shëndoshjen, fryrjen dhe keqtretjen.Femrat që hanë shumë shpejt kanë dyfish shanse më të mëdha për t'u shëndoshur, zbulon studimi i Universitetit të Zelandës së Re. Meshkujt që hanë shpejt kanë 84 përqind rrezik më të madh nga shëndoshja, vërteton studimi i Universiteti Osaka në 1000 meshkuj. Mbas studimit të tyre, shkencëtarët kanë shpjeguar se ngrënia e shpejtë 'anulon' metabolizmin dhe qendrën në tru që njofton për ngopjen, ndërkohë që nervat i dërgojnë trurit sinjale që stomaku po zgjerohet dhe ka nevojë për më shumë ushqim. Ndërkohë, hormoni gremlin që prodhohet në bark dërgon mesazhe ngopjeje për trurin vetëm 20 minuta pasi kemi filluar të hamë.

4. Shëtitje pas vaktit: Në stinën e dimrit, shëtitja mirë është të bëhet në ambjent të mbyllur dhe jo menjëherë pas vaktit, por pas 20-30 minutash. Të moshuarit me hipertension, arteriosklerozë dhe sëmundje kardiovaskulare nuk duhet të bëjnë shëtitje pas vaktit.

5. Veshje pambuku.

Ftohtësia e dimrit mund të ngadalësojë aktivitete të stomakut, të shkaktojë spazma dhe të sjellë sindromin e zorrës së acaruar, duke u shoqëruar me diarre, dhe lodhje. Në dimër, duhet t'u kushtohet vëmendja masave të mbrojtjes së ngrohtësisë së stomakut. Prandaj, veshjet prej pambuku ndihmojnë në këtë rast.

6. Ekuilibri emocional.

Shumë persona ndiejnë dhimbje stomaku kur janë të zemëruar. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale kineze, ndjenja e zemërimit dëmton energjinë "chi" të mëlçisë, e cila mund të sulmojë stomakun, duke shkaktuar dhimbje, të përziera, diarre dhe sëmundje të tjera të sistemit tretës. Për të gjitha këto arsye duhet të kujdeseni për qëndrueshmërinë emocionale dhe relaksin shpirtëror. Në dimër shenjat e depresionit bëhen më të dukshme ose ka luhatje të mëdha humori. Prandaj, këshillohen sport, shoqërimi me miqtë dhe qëndrimi në diell.

7. Ndikimi negativ i ilaçeve: Shumë medikamente mund të shkaktojnë probleme për mukozën e stomakut, duke sjellë ulçerë. Prandaj, duhet t'u kushtohet vëmendja e madhe efekteve negative të ilaçeve. Personat me probleme stomaku nuk duhet të përdorin antibiotik apo medikamente të tjera që shqetësojnë stomakun.

8. Kujdeseni për higjienën e gojë. Helicobakter pylori është shkaku kryesor i sëmundjeve të stomakut. Ky bakter fshihet kryesisht në pllakë bakteriale të dhëmbëve. Kur imuniteti i trupit bie, ky bakter shkakton sëmundje stomaku, prandaj duhet ta ndërroni shpesh furçë dhëmbësh dhe të pastroni dhëmbët pas vaktit.

9. Personat me probleme stomaku duhet të shmangin ose ulin konsumin e duhanit, pijeve alkoolike, kafesë, ushqimeve stimuluese. Këto ushqimet mund të sjellin ndikime të mëdha për stomakun. Ju sugjerojmë një pije të përshtatshme për shëndetin e stomakut: qumështi, i cili formon një shtresë mbrojtëse të stomakut. Pas ngritjes çdo mëngjes, konsumoni një gotë qumësht esëll.

10. Ulja e sasisë së ushqimeve dhe shtimi i vakteve. Personat me tretje të dobët ngopen me konsumin e ushqimeve të pakta dhe ndiejnë mbingarkesën e stomakut pas ngrënies së tepërt, veçanërisht pas ngrënies së tepërt në mbrëmje. Duhet të tregoheni të kujdesshëm. Nuk duhet të konsumoni shumë ushqime në darkë. Më mirë konsumoni shpesh nga pak dhe fruta mes vakteve. 2 orë para gjumit mirë është mos konsumoni ushqime pasi mbingopja ndikon në cilësinë e gjumit. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China