PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Bikram Yoga", sekreti i yjeve?
2014-12-19 11:43:30 CRI Komenti juaj Printoni

Yoga është po aq e shëndetshme për shëndetin e zemrës sa dhe çiklizmi, thonë shkencëtarët e Harvard-it.

Studimi thekson se kjo disiplinë mund t'ju dobësojë dhe mund të ulë tensionin e gjakut.

Shkencëtarët zbuluan se bërja e jogës çliron stresin dhe tensionin.

Çfarë është yoga Bikram?

Kjo lloj yoge është forma më e mirë e yogës për ruajtjen e shëndetit, kthjelltësinë mendore dhe për format e trupit.

Bikram Yoga konsiston në 26 qëndrime ose (asanas) dhe në dy ushtrime me frymëmarrjen. Praktikohet për 90 minuta në një dhomë të nxehtë. Temperatura e lartë e dhomës ndihmon në ngrohjen e muskujve duke rritur fleksibilitetin. Toksinat çlirohen nëpërmjet frymëmarrjes dhe lëkurës nga djersitja. Pas një seance 90 minutëshe do të keni një ndjenjë relaksi shpirtëror, mendor dhe fizik.

Bikram Yoga është mënyra më e mirë për të rënë në peshë. Mund të digjni 600 deri në 1,000 kalori për çdo seancë.

Studimet kanë treguar se yoga Bikram funksionon 100% në të gjithë trupin. Seria e zgjatimeve dhe ushtrimet mikes forcojnë muskujt, kyçet, ligamentet, tendinat, organet, nervat dhe gjendrat.

Të gjitha qëndrimet e kësaj joge fokusohen 100% tek trupi i njeriut, duke ndihmuar në lëvizjen e oksigjenit në organizëm.

Praktikimi i vazhdueshëm i kësaj yoge forcon, shëron dhe ekuilibron trupin e njeriut, ndërkohë që parandalon sëmundjet.

"Brenda jush ekziston një forcë e fshehur. Me joga ju bëheni një, bëheni vetvetja"

Yjet që praktikojnë Bikram Yoga!

Joga Bikram ka qenë një nga sekretet e bukurisë në Hollywood për vite dhe gjithnjë e më shumë yje dhe personazhe të njohur nga fusha të ndryshme kanë folur hapur për këtë disiplinë në intervista të ndryshme. Ja lista e personazheve që pëlqejnë Bikram Yoga:

Jennifer Aniston - Aniston është fanatike e Bikram dhe beson në rezultatet e saj.

Si rezultat i jogës Bikram, "këmbët e mia janë me muskuj". Krahët e mia u forcuan," thotë Aniston. Shumë në fakt besojnë se joga Bikram është popullarizuar pikërisht prej Aniston. Ajo nisi me këtë yoga pas divorcit me Brad Pitt dhe ia atribuon fazën e shërimit jogës Bikram.

George Clooney – Ai është gjithashtu një fanatik i kësaj joge dhe bën 90 minuta sa herë që gjen kohë

Madonna – në të 50-tat e saj dhe ka një trup për t'u admiruar. Madonna ka vite të tëra që ndjek jogën Bikram. "Kam ca kohë që praktikoj këtë joga, është shumë e fuqishme dhe një forcë pozitive në jetën time," tha ajo.

Lady Gaga –nisi ta praktikojë këtë joga përpara se të bëhej e famshme:

David Beckham – Ai gjithashtu është një fanatik i kësaj joge. Vitin e kaluar ylli i futbollit tha në një intervistë se do të zgjasë karrierën e tij profesionale deri në të 40-tat e tij duke praktikuar rregullisht joga Bikram. Beckham mësoi për herë të parë rreth kësaj joge nga legjenda e basketbollit Kareem Abdul-Jabbar, i cili i shpjegoi se si seancat e rregullta të jogës Bikram do t'i shëronin trupin, relaksonin mendjen dhe ta ndihmonin atë "të vazhdonte të luante futboll edhe në vitet në vijim."

Ashton Kutcher – Në një intervistë për revistën "Men's Health", Ashton Kutcher tha se një nga sekretet që fshihen pas fizikut të tij me muskuj është joga Bikram.

Demi Moore – Vitet e fundit edhe Demi Moore është kthyer tek joga Bikram. Mbi 50 vjeç. Demi thotë se kjo joga e ndihmon në detoksifikimin e trupit: "Nis të djersiteni shumë, por menjëherë vini re që askujt nuk i intereson se si dukeni, të gjithë përpiqeni të rezistoni për 90 minuta."

Jenny McCarthy – Ajo e pëlqen shumë jogën Bikram. Ajo pranon se humbi 65 pound pas lindjes së fëmijës duke praktikuar këtë joga 3 herë në javë sigurisht në bashkëpunim me dietën.

Carmen Electra - Carmen Electra është një tjetër ndjekëse e rregullt e kësaj joge. Ajo pranon se 'Bikram yoga' e ka ndihmuar në mirëqënien e përgjithshme dhe në çlirimin e stresit dhe tensionit.

Robbie Williams - "Rob vuan nga ankthi. Një mik i tij i sugjeroi Bikram yoga për ta menaxhuar stresin më mirë. Pas disa seancave Robbie pa një ndryshim të madh dhe e ka përdorur meditimin dhe jogën për të lehtësuar simptomat e stresit sidomos nëpër koncerte.``

Joga i bën mire zemrës. Sëmundjet koronare të zemrës vrasin mbi 70,000 njerëz çdo vit vetëm në Britani. Duhanpirja, kolesteroli i lartë, tensioni i lartë i gjakut, mbipesha dhe mungesa e ushtrimeve janë faktorët kryesorë që çojnë në atak kardiak apo probleme me zemrën.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China