PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Urthi dhe shkaktarët e tij
2014-12-11 16:28:37 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë njerëz kanë oreks më të madh ose i merr uria shumë më shpejt. Megjithëse hanë shumë, ata janë përsëri të dobët. Sipas mjekëve kinezë personat e tillë vuajnë nga "djegiet e stomakut" ose urthi. Arsyet për këtë të shumta, si konsumi i ushqimeve djegëse, pagjumësia, konsumi i pijeve alkoolike etj. Ndër simptomat më të zakonshme janë- shtim oreksi, aromë e keqe e gojës, kapsllëk, fryrje të mishrave tëdhëmbëve etj.

Megjithëse urthi shihet si një gjendje e zakonshme dhe nuk i kushtohet shumë vëmendje djegiet e stomakut mund të kenë pasojë të tjera për organizmin. Për të parandaluar dhe reduktuar urthin, duhet të dimë shkaktarët e tij

Pse kemi urth:

1. Kosumi i tepërt i ushqimeve pikante, të lëngshme dhe me shumë energji:

Djegiet e stomakut mund të vijnë edhe nga konsumi i mishit të qengjit. Në dimër, shumë persona pëlqejnë supë me mish qengji. Specialistët kinezë këshillojnë që kur konsumoni mish qengji, mirë është të konsumoni edhe perime të ndryshme apo fasule për të reduktuar urthin në stomak.

2. Qëndrimi zgjuar deri natën vonë dhe konsumi i pijeve alkoolike:

Përveç konsumit, qëndrimi zgjuar deri natën vonë janë ktheyr në një stil të jetës moderne, por kjo sjell dëme të mëdha për trupin. Pas një nate pa gjume shtohet era e gojës dhe kjo simbolizon djegien e stomakut. Konsumi i pijeve alkoolike shkakton gjithashtu urth. Pijet alkoolike sjellin jo vetëm probleme në mëlçi, por edhe probleme në stomak.

3. Toksinat e trupit

Për shkaqe të jashtme dhe të brendshme shumë materiale të dëmshme akumulohen në trupinë tonë, që mund të jenë adicitet, ndotje ajrore etj. Akumulimi i këtyre materialeve në trup mund të shkaktojë djegie në stomak, por edhe shumë probleme të tjera. Akumulimi i toksinave të tepërta shkakton dobësim të sistemit imunitar. Nëse keni toksina të tepërta në trup atëherë mudn të keni kapsllëk. Akumulimi i toksinave në organizëm ndikon në plakjen e parakohshme të njeriut.

Një tjetër simptomë se vuani nga djegiet në stomak janë edhe aknet. Përveç kësaj, urthi shkakton 5 probleme të tjera.

1. Erë të keqe të gojës shkaktuar si pasojë e sekretimit të tepërt të acideve apo lëngjeve të stomakut.

Djegiet e stomakut nxisin sekretimin e tepërt të acideve të stomakut. Akumulimi i lëngjeve të stomakut në trup mund të shkaktojë nxehtësi të brendshme, që mund të shndërrohet në urth, duke na shkaktuar shije të athët në gojë si dhe frymë me erë jo të mirë.

2. Shtim oreksi

Urthi i tepërt në stomak dëmton energjinë "Yin" dhe shton etjen dhe rritjen e sheqerit në gjak. Për të konsumuar sheqerin e gjakut të trupit, sekretohet shumë insulinë, që shkakto rritjen e dukshme të oreksit.

3. Rënia në peshë, lodhje trupore

Për shkak të urthit në stomak, ushqimet e konsumuara do të treten dhe mund të mos përthithen nga trupi, duke u shoqëruar me mungesën e materialeve ushqyese për trupin. Për të plotësuar nevojat ushqyese të nevojshme për aktivitetet e njeriut, trupi ynë do të shfrytëzojë yndyrë dhe proteinën e rezervuar të trupit për të furnizuar energjinë e nevojshme. Kjo shkakton dobësim, pafuqshmëri dhe lodhje.

4. Aknet në fytyrë

Për shkak të urthit në stomak, zorrët dhe stomakut mund të kenë thatësi, duke shkaktuar problëeme për sistemin e tretjes. Kjo pasqyrohet tek puçrrat e fytyrës dhe shoqërohet me tharje goje etj. Nëse keni probleme me pucççrat në fytyrë ndoshta shkaku qëndron tek zorrët.

5. Kapsllëk

Urthi i stomakut shton energjinë "Yang" në trup, duke shkaktuar probleme tek zorrët. Toksinat e bllokuara në zorrë shfaqen përmes kapsllëkut.

Sugjerime për lehtësimin e simptomave të urthit:

1. Reduktimi apo heqja dorë nga të gjitha ushqimet e ëmbla, pikante të përpunuar dhe gjysëm të përpunuara, të cilat shkaktojnë çekuilibrin e lipideve dhe substancave të sekretuara, që përkeqësojnë aknet në fytyrë.

2. Personat me urth në stomak duhet të largohen nga duhani dhe pijet alkoolike. Ata duhet të pakësojnë konsumin e mishit dhe të shtojnë konsumin e perimeve dhe frutave.

3. Pikat e akupunkturës për eleminimin e urthit. Mes gishtin të dytë dhe të tretë të këmbës ndodhet një pikë akupunkture me emrin "Nei Ting", e cila është pika magjike për të lehtësuar urthin e stomakut.

Shtypja e kësaj pike të akupunkturës mund të asgjësojë këtë problem, të përmirësojë dispepsinë, duke lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve, dhimbjen e kokës etj. Çdo mëngjes dhe mbrëmje, shtypni këtë pikë rreth 100 herë. Përveç kësaj pike, mes gishtit të parë dhe të dytë të këmbës, ekziston një pikë tjetër me emrin "Tai Chong",

që mund të eleminojë problemet me mëlçinë. Për personat që vuajnë nga marrje mendsh, skuqja e fytyrës dhe e veshëve, kanë shije të hidhur në gojë, mund të shtypni këtë pikë të akupunkturës. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China