20141205kremdiet |
Dieta e Kremlinit është një nga rrugët më të mira për rrëzimin e kilogramëve të tepërt, pasi ka disa avantazhe njëherësh. Me këtë dietë do keni mundësi të dobësoheni dhe ta ruani peshën edhe pas dietës. Për më tepër, ky plan ushqimor përmban lloje të ndryshme gatimi, ku do t'ju japë mundësi të zgjidhni atë që keni dëshirë.
Kohëzgjatja e dietës së Kremlinit: nga 2 javë- në 2 muaj
Këtë dietë mund ta quajnë ndryshe si dieta e proteinave me nivel të ulët karbohidratesh.
Rezultati: Humbisni 5kg në 7 ditë, dhe mbi 8 kg pas 2 muajsh
Sa herë duhet mbajtur: jo më shumë se 1 herë në vit
Avantazhe shtesë: Kombinon mrekullisht me ushtrimet. Sasia e proteinave që merrni mbështet muskujt, duke reduktuar masën dhjamore
Kush nuk duhet ta mbajë: Dieta e Kremlinit nuk rekomandohet për ata të cilët vuajnë nga problemet me tretjen, gjithashtu gjatë shtazënisë dhe ushqyerjes së fëmijës me gji nuk duhet ta mbani këtë dietë. Përpara se të nisni këtë dietë duhet të konsultoheni me një mjek.
Si funksionon Dieta e Kremlinit?
Ashtu si edhe për superdietat më të famshme, ekszistojnë shumë mite edhe për dietën e Kremlinit. Disa njerëz besojnë se kjo dietë u krijua për astronautët. Sigurisht që kjo nuk është e vërtetë, megjithatë ky plan ushqimor ka fituar aq famë sa pjesa më e madhe e njerëzve besojnë se me këtë dietë dobësohen liderët dhe vipat e botës!
Në fakt, kjo dietë u krijua nga Yevgeny Chernykh, i cili përgatiti një artikull për një nga revistat më prestigjoze ruse. Pas artikullit shumë njerëz e provuan dhe paten shumë rezultat. Kjo tërhoqi shumë vëmendje në të gjithë botën. Megjithëse nuk janë dhënë detaje për arsyen pse kjo dietë mban këtë emër, por supozohet se emri "Dieta e Kremlinit" u vu për të tërhequr vëmendje
Parimi kryesor i kësaj diete është heqja dorë nga karbohidratet (buka, makaronat etj) dhe shtimi i sasisë së proteinave që konsumoni në ditë. Karbohidratet njihen për rolin e tyre në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që mund të shkaktojë uri dhe mund të detyrojë organizmin të akumulojë dhjam.
Sipas kësaj teorie, mungesa e karbohidrateve pengon krijimin e dhjamit Kjo është arsyeja pse rezultatet e kësaj diete vihen re që javën e parë!
Ushqimet që nuk lejohen gjatë kësaj diete:
• Sheqeri dhe ëmbëlsirat
• Byrekët dhe të gjitha prodhimet e tjera të brumit
• Lëngjet e frutave nga kutitë dhe pijet me gaz
• Frutat si banana, fiq dhe rrush
• Birre dhe çdo alkool tjetër
• Legumet përfshi kikirikët
• Perimet me niseshte: patatet, karotat etj.
• Makaronat
• Qumësht
• Ushqimet gjysëm të përpunuara
• Djathin e përpunuar
• Margarinë
Nëse doni me të vërtetë të humbisni kg me këtë dietë duhet të jeni tepër seriozë dhe ta respektoni atë me rigorozitet.
Menu-ja e Dietës së Kremlinit
E hënë
Mëngjes: djath fshati, 2 vezë të ziera, çaj ose kafe pa sheqer
Dreka: Sallatë perimesh (trangull, domate, lakër) me vaj ulliri, supë me mish, biftek viçi, dhe pije pa sheqer..
Darkë: Lulelakër të zier, gjoks pule të pjekur pa lëkurë, pije pa sheqer
E martë
Mëngjes: vezë me proshutë, kafe ose çaj pa sheqer.
Drekë: Sallatë me kërpudha dhe perime, biftek viçi, supë me perime.
Darka: Sallatë me domate, peshk i zier ose i skuqur, pije pa sheqer.
E mërkurë
Mëngjesi: djathë 2 kremviçe të ziera, pije pa sheqer.
Dreka: Peshk në tavë, sallatë me lakër turshi.
Darka: Mish viçi me brokoli, pije pa sheqer
E enjte
Mëngjesi: Vezë të rrahura me djath, pije p asheqer (kafe, çaj, ujë me limon etj)
Dreka: pulë të skuqur dhe brokoli e speca
Darka: Sallatë jeshile me vaj ulliri, limon dhe fara kungulli sipër, mish viçi dhe pije pa sheqer.
E premte
Mëngjesi: 2 vezë të rrahura me kërpudha dhe domate, pije pa sheqer.
Dreka: Sallatë greke, biftek viçi dhe supë me shparg ose supë me brokoli
Darka: Pulë të pjekur sallatë perimesh dhe një gotë kos.
E shtunë
Mëngjesi: Djath me vezë, pije pa sheqer
Dreka: Qofte, sallatë me perime dhe mish pule me vaj ulliri
Darka: biftek viçi me perime (lulelakër speca, shparg dhe çdo perime tjetër pa niseshte), pije pa sheqer.
E dielë
Mëngjesi: vezë të rrahura me proshutë dhe kërpudha, pije pa sheqer.
Dreka: supë me perime, mish derri, sallatë.
Darka: Kremvice të zier, lulelakër në avull me bizele, mollë
Kini parasysh:
Meqënëse kjo dietë konsiston kryesisht tek proteinat, zgjidheni mishin pa dhjam, për të evituar rritjen enivelit të kolesterolit në gjak.
Për më tepër, meqënëse keni hequr shumë fruta dhe perime nga dieta juaj ditore, këshillohet të konsumoni 1 lugë me fara chia në ditë.
Farat janë një burim i shkëlqyer fibrash, vitaminash dhe sidomos mineralesh.
Niveli i këtyre elementëve varet nga lloji i farave. Nëse i përdorni ato përditë nuk ka nevojë të merrni vitamina apo minerale në formë suplementi!
Farat Çia
Farat çia janë cilësuar si ushqimi i vitit pasi të gjithë flasin për to, duke nisur që nga rrjetet sociale të vipave e deri tek dietat në internet.
Këto fara të zeza janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, fosforit dhe manganit. Po ashtu ato janë të pasura në antioksidantë, përmbajnë vitamina A, B, C dhe E. Gjithashtu janë një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3.
Po pse duhet të konsumojmë çia përditë?
1. Farat çia nuk përmbajnë gluten
2. Janë shumë të pasura në fibra, duke ndihmuar në tretjen e ushqimit dhe në problemet me zorrët.
3. Përmbajnë omega-3, duke u kthyer në një superushqim për trurin dhe zemrën. Çia ka 8 herë më shumë Omega-3 se salmoni!
4. Është e pasur në antioksidantë, ka katër herë më shumë antioksidantë se boronica.
5. Farat çia përmbajnë 5 herë më shumë kalcium se qumështi
6. Ato përmbajnë 7 herë më shumë vitaminë C se portokalli
7. Përmbajnë 3 herë më shumë hekur se spinaqi
8. Përmbajnë dy herë më shumë kalium se banania
9. Ushqim i shkëlqyer për lëkurën, flokët dhe thonjtë
10. Ka një ndikim pozitiv në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Është një superushqim për diabetikët!
Specialistët e ushqimit rekomandojnë konsumin e 15g çia në ditë, (një lugë gjelle). Megjithatë duhet të pini shumë ujë pas ngrënies së çias pasi ato janë shumë të pasura në fibra.
Përdorimi: Farat çia mund t'i përdorni gjithandej, për mëngjes, në smoothie, në supë, në puding etj.
Mund t'ja shtoni çerealëve të mëngjesit dhe sallatave, ose thjesht mund t'i përzieni me ujë derisa të formohet një masë e trashë xheli dhe mund ta konsumoni.
Siç e vutë re, në Dietën e Kremlinit do t'ju marrë malli për ëmbëlsira dhe për të gjithë ju që nuk jetoni dot pa çokollatë apo biskota, do ta keni të vështirë mbajtjen e kësaj diete.
Kjo dietë nuk këshillohet për personat që vuajnë nga sëmundjet kronike të zemrës, problemet me zorrët apo nga veshkat. Për më tepër, kjo dietë nuk duhet mbajtur gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjidhënies..
Shumë persona sot mbajnë dieta drastike dhe provojnë herë pas herë të reja, por shpeshherë pa rezultat. Prandaj këshillohet që përpara se të nisni një dietë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.