PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Këshilla nëse do shkoni për trajtim në llixha
2014-12-05 16:26:59 CRI Komenti juaj Printoni

Uji i Llixhave është një mënyrë natyrale kurative për ruajtjen e shëndetit dhe mjekimin e disa sëmundjeve të veçanta, nga efektet e ujërave termale.

Efekti i ujrave termale nuk është vetëm për sëmundjet e kockave. Banjot me ujë të nxehtë shoqëruar edhe me lyerjen e trupit me baltë, bëjnë një lloj "transplanti" të gjakut. Gjithashtu, konsiderohet një kurë mjaft e mirë për rigjenerimin e lëkurës së trupit e të fytyrës. Trajtimi me baltën minerale të Llixhës ndihmon në zhdukjen e rrudhave dhe i rikthen shkëlqimin lekurës. Ujrat e nxehta dhe me gaz që ndodhen në brendësi u nënshtrohen një sërë proçeseve hidrogjeologjike që arrijnë një temperaturë në 60 gradë në burime. Ujërat përmbajnë dhjetë elementë kimike, që i bëjnë Llixhat mjaft kurative në shumë sëmundje. Uji i ftohtë ruan vetëm erën e squfurit që për shumëkënd, duket se është i padurueshëm.

Llixhat njihen si zona kurative e shumë sëmundjeve, reumatizmale, artroza, sëmundje të sistemit nervor, gjinekologjik, enëve të gjakut, aparatit tretës, etj

Ja disa nga llojet e ujërave termale për ruajtjen e shëndetit dhe kurimin e sëmundjeve.

1.Llixhat e pajisura me squfurit: Këto ujëra janë të pasura me hidrogjen sulfide. Kur bien në kontakt me lëkurën, elementi përbërës i squfurit transferohet në një substancë që pastron dhe zbut lëkurën. Llixhat me squfur vrasin parazitët e lëkurës dhe përmirësojnë sëmundjet dhe problemet e lëkurës. Po ashtu, uji në këto llixha ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, jo vetëm për bukurinë e lëkurës, por edhe për shëndetin kardiovaskular. Uji i llixhave me squfur mund të ndalë kollë. Këto lloj llixhash i gjejmë në Elbasan.

Në këtë qendër çlodhjeje dhe ripërtëritjeje, nën kujdesin e mjekëve specialistë, me eksperiencë dhjetera-vjeçare të shoqëruar nga personeli infermier i kualifikuar, kryhet trajtimi me anë të kurave me ujë termal ose me baltë minerale (baltoterapia).

Trajtimi me ujë termal dhe baltë mund të përdoret nga çdo person i çdo moshe për të pasur një trup të shëndetshëm dhe për të larguar sëmundjet. Ky trajtim rrit prodhimin e hormoneve, qarkullimin e gjakut etj.

2. Uji me acid karbonik: Këto ujëra termale përmbajnë sasi të lartë dioksid karboni. Ky burim është transparent. Banja në këto ujëra mund të ulë tensionin e gjakut dhe të forcojë funksionin e zemrës. Uji i këtij burimi është i pijshëm, mund të ndihmojë tretjen dhe të hapë oreksin.

3. Llixhat me kripëra: 1 litër uji termal përmban mbi 1 litër kripë. Pas banjës në këto ujëra, mund të ndjeni ngrohtësi shumë të dukshme. Kripa në ujë mund të stimulojnë lëkurën për të zgjeruar enët e gjakut, duke rritur qarkullimin e gjakut në lëkurë. Ujërat termale të kripës janë shumë të përshtatshme për reumatizmën dhe gjymtyrët.

Kush nuk duhet të shkojnë në Llixha:

1. Personat që vuajnë nga sëmundjet serioze të zemrës, me rrahje tepër të shpejta të zemrës, janë me fizik të dobët, vuajnë nga tuberkulozi dhe gratë shtatzëna nuk duhet të futen në ujërat e llixhave.

2.Personat me probleme të mëdha në traktin digjestiv, ata që vuajnë nga hipertensioni, edema serioze etj., nuk duhet të bëjnë banjë në llixha.

3. Personat me nefrit kronik, edemë të dukshme, cerozë në mëlçi dhe të përzjera nuk duhet të bëjnë banjë në llixha.

Çfarë duhet të keni parasysh:

1.Trajtimi i trupit me ujëra termale është disi i ndërlikuar. Përzgjedhja e llixhave të ndryshme, kohazgjatja e banjës, temperatura e llixhës duhet të rregullohen sipas problemeve në organizëm. Për këtë duhet prezenca e specialistëve.

2. Gjatë fazës fillestare të llixhave (3-5 ditë), mund të haseni me disa fenomene përkeqësimi të gjendjes shëndetësore. Kjo mund të jetë një reagim nga ujërat e llixhave. Në këtë fazë mund të përjetoni lodhje, pagjumësi, marramendje, dhimbje koke, ethet, të vjella dhe diarre.

Nëse keni disa prej këtyre reagimeve mjekët këshillojnë të konsumoni vitaminë C. Nëse fenomenet nuk reduktohen apo largohen me kalimin e kohës duhet të ndaloni banjat në llixhë, pasi kjo mënyrë trajtimi është e papërshtatshme për ju.

3. Nëse planifikoni një periudhë për shkuarjen në llixhë, mund të pushoni për disa ditë para shkuarjes.

4. Nuk duhet të bëni banjë në llixhë me stomakun bosh. Prandaj, më mirë të konsumoni pak ushqim para banjës, por jo tepër.

5. Të moshuarit dhe personat me problemet kardiovaskulare duhet të bëjnë banjë më parë vetëm në pjesën e poshte të trupit dhe më pas gradualisht në pjesën tjetër, meqenëse zhytja e plotë e trupit në llixhë mund të shkaktojë rritjen e shpejtë të ngarkesave të zemrës dhe të tensionit të gjakut, të cilat janë të rrezikshme për ato persona.

6. Gjatë banjës, nëse keni rrahje të shpejta të zemrës, marramendje etj, duhet të dilni jashtë ujit gradualisht dhe të pushoni pak. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China