PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Organet e trupit që i "tremben" të ftohtit në dimër
2014-11-28 09:24:01 CRI Komenti juaj Printoni

Me ardhjen e dimrit të ftohtë, organet e trupit përballen me sfida të reja. Me uljen e ndjeshme të temperaturës, disa organe të trupit i bëjnë rezistencë të ftohtit, por disa të tjera ndikohen shumë duke u bërë pre e sëmundjeve.

Në stinën e dimrit arteriet mund të zgjerohen dhe tkurren me ndryshimin e temperaturës së ambientit; prostata gjithashtu ndikohet nga i ftohti, ndërkohë veshi është organi më delikat në fytyrë. Për këtë duhet të merrni disa masa.

1.Prostata: Prostata është një organ delikat tek mashkulli, që mund të preket më shpesh nga i ftohti. Gjatë dimrit mosqarkullimi i mirë i gjakut dhe shtimi i presionit të brendshëm tek uretra çojnë në urinimi të shpeshtë, dhimbje gjatë urinimit, dhimbje në bark etj.

Masat e parandalimit: Në dimër, shmangni uljen në vende të ftohta. Për shembull, pas stërvitjes në mëngjes, të moshuarit nuk duhet të ulen në stol të ftohtë për pushim. Në të njëjtën kohë, duhet t'i kushtohet shumë vëmendje ngrohtësisë në zonën e barkut dhe belit, pasi kjo zgjeron arteriet dhe nxit qarkullimin e gjakut. Në jetën e përditshme bëni masazhe të shpeshta tek zona e barkut, për të forcuar shëndetin e prostatës. Këshillohet gjithashtu konsumi i disa ushqimeve që favorizojnë shëndetin e prostatës, si domatja, mollët etj. Përveç kësaj mos frenoni urinimin.

2. Arteriet: Arteria mund të tkurret në temperaturën e ulët. I ftohti mund të shkaktojë ngacmimin e nervave, duke forcuar tkurrjen e zemrës dhe rritjen e presionit në arterie. Megjithatë trupi ynë është një organ shumë i ndërlikuar dhe ka aftësi vetërregulluese. Në verë, me ngritjen e temperaturës arteria zgjerohet dhe presioni i gjakut shtohet për të përshtatur me ndryshimet. Në dimër me temperaturë të ulët, presioni i gjakut ulet. Por me ndryshimin e klimës, lëvizja e presionit të gjakut shtohet, prandaj personat me hipertension duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të bëhen pre e hemorragjive cerebrale. Të moshuarit duhet të tregohen edhe më të kujdesshëm.

Masat e parandalimit: në dimër personat që vuajnë nga hipertensioni duhet të bëjnë ekzaminime të shpeshta dhe ta mbajnë situatën nën kontroll sipas përshkrimit të mjekut. Në dimër personat e ndjeshëm duhet të flenë gjumë më herët, meqenëse qëndrimi deri në orët e vona të natës mund të çrregullojë orën biologjike dhe të nxitë sekretimin e një sasie më të lartë të epinephrinës, që mund të shkaktojë tkurrjen e arteries, lëvizjen e ngadalë të gjakut dhe rritjen e viskozitetit. Këta persona duhet të konsumojnë më shumë ushqime për pastrimin e arteries dhe forcimin e elasticitetit, si murriz, tërshërë, kërpudha të zeza, patëllxhanë, qepë etj.

3. Zemra: Zemra nuk e pëlqen ndryshimin e madh të temperaturës. Zemra është gjeneratori i trupit. Në dimër, zemra punon mirë për t'i siguruar organizmit energjinë e nevojshme. Prandaj, dimri është stinë e vështirë për ata që kanë probleme me zemrën. Për shkak të luahtjeve të mëdha të temperaturës brenda dhomës dhe jashtë dhomës, reagimet e funksioneve fizike janë relativisht të ngadala dhe zemra nis punë të menjëhershme në ambientin e jashtëm të ftohtë për t'i shtuar trupit energji. Kjo sjell mbingarkesë për zemrën në dimër. Bllokimi në arterie, dhimbjet e zemrës dhe infarkt miokard ndodhin më shpesh në këtë stinë.

Masat e parandalimit: Ata që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare duhet t'i kushtojnë vëmendje më të madhe ruajtjes së ngrohtësisë së trupit, veçanërisht për kokën, duart dhe këmbët. Nuk duhet të harrojnë dorezat, kapelen shallin dhe veshjet të tjera kur dalin jashtë. Përveç kësaj, mjekët kinezë sugjerojnë futjen e këmbëve në ujë të ngrohtë për 20 minuta para gjumit.

4. Mushkëria: Ajri i ftohtë i mëngjesit shkakton dëme më të mëdha ndaj mushkërisë. Ajri i ftohtë futet më parë në mushkëri gjatë frymëmarrjes, duke shkaktuar disa sëmundje si kollë etj. Problemet me frymëmarrjen që fshihen në dimër përkeqësohen në pranverën e vitit tjetër.

Masat parandaluese: Sipas mjekësisë kineze, furnizimi i trupit me ujë favorizon shëndetin e mushkërisë.

Masat konkrete: Mundohuni të thithni avullin e ngrohtë të ujit me hundë për 10 minuta. Këtë praktikë bëjeni dy herë në ditë, mëngjes dhe darkë. Të moshuarit nuk duhet të dalin shumë herët në mëngjes gjatë stinës së dimrit.

5. Veshi është një organ shumë i vogël, por ka një sipërfaqe të madhe të lëkurës që është në kontakt me mjedisin e jashtëm, prandaj energjia del jashtë me shpejtësi. Përveç kësaj, lëkura e veshit është shumë e hollë e si rezultat, veshi mund të sëmuret për shkak të ftohtësisë. Kur dalim jashtë, duhet të vishemi me rrobat që mbulojnë veshin. Kur hyjmë në një dhomë të ngrohtë nga jashtë, mund të fërkojmë veshin me dorë, për ta ngrohur shpejt. Këshilohet që gjatë ditës, në mëngjes, mesditë dhe mbrëmje të masazhojmë veshët për 5-10 minuta çdo herë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China