PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Studimi: Kafeja parandalon diabetin
2014-11-21 09:46:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kafeja ndihmon në parandalimin e diabetit: 4 filxhanë kafeje në ditë ulin me 25% riskun, thonë shkencëtarët.

Studimet kanë arritur në përfundimin se kafeja nuk shton riskun e prekjes me kancer apo goditjet në tru.

Studimi ka arritur në përfundimin se konsumi i kafesë në kohën e drekës është koha më e mirë e konsumit të kafesë me qëllim frenimin e diabetit.

Instituti për Studime Shkencore për Kafenë in Zvicër, në raportin në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit theksoi rëndësinë që ka kafeina për shëndetin.

Në një prej studimeve thuhej se 3-4 filxhanë kafeje mund të reduktojnë me 25% rrezikun e prekjes nga diabeti, krahasuar me ato që konsumojnë më pak se 2 filxhanë në ditë.

Raporti theksoi se ekzistojnë shumë benefite si përmirësimi i nivelit të sheqerit, dhe djegia e kalorive.

Gjithashtu, kur zgjedhim kafenë në vend të pijeve me gaz apo lëngje të tjera kemi prirje për më pak kalori.

Në raport thuhej gjithashtu se rreziku nga prekja e diabetit të Tipit 2 u ul me 12 për qind për çdo 2 filxhanë kafeje shtesë.

Një studim tjetër tregoi se rritja e konsumit të kafesë me një filxhan në ditë për një periudhë 4 vjeçare ul me 11% rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2.

Ata të cilët ulën konsumin e kafesë me një filxhan në ditë rrezikoheshin 17 për qind më shumë për diabet.

Studimet kanë treguar gjithashtu se koha e konsumit të kafesë ka rëndësi në metabolizmin e glukozës.

Sipas një studimi me rreth 70 mijë franceze u zbulua se konsumi i kafesë, kryesisht gjatë kohës së drekës, reduktoi rrezikun e prekjes me diabet.

Më shumë se 380 milionë persona vuajnë sot në botë nga diabeti, përfshi mbi 3 milionë në Britaninë e Madhe. Diabeti shihet sot si një nga kërcënimet më të mëdha të njerëzimit.

'Studimet arritën gjithashtu në përfundimin se rritja e konsumit të kafesë nuk shton rrezikun për kancer dhe nuk shkakton sëmundje kardiovaskulare apo hipertension.

Instituti për Studime Shkencore për Kafenë in Zvicër (ISIC) u krijua në vitin 1990 dhe merret me studimet që lidhen me 'kafen dhe shëndetin"

Pak histori....

Kafeja është një ndër pijet më të konsumuara në të gjithë botën si dhe njëra ndër bimët më të tregtuara në botë nga ana e bujqve. Përbëhet prej kokrrave të thara (pjekura) të kafesë, të cilat në të kaluarën janë quajtur groshë kafeje, kokrra këto që dalin nga druri i kafesë.

Kafeja fillimisht është konsumuar në shekullin e IX, e cila ishte e zbuluar në Etiopi. Nga aty është shpërndarë në Egjipt dhe Jemen, ndërsa deri në shekullin e 15 arriti në Iran (Persi), Turqi, dhe Amerikën Veriore, ku më vonë kafeja u shpërnda edhe në Itali, pastaj në të gjithë Evropën dhe Amerikën. Tani kafeja është pija më e popullarizuar në të gjithë botën.

Kokrrat e kafesë janë të kultivuara më së shumti në Amerikën Latine, në Azinë Jug-Perëndimore dhe në Afrikë. Kokrrat e kafesë, pasi piqen, ato mblidhen nga bujqit, procesohen dhe thahen, pastaj i pjekin në shkallë të ndryshme, varësisht se çfarë shije dëshirojnë t'i japin.

Më pastaj, kokrrat e kafesë i bluajnë, po ashtu në shkallë të ndryshme. Për shembull, për expresso, cappuccino, latte, etj., kafeja bluhet më trashë, ndërsa për kafe 'turke', siç është e njohur në Evropën Juglindore, ajo bluhet shumë imët. Pra, nga kokrrat e bluara dhe të ziera, fitohet lëngu i kafesë të cilin e pimë.

Të mirat shëndetësore të kafesë

Antioksiduesit: Kafeja është e mbushur me antioksidues të cilët ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces ky që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje.

Sëmundja e Parkinsonit: Konsumimi i rregullt i kafesë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.

Gurët në Veshkë: Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshkë

Përmirësim të performancës mendore: Kafeina të cilën e përmban kafeja është stimulues i njohur i trurit ku rrit vigjilencën, shton vëmendjen dhe zgjuarsinë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China