PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Karota, një perime që duhet ta konsumoni në dimër
2014-11-17 17:41:16 CRI Komenti juaj Printoni

Karota është një perime shumë e preferuar në listën e dietës sonë. Ajo është shumë ushqyese dhe këshillohet të konsumohet në dimër. Në gjuhën kineze thuhet se "në pranverë hamë të njomat si fausule të njoma, qepë dhe hudhra të njoma etj, në verë provojmë gjethe (pra perimet me gjethe si spinaqi, lakra sallata jeshile etj), në vjeshtë shijojmë frutat dhe në dimër konsumojmë rrënjët si karotat, patatet rrepat panxhari etj."

Kjo është pjesë e teorisë së Mjekësisë Tradicionale Kineze, që thekson konsumin e ushqimeve të stinës, të cilat përshtatet me karakteristikat e çdo stine.

Dimri është stina e rezervës me temperaturë të ulët. Kafshët futen në gjumin dimëror, ndërsa lulet, gjethet dhe frutat kanë rënë nga pema. Në këtë stinë, energjia e perimeve rezervohet tek rrënja nën tokë. Prandaj, rrënjët e perimeve janë më të ushqyeshme në dimër. Ne mund të përfitojmë energji dhe vlera të shkëlqyeshme nëpërmjet konsumimit të rrënjëve. Në këtë artikull, do të fokusohemi tek një perime me rrënjë, karota.

Karota përmban glukozë, niseshte, karoten, kalium, kalcium dhe fosfor. Në 100 gramë karota ka 1.67-12.1 mg karotene, që është 5-7 herë më shumë se domatja. Karoteni transformohet në vitaminë A, ndryshe në vitaminë e syrit. Vitamina A parandalon verbërinë e natës, sëmundjet e frymëmarrjes dhe nxit rritjen e fëmijës. Përveç kësaj, tek karotat gjejmë minerale të pasura si kalcium, fosfor dhe hekur. Sipas studimeve dhe përvojës mjekësore, konsumimi i përditshëm i 2 karotave mund të ulë 10-20% kolesterolin. Konsumimi i përditshëm i 3 karotave mund të ketë efekte magjike për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe tumoreve.

 

Karota përmban saharozë dhe fruktozë, prandaj ajo ka një shije të ëmbël. Në krahasim me perimet e tjera rrënjë, karota ka më shumë proteina.

Në përgjithësi, sa më e thellë të jetë ngjyra e karotës, aq më shumë karotene dhe hekur përmban ajo. Karota e kuqe është më e ushqyeshme se ajo e verdhë.

Karotat përmbajnë gjithashtu vitaminë B1, vitaminë B2,vitaminat C, D, E, K, folate dhe fibra dietike. Dietologët theksojnë se karota është vitamina natyrore. Përveç kësaj, fosfori te karota është një element i domosdoshëm për qelizat e trurit dhe të palcës kurrizore.

Sipas studimeve mjekësore, karota ka 8 efekte të dukshme shëndetësore:

1. Përmirësimi i shikimit: karotenet e pasura në karotë mund të shndërrohen në mëlci në vitaminë A, e cila mund të mbrojë shëndetin e syrit. Sipas të dhënave statistikore, personat që konsumojnë shpesh karota kanë mundësi më të vogla të prekjes nga sëmundjet e syrit.

2. Parandalimi i kancerit: Sipas studimeve përkatëse, konsumi i karotës mund të ulë rreziqet e kancerit të mushkërive, të gjirit dhe të zorrës së trashë.

3. Vonon plakjen: betakaroteni është një antioksidant i fuqishëm që vret radikalet e lira dhe vonon procesin e plakjes.

4. Zvogëlimi i inflamacioneve: karota mund të parandalojë infeksionin. Nëse keni problemet me ënjtje dhe inflamacioneve në lëkurë, zieni karotat të prera dhe më pas vendoseni në lëkurën e prekur nga inflamacioni. Do të kenë efekte të dukshme.

5. Zbukurimi i fytyrës: megjithëse karota ka një çmim shumë të lirë, ajo është ndër ushqimet më të efektshme për zbukurimin e lëkurës. Bëni një maske me karota. Perzieni karota të grira me mjaltin dhe lëreni në fytyrë për 20-30 minuta. Kjo është një metodë e thjeshtë dhe natyrore për të larguar stresin në lëkurën si dhe për hidratimin e saj.

6. Nxit metabolizmin: Vitamina A tek karota mund të ndihmojë në eleminimin e toksinave në mëlçi e pakësimin e yndyrës, dhe fibrat dietike të kësaj perimeje mund të ndihmojnë për pastrimin e mbetjeve në zorrë.

7. Karota e shkëlqyer për dhëmbët: Karota është një perime që mund të zëvendësojë pastën e dhëmbëve, pastron dhëmbësh dhe mbetjet e ushqimeve.

8. Parandalimi i apopleksisë: Sipas studimeve mjekësore, personat që konsumojnë 6 karota një javë kanë përqindje më të ulët të prekjes nga apopleksia në krahasim me ata që konsumojnë vetëm një karotë ose më pak.

Shqërimi i karotës me ushqimet e tjera

Pro....

Karota mund të konsumohet drejtpërdrejt, ose të konsumohet pas zierjes.

Karota e zier mund të konsumohet me vezën, ky lloj kombinimi sipas mjekëve kinezë mund të ulë rrezikun e prekjes nga kanceri vezoreve. Veza përmban proteina, yndyrna, vitamina, hekur etj. Proteina e vezës është shumë cilësore dhe mund të mbrojë shëndetin e mëlçisë.

Kundër....

1. Karotat nuk duhet të shoqërohen me uthull,pasi karotenet tek karota mund të humbasin apo shkatërrohen nga uthulla.

2. Karota nuk duhet të konsumohet së bashku me pijet alkoolike. Dietologët theksojnë se karotenet dhe alkooli mund të krijojnë toksina në mëlçi dhe mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme të mëlçisë. Prandaj, mos pini lëng karote së bashku me pije alkoolike. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China