PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nuk flini natën?- Ja zgjidhja
2014-11-07 09:36:16 CRI Komenti juaj Printoni

Shumë njerëz sot në botë vuajnë nga insomnia, e cila është një çrregullim i gjumit që shoqëroeht me vështirësi për të rënë në gjumë ose për të fjetur për disa orë. Me insomnia ju zgjoheni me ndjenjën se nuk keni fjetur fare, ndjenjë kjo që ndikon negativisht tek organizmi juaj dhe aktivitetet e ditës. Insomnia çon në çrregullimet e humorit, lodhje të vazhdueshme, performance të dobët në punë etj. Për këtë duhet të bëni disa ndryshime në dietën tuaj.

1. Konsumoni ushqime që përmbajnë nivele të larta tryptophan-i, i cili është një aminoacid që ju ndihmon të flini. Ushqimet që kanë tryptophan janë kosi, vezët, djathi, qitro, qumështi, bananet, gjeli i detit, arrat, toni dhe fiqtë. Konsumoni këtë ushqime çdo natë të paktën 1 orë para se të shkoni për të fjetur.

Konsumoni ushqime të lehta dhe karbohidrate komplekse. Karbohidratet ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, që është një substance që sjell gjumin. Po ashtu ushqimet që ju vënë në gjumë janë një gotë qumësht i ngrohtë, një sanduiç me mish pule apo dhe një tas me bollgur.

Dieta që nuk ofron sasinë e duhur të magnezit ju shkakton nervozizëm, që mudn të çojë në zgjimin gjatë natës. Ushqimet që përmbajnë magnez janë akazhut, bajamet etj

Evitoni ngrënien e sasisë së lartë të ushqimeve apo pirjen e shumë lëngjeve përpara se të shkoni për të fjetur. GJithashtu qëndrojini larg duhanit dhe kafes sidomos në mbrëmje.

Bimët që ndihmojnë….

Rrënjët e valerians përmbajnë qetësues që nxisin gjumin. Valeriana është një bimë tepër e përshtatshme për personat që kanë vështirësi për të rënë në gjumë. Kjo bimë nuk krijon varësi dhe ka akoma më shumë efekt kur kombinohet me bimë të tjera qetësuese. Nëse e konsumoni në formë çaji, pini një ose 2 filxhanë të paktën 1 orë para gjumit..

- Kamomili gjithashtu ka efekte qetësuese. Të gjithë e dime që kamomili qetëson mendjen largon nervozizmin dhe na çlodh. Kamomili mund të përdoret nga të gjitha moshat. Pini një gotë çaj kamomili 3 herë në ditë dhe do të keni përmirësim.

Pagjumësia prek gjithnjë e më shumë njerëz sot në botë. Ky është një problem që shqetëson një pjesë të madhe të popullatës. Nëse nuk flemë si duhet ndjejmë lodhje, jemi pa humor, acarohemi shpejt, na dhembin muskujt ose koka etj. Për më tepër një pagjumësi e vazhdueshme mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin. Shumë mjekë besojnë se pagjumësia kronike shkakton stres kardiovaskular, pa përmendur dhe rreziqet që ndodhin gjatë ditës, si psh, aksidentet si pasojë e gjumit në timon.

Mjekësia Perëndimore dhe ajo kineze e trajtojnë në mënyra të ndryshme pagjumësinë. Sipas mjekëve të Perëndimit, pagjumësia është çrregullim i regjimit të gjumit, vështirësi për të rënë dhe qëndruar në gjumë. Nëse nuk ekzistojnë shkaqe të dukshme fizike, si dhimbje etj, kjo zakonisht shihet si një problem emocional si stres, ankth ose depresion. Një personi të cilit ka probleme me pagjumësinë i thuhet "të pushojë më shpesh, të mos konsumojë kafeinë, të bëjë banjë ose të pijë qumësht përpara gjumit." Për pagjumësinë kronike, zakonisht mjekët këshillojnë medikamente gjumi ose anti-depresantë.

Në Mjekësinë Tradicionale Kineze, koncepti parësor është gjetja e rrënjës së problemit. Simptomat si pagjumësia janë degët e sëmundjes. Rrënja e sëmundjes është mosfunksionimi ose zhbalanca e energjisë Chi, gjakut, Yin, Yang, Jing, Shen), ose e organeve kryesore si mushkëritë, zemra, shpretka, mëlcia dhe veshkat. Kur dikush vuan nga pagjumësia, dy organet që janë më shpesh në cekuilibër janë zemra dhe mëlcia

Në librat klasikë të mjekësisë tradicionale kineze shkruhet shumë për pagjumësinë. Gjithashtu ekzistojnë tipe të ndryshëm të pagjumësisë, dhe kjo varet nga origjina e problemit. Ja disa prej tyre.

Pagjumësia si pasojë e ëndërrave: Mankthet zakonisht tregojnë crregullime në meridianin e fshikëzës së tëmthit. Mjekësia kineze është e mendimit se ëndërrat e frikshme që shihen herë pas here zakonisht vijnë për shkak të një zhbalancimi shpretkë/zemër.

Vështirësi për të rënë në gjumë: Zakonisht kjo ka lidhje me probleme në mëlçi. Njerëzit zakonisht qëndrojnë zgjuar në krevat dhe përpiqen për orë të tëra që t'i zërë gjumi.

Zgjimi me lehtësi: Shumë njerëz mund t'i zërë gjumi me lehtësi, por më pas ata zgjohen edhe nga zhurma më e vogël, dhe e kanë të vështirë të flenë përsëri. Ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë, ose dhe mund të mos i zërë më gjumi deri në mëngjes.

Zgjimi në një kohë të caktuar çdo natë: Për shembull, disa njerëz zgjohen regullisht në 4 të mëngjesit. Në teorinë e mjekësisë kineze, energjia e trupit qarkullon nëpërmjet 12 meridanëve kryesore brenda një periudhe 24-orëshe. Çdo meridian ka lidhje me një organ të brendshëm. Nëse një person zgjohet apo ka të njëjtat simptoma në një kohë të caktuar të ditës, ka mundësi të ketë një çrregullim në trup që aktivizohet në atë kohë çdo ditë. Energjia arrin majat në meridianin e mëlçisë në orën 3:00 të mëngjesit. Problemet me mëlçinë mund të vijnë si pasojë e inatit të akumuluar, stresit të tepërt, alkoolit etj.

Simptoma të tjera: Kur një mjek kinez analizon problemet me gjumin tek një pacient, ai përpiqet të shohë nga shumë anë. Për shembull, personat të cilët inatosen me lehtësi dhe kanë zjarr të brendshëm si skuqeje fytyre, urinë me ngjyrë të verdhë të theksuar etj. Personat me probleme në çrregullimin shpretkë/zemër kanë prirje për të harruar me lehtësi, përqëndrim të dobët, ndjehen lodhje dhe gjithnjë janë të shqetësuar për diçka. Personat me disharmoni veshka/zemër ndihen të trullosur, dhimbje mesi etj. Praktikuesit e mjekësisë kineze ekzaminojnë gjithashtu gjuhën e pacientit, masin pulsin etj.

Çdokush prej nesh dëshiron të ketë një gjumë të rehatshëm çdo natë. Askush nuk e do pagjumësinë, ajnë nga ky problem prej vitesh.

Një nga mjekët kinezë shprehet se ka ankesa përditë nga pacientë të ndryshëm:

"Fle vetë pak orë gjatë natës, kam shtatë vjet me këtë problem." "Nuk fle mirë për 15 vjet që nga koha e divorcit." "Kam vite që marr ilaçe gjumi. Kjo gjë më nisi kur kompania falimentoi."

Në Kinë, pagjumësia trajtohet me akupunkturë. Shumë praktikuesë të MTK-së përdorin edhe barna bimore dhe ushqime për trajtim. Praktikuesit thonë se për një trajtim më të efektshëm dhe më të shejtë të pagjumësisë, kombinohen akupunktura me formulat bimore kineze. Megjithatë, jo të gjithë pacientët që vuajnë nga pagjumësia do të trajtohen me të njëjtat barna bimore apo pika të akupunkturës.

Akupunktura është tepër efektive gjithashtu për trajtimin e pagjumësisë. Shumë prej pacientëve të cilët trajtohen për dhimbjet e kokës, dhimbje mesi, ose depresion vënë re që problemet me pagjumësinë përmirësohen. Pothuajse të gjithë pacientët janë shprehur se që nga momenti i trajtimit me akupunkturë kanë patur një gjumë me të vërtëtë cilësor.

Një nga pacientet, shprehet mjeku Wei Liu, kishte shume probleme me shëndetin, përfshi pagjumësinë. Për vite të tëra ajo flinte një deri në dy orë gjatë një nate. Pas trajtimeve me akupunkturë dy herë në javë, pë një muaj si dhe me përdorimin e bimëve mjekësore, gjumi i saj u përmirësua ndjeshëm. Pas trajtimit, ajo mund të flinte 5-6 orë gjatë natës. Ajo tani ndihet shumë mirë, bën një gjumë të mirë dhe dhimbje te saj janë larguar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China