20141031Vit_C_pj2 |
Vitamina C është një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.
Vitamina C është e rëndësishme për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. Ajo përshpejton shërimin dhe ndihmon trupin të përthithë hekurin.
Vitamina C gjëndet në fruta dhe perime. Një burim i mirë janë specat e kuq jo djegës, specat jeshil, qitrot, agrumet, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile. Disa njerëz mund të kenë nevojë për vitaminë C ekstra, p.sh. gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, njerëzit që pijnë duhan, njerëzit që dalin nga një operacion etj.
Foshnjet që ushqehen me qumësht lope të zier pasi qumështi i lopës ka shumë pak vitaminë C dhe nxehtësia mund ta shkatërrojë plotësisht vitaminën C.
Qumështi i lopës nuk rekomandohet për foshnjet nën 1 vit. Qumështi i gjirit dhe qumështi pluhur formula për foshnje kanë sasi të mjaftueshme të vitaminës C.
Njerëzit që kanë mungesë të vitaminës C për një kohë të gjatë mund të kenë probleme me lodhje, inflamacion të mishrave të dhëmbëve, njolla të vogla të kuqe në lëkurë, dhimbje në kyçe, shërim të ngadaltë të plagëve atj. Simptoma të tjera janë depresioni si edhe fryrje ose rrjedhje gjaku të mishit të dhëmbëve, lëvizje ose rënie të dhëmbëve.
Njerëzit që marrin shumë vitaminë C nga frutat dhe perimet rrezikohen më pak nga shumë lloje kanceri, si p.sh. kanceri i mushkërive, i gjirit dhe i zorrës të trashë. Megjithate, marrja e vitaminës C nëpërmjet tabletave, pa antioksidantë të tjerë, nuk i mbron njerëzit nga kanceri. Nuk është ende e qartë në se marrja e vitaminës C me doza të larta, ëhtë e dobishme për të trajtuar kancerin. Efektet e vitaminës C me sa duket varen nga mënyra si përdoren. Marrja e vitaminës C me doza nga goja nuk mund të rrisin nivelet e saj në gjak aq sa mund të rrisi marrja e vitaminës C nëpërmjet dozave intravenoze. Por, ende duhet më shumë studime për të vendosur në se doza të mëdha intravenoze të vitaminës C mund të ndihmojnë në trajtimin e kancerit tek njerëzit.
Vitamina C në formën e suplementeve, tabletave dhe antioksidantë të tjerë mund të ndërveprojnë me kimioterapinë dhe terapinë radioaktive që përdoren për trajtimin e kancerit. Njerëzit që trajtohen për kancer duhet të këshillohen me mjekun përkatës para se të marrin vitaminë C ose antioksidantë të tjerë, veçanërisht kur i marrin ato në doza të larta. Në një studim, vitamina C plus antioksidantë të tjerë (si p.sh. vitamina E, selenium, dhe betakaroten) ulin efektet mbrojtëse të zemrës të dy ilaçeve që merren të kombinuara
Marrja me shumicë e vitaminës C mund të shkaktojë diarre dhe shtrëngime në stomak (ngërç).
Megjithëse vitamina C ka qënë për një kohë të gjatë si kurë për të ftohtin në përgjithësi, studimet kanë treguar se për shumicën e njerëzve, vitamina C e marrë me tableta nuk e ul rrezikun e prekjes nga i ftohti. Megjithatë, njerëzit që marrin vitaminë C rregullisht mund të kenë periudha më të
shkurtra të të ftohtit ose simptoma disi më të lehta kur ata ftohen.
Vitamina C u bën mirë të gjithëve, por mbi të gjitha është e nevojshme për ata, që pinë cigare, apo dhe ata që vuajnë nga anemia, grave që janë shtatzënë po edhe për ata që janë në moshën e tretë. Është e nevojshme që të jetë e pranishme në ushqimet tona gjatë gjithë vitit, por ka një efekt të madh në ndryshimin e stinëve dhe është një mbrojtje e mirë për sistemin imunitar kundër sëmundjeve të stinës.
Ku gjendet Vitamina C
Për fat të mirë, kjo vitaminë mjaft e rëndësishme për trupin e njeriut nuk është e vështirë për t'u gjendur. Kështu Vitamina C gjendet tek; molla dhe sidomos lëkura e saj, tek gjethet e bimëve, tek qumështi, lëngu i portokallit, ananasi, luleshtrydhet. Gjithashtu antioksidantet gjenden me shumicë kryesisht tek bimët jeshile dhe tek frutat. Vitamina C (acidi askorbik) kryesisht është tek: limoni, portokalli, zarzavatet jeshile, domatja, pjepri, kivi, lulelakra, speci (me shumicë tek speci i kuq), mango dhe tek
Përdorimi:
- në parandalimin e infeksioneve virusale, bakteriale dhe kërpudhave
- hepatiti, herpesi, dhe bronkiti,
- në zvogëlimin e kolesterolit në gjak,
- ndihmon shërimin e shpejtë të plagëve
- pengon formimin e qelizave të tumorit-kryesisht në traktin digjestiv dhe pasi është bashkëdyzim antioksidik neutralizon radikalet e lira
- ngadalëson plakjen, formimin e rrudhave në lëkurë dhe plakjen e përgjithshme të organizmit,
- ndihmon largimin e shpejtë të materieve helmuese nga organizmi, ndotjen nga ambienti, ujit dhe nga metalet e rënda,
- ndihmon pastrimin e organizmit nga mjetet dehëse, alkooli dhe nga tymi i duhanit
- vitamina C ndihmon në parandalimin e kataraktit, si dhe përmirëson gjasat për shërimin e tij,
- lehtëson simptomat e astmës dhe të sëmundjeve alergjike,
- zvogëlon mundësinë e ngjitjes së spermatozoideve, pra, në mënyrë indirekte pengon sterilitetin mashkullor,
- ndihmon shërimin e sëmundjes së sheqerit, si edhe ka rol të rëndësishëm në thithjen e hekurit,
Thithja - absorbimi: zhvillohet gjatë orës së parë dhe pas tri katër orësh largohet nga organizmi.