20141031bebedimer |
Në dimër, temperaturat ulen ndjeshëm. Metabolizmi i trupit sa vjen e ngadalësohet dhe me të ulet dhe aftësia e rregullimit të temperaturës trupore. Në këtë stinë të ftohtë mund të prekemi më lehtë nga gripi. Për fëmijët me sistem të dobët imunitar duhet të tregohet një kujdes më i madh gjatë kësaj stine. Shumë nëna të reja i kushtojnë vëmendje më të madhe bebeve të tyre, megjithatë shpeshherë ato mund t'i veshin më shumë sec duhet bebet. Mjekët kinezë thonë se disa nëna të reja bëjnë disa gabime të zakonshme në këtë fazë.
1- Ato e veshin tepër shumë fëmijën dhe e mbulojnë me batanije të trasha
Për shembull, bebet lihen të flenë gjumë me veshje të trasha, ndërkohë mbulohen me batanije të leshta. Madje disa nëna u mbulojnë dhe kokën bebes së tyre për shkak të frikës nga i ftohti. Kjo mund të rrisë tej mase temperaturën e trupit të bebes, ku më pas ato do të djersiten. Nëse ndodh kjo atëherë duhet të merrni masa pasi bebet tuaja priren të ftohen më shumë në këtë mënyrë. Gjatë gjumit mos i mbuloni bebet me batanije apo jorganë të trashë, për shkak se ato do të djersiten tepër gjatë natës dhe kjo mund të çojë në ftohje.
Nga ana tjetër një vëmendje më e lartë duhet t'i kushtohet ngrohtësisë së foshnjave premature.
2. Veshja trashë e fëmijëve me ethe për të nxitur daljen e djersës
Për të rritur që preken me ethe veshja trashë apo mbulimi me jorganë e batanije është një mënyrë për stimulimin e djersës, e cila mund të lehtësojë simptomat e etheve. Por kjo metodë është e prështatshme për të rriturit dhe jo për fëmijët.
Sistemi i mekanizmit të temperaturës trupore tek fëmijët është ende i dobët. Shtimi i rrobave ndoshta nuk sjell djersitjen e menjëhershme, por do të rrisë temperaturën.
Metodat e përshtatshme për uljen e temperaturës trupore përfshijnë zbërthimin e veshjeve, duke përhapur plotësisht nxehtësinë e trupit. Në të njëjtën kohë, ndërrmerren masat për të mbrojtur ngrohtësinë e duarve dhe këmbëve, të cilat mund të jenë më të ftohta për shkak të qarkullimit të pamjaftueshëm të gjakut në gjymtyrë.
Disa nëna mendojnë se larja e bebeve kur ato kanë ethe mund të përkeqësojë situatën e tyre. Por në fakt, bërja banjë e bebeve është metodë shumë efektive për uljen e temperaturës trupore. Përveç kësaj, fshirja e trupit të fëmijë me peshqir të lagur është metoda tjetër shumë efektive fizike për uljen e temperaturës së bebes.
3. Nëna fle e përqafuar me beben
Shumë nëna pëlqejnë të përqafojnë beben gjatë gjumit. Por, kjo nuk është një zakon i mirë pasi kur bebja qan nëna do t'i japë gji. Më pas beben mund ta zërë gjumi duke pirë qumësht dhe nëna duhet të ketë kujdes pasi gjiri i saj mund të bllokojnë hundën dhe gojën e foshnjës, duke penguar frymëmarrjen gjatë gjumit.
4. Hiqen menjëherë rrobat e bebes pasi hyn në dhomën e ngrohtë
Nëse fëmijët bëjnë aktivitete të shpeshta jashtë shtëpisë kur ato kthehen në një ambjent të ngrohtë, prindërit do t'u heqin menjëherë disa rroba nëse shohin që ata janë djersitur. Por kjo është e papërshtatshme për shëndetin e fëmijëve. Poret e fëmijëve janë të hapura plotësisht për nxitjen e djersës. Në këto kushte fëmijët mund të preken shumë shpejt nga i ftohti.
Specialistët e mjekësisë kineze sugjerojnë që fëmijët të kenë 10 minuta pushimi brenda në dhomë pas aktiviteteve në ambient të jashtëm. Më pas prindërit mund të heqin rrobat e fëmijëve, pasi trupi është mësuar me ambientin e dhomës dhe poret e lëkurës janë mbyllur gradualisht me pakësimin e qarkullimit të gjakut.
Përveç 4 gabimeve të mësipërme, specialistët e shëndetit theksojnë se dimri është stina më e ftohtë e vitit ku nata merr më shumë orë nga dita. Prandaj, prindërit duhet të garantojnë orët e mjaftueshme të gjumit për fëmijëve në stinën e dimrit. Kjo është ndër metodat më të rëndësishme për shëndetin e fëmijës, meqenëse ajo përputhet me teorinë yin-yang apo të bashkimit të brendësisë së njeriut me natyrën e jashtme. (Xu Guang)