PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ngjashmëria e ushqimeve me organet
2014-10-24 14:48:38 CRI Komenti juaj Printoni

Disa prej jush mund ta kenë vënë re se ka disa tipe ushqimesh që ngjasojnë shumë me disa pjesë të trupit dhe sipas dietologëve këto ushqime shërojnë këto organe.

Edhe pse të gjitha këto ushqime janë të mira për organizmit në tërësi, ato megjithatë dobinë më të madhe e tregojnë në pjesët me të cilat ngjasojnë më tepër.

Arra për trurin

Forma e arrës na kujton formën e trurit. Arra është e ndarë në dy pjesë, truri gjithashtu është i ndarë në hemisferën e djathtë dhe të majtë. Nuk befason fakti që arra shpesh quhet "ushqimi i trurit".

Niveli i lartë i acideve yndyrore omega 3 zhvillon shumë trurin. Megjithatë omega 3 ka dhe funksione të tjera si parandalimi i depresionit, humbjen e kujtesës, çrregullimin e gjumit dhe aftësinë e dobët të zgjidhjes së problemeve.

Selino për kockat

Kërcelli i gjatë i selinos ngjason me eshtrat dhe sipas studimeve selino është shumë efikas për shëndetin e kockave. Përmban shumë elemente ushqyese, mineraleve dhe vitaminave të cilat përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm dhe veçanërisht shëndetin e eshtrave.

Selino përmban 23 për qind silic i cili luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e eshtrave, nyjave, thonjve të fortë dhe flokëve. Selino është i pasur me kalium i cili është shumë i rëndësishëm për shfrytëzimin e drejt të kalciumit në eshtra, me çka përmirësohet shëndeti i eshtrave dhe parandalohen thyerjet. Niveli i lartë i kalciumit në selino do të absorbohet në mënyrë të duhur me ndihmën e kaliumit, ndërsa kalciumi do të reduktojë rrezikun nga humbja e masës kockore.

Avokado për mitrën

Nëse shikoni avokadon të prerë në gjysmë, sigurisht që do të vini re që me pamje përngjan me mitrën. Avokado është burim i shkëlqyeshëm i acidit folik, ndërsa është vërtetuar që acidi folik redukton rrezikun nga displazia cervikale.

Avokado mund të mbrojë shëndetin e mitrës dhe qafës së mitrës. Një avokado në javë balancon nivelin e estrogjenit në trup dhe redukton peshën e tepërt pas lindjes, por edhe të parandalojë kancerin e qafës së mitrës.

Qitro për gjirin

Ngjashmëria e formës së rrumbullakët të qitros me gjinjtë. Qitro është burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe likopen.

Megjithatë, qitro është i mirë edhe për shëndetin në përgjithësi, për shëndetin kardiovaskular dhe reduktimin e radikaleve të lira të cilat ndikojnë në krijimin e qelizave kancerogjene. Konsumimi i rregullt i qitros redukton rrezikun nga krijimi i kanceri i gjirit.

Domatja për zemër

Prisni një domate në gjysmë dhe do të shihni shumë dhomëza që ngjasojnë me strukturën e zemrës. Likopeni në domate redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës. Fitonutrientët që gjenden në domate e bëjnë këtë ushqim të mirë për zemër dhe sistemin kardiovaskular.

Domatet e freskëta ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe triglicerideve. Përveç kësaj, përbërësit e domates parandalojnë krijimin e mpiksjeve të gjakut të cilat janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës. Nëse domatet e freskëta i përzieni me vaj ulliri, veçoritë shëruese të domateve do të jenë shumë më të mëdha.

Vera e kuqe për gjakun

Vera e kuqe ehtë e pasur me antioksidantë dhe polifenole duke përfshirë edhe resveratrolin i cili ka efekt të mrekullueshëm për shëndetin e gjakut. Vera e kuqe është e shkëlqyer për shëndetin e organizmit në përgjithësi, ndërsa në veçanti për shëndetin e gjakut dhe sistemit kardiovaskular.

Vera e kuqe do ta mbrojë gjakun nga materiet e dëmshme siç janë kolesteroli LDL, i cili shkakton sëmundjet e zemrës. Përbërësit e verës së kuqe do të reduktojnë rrezikun nga zhvillimi i mpiksjeve të gjakut, të cilat janë të lidhura me sulmin në tru dhe sëmundjet e zemrës.

Xhenxhefili për stomakun

Çdokush që ka konsumuar lëng xhenxhefili kur ka patur dhimbje në stomak, me siguri ka vërtetuar veçoritë tij shëruese. Rrënja e xhenxhefilit me pamjen e vet të kujton formën e stomakut, por kjo bime kineze ka dhe shumë përparësi të tjera për shëndetin.

Xhenxhefili ka veçori antioksidante, largon ngërçet, ndihmon tek të përzierat, të vjellat dhe çrregullimet tjera tretëse. Po ashtu është dëshmuar që xhenxhefili ngadalëson zhvillimin e qelizave të kancerit të sistemit tretës.

Patatja e ëmbël për pankreasin

Forma e patates së ëmbël në të vërtetë të kujton pankreasin. Pankreasi prodhon enzimat që ndihmojnë te tretja e proteinave dhe yndyrave. Prodhon insulinë e cila ndihmon tek rregullimi i sheqerit në gjak, burimi kryesor i energjisë së organizmit në tërësi.

Betakarotenet gjenden në patate në sasi të mëdha, përmirësojnë shëndetin e pankreasit dhe mbrojnë nga dëmtimet qe mund të krijohen nën ndikimin e plakjes.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China