PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të rinohesh me akupunkturën kozmetike
2014-10-24 14:29:50 CRI Komenti juaj Printoni

Disa muaj më parë, Kim Kardashian postoi në instagramin e saj një foto ku në fytyrën e saj kishe gjilpëra akupunkture.

Ndoshta më parë Kim është "takuar" me gjilpërat e botoksit, por në këtë foto ajo shfaqet me gjilpërat e akupunkturës. Po cilat janë përfitimet që sjell akupunktura për fytyrën?

Martha Lucas, PhD, akupunkturiste nga Colorado shprehet se pas 10 seancash trajtimi (dy herë në javë për 5 javë), lëkura bëhet më e pastër, vijat e rrudhave më pak të dukshme. Ajo thotë se trajtimet mund të zhdukin rrudhat e lehta.

"Akupunktura kozmetike është një zgjidhje e përkryer për ato gra që nuk duan efekte anësore si pasojë e trajtimeve të tjera të fytyrës, lifting, botox apo operacione plastike," thotë Lucas.

Kjo procedurë funksionon edhe për meshkujt, shton Lucas, megjithëse jo shumë prej tyre e kërkojnë atë.

Akupunktura është pjesë e rëndësishme e MTK-së për rregullimin e energjisë "chi" apo bioenergjisë. Kur gjilpërat -- rreth 30 apo 40 aplikohen në trup dhe fytyrë, stimohet prodhimi i kolagjenit dhe elastinës, thotë Lucas, dhe lëkur apërmirësohet ndjeshëm.

"Mjekësia kineze është mjekësia e vërtetë kundër plakjes," thotë Lucas. "Ju ndihmon që trupi juaj të krijojë një pamje më të re."

Lucas e praktikon këtë teknikë për më shumë se 4 vjet, dhe vitin e kaluar ajo nisi trajnimin së bashku me akupunkturistët e tjerë për akupunkturë kozmetike në SHBA dhe Kanada. Ajo thekson se me shtimin e reklamave për akupunkturën kozmetike, gjithnjë e më shumë femra vijnë në klinikë.

Të lëvizësh energjinë në trup, me gjilpëra jo vetëm në fytyrë por edhe në këmbë, duar dhe veshë stimulon prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Aubrey-Miller rekomandon një kurs trajtimi 12 deri në 16 javë. "Është diçka shumë e vlefshme që mund të bësh për veten," thotë ajo, duke shtuar se për shumë nga klientët e saj ardhja në klinikë është një lloj pushimi dhe qetësie për ta. Zakonisht pas nguljes së gjilpërave ata i zë gjumi për 30 minuta."

Akupunktura kozmetike nuk ofron gjithçka thotë Aubrey-Miller. "Ju nuk mund të rregulloni një mënyrë jetese të pashëndetshme nëpërmjet gjilpërave."

Pyetje dhe përgjigje

1. Çfarë është akupunktura kozmetike?

-Akupunktura kozmetike është një trajtim jo kirurgjikal, e cila redukton shenjat e procesit të plakjes. Kjo mënyrë trajtimi bazohet në parimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Synimi i kësaj forme holistike është heqja e pengesave tek meridianët (kanalet imagjinare të energjisë dhe gjakut), për të rregulluar qarkullimin normal të energjisë "chi" apo bioenergjisë. Akupunktura kozmetike nuk shkakton dhimbje.

2. Çfarë arrini me akupunkturën kozmetike?

- Vijat e holla të rrudhave mund të eleminohen plotësisht si dhe të thellat reduktohen.

- Reduktohet fryrja e qeskave poshtë syve

- Lëkura shkëlqen si pasojë e përmirësimit të qarkullimit të gjakut dhe limfës

- Rritet prodhimi i kolagjenit

- Tonifikohen muskujt

- Zvogëlohen poret

- Pastrohet fytyra nga aknet dhe problemet e tjera

- Rregullohet cikli hormonal

- Reduktohet stresi në fytyrë

Trupi dhe shpirti në harmoni perfekte

Kur pikat e energjisë në organizëm çrregullohen si pasojë e motit, jetës sendetare apo dietës së çekuilibruar, pasqyrohet në zonën refleksive në fytyrë dhe trup, duke shkaktuar probleme kozmetike dhe me pamjen.

Metodë pa dhimbje

Akupunktura kozmetike është një trajtim holistik pa dhimbje (ose shumë pak), që përfshin terapinë e ushqimit të lëkurës, reduktimin e rrudhave,

detoksifikimin, tonifikimin, reduktimin e simptomave të stresit, duke bërë që lëkura të duket e pastër me shkëlqim dhe më e re.

Ky lloj trajtimi e sheh problemin nga rrënja pasi trajtin shkakun.

3. Po tjetër, çfarë problemesh trajtohen me akupunkturën kozmetike?

Ka patur shumë raste kur akupunktura kozmetike ka trajtuar problemet e mëposhtme.

- Lëkurën e thatë, aknet, shenjat, psoriasis, neurodermatitis, vitilgo, ekzemën, alopecinë (humbja e flokëve) etj.

Bukuria konsiston në një jetë të ekuilibruar trup-mendje-shpirt.

Kultivoni bukurinë e brendshme përmes rrëzëllitjes, sharmit, shëndetit të mirë, lumturisë dhe energjisë pozitive.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China