PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Si të përballemi me ankthin?
2014-10-17 15:07:45 CRI Komenti juaj Printoni

Në ditët e sotme ku konkurrenca është tepër e lartë dhe jeta me ritëm të shpejtë shumë persona përballen me shqetësime emocionale. Po cilat janë shqetësimet emocionale më të zakonshme dhe çfarë është çrregullimi i ankthit.

Shumë njerëz ndihen në ankth ose nervozë kur përballen me ndonjë problem në punë apo shtëpi ose kur bëjnë parashikime pesimiste për të ardhmen. Këto shqetësime janë një gjendje normale emocionale dhe nuk shihen si sëmundje psikike.

Nëse shqetësimet emocionale vazhdojnë për një kohë të gjatë atëherë mund të shkaktojnë çrregullime ankthi, të cilat shkaktojnë një ankth që ndikon në jetën e përditshme. Personat e prekur nga çrregullimet e ankthit kanë shqetësime pa paarsye në çdo kohë. Shkaktari i saktë i çrregullimeve të ankthit është i panjohur.

Simptomat e çrregullimit të ankthit:

•Ndjenjë paniku, frike dhe shqetësim

•Mendime të pakontrolluara obsesive

•Mendime të përsëritura të ndonjë përjetimi traumatik

•Ëndrra të këqija

•Sjelljet ritualiste, p.sh. larja e përsëritur e duarve

•Probleme me fjetje

•Duar dhe/ose këmbë të ftohta dhe të djersitura

•Frymëzënie

•Palpitacione(rrahje të çrregullta të zemrës)

•Pamundësi për të qëndruar i/qetë

•Tharje goje

•Mpirje apo ndjesi shpimi gjilpërash në duar apo këmbë

Ankthi është një fenomen që shkaktohet nga mendimet e pa njohura të frikës. Sipas Frojdit origjina e ankthit derivon nga akti i lindjes, e cila është trauma e parë që regjistrohet në nëndërgjegjie, të cilën ne nuk mundim të bënim dot asgjë për ta ndaluar.

Pra predispozimi ndaj ankthit është e lindur, por edhe i nevojshëm sepse pa atë nuk do kemi një perceptim të shëndetshëm të rrezikut, ndaj gadishmëria e duhur e reflekseve në disa raste mund të na shpëtojë frikën.

Pra ankthi është një mekanizëm mbrojtës i aktivizuar nga sistemi nervor simpatik, për të na përgatitur në një situatë lufte ose të arratisje, rrisin fluksin e adrenalinës, presionin e gjakut dhe rrjedhimisht sasin e oksigjenit: e gjithë kjo për të na dhënë energjinë e nevojshme për të përballuar situatën.

Me largimin e kësaj situate, trupi kthehet në një gjendje homeostaze duke ulur pulsin kardiak e duke iu kthyer funksioneve normale.

E gjithë kjo në një skenar ideal, por kush ka ankth të vazhdueshëm apo një i pikëlluar kronik, e mban trupin në një gjendje konstante tensioni edhe pse nuk është prania e një rreziku.

Një gjendje e tillë sëmurë trupin, sepse është i detyruar të suportojë stresin e rrezikut ( I imagjinuar) duke prodhuar radikale të lira.

Një rrezik imagjinar është krijuar nga mendimet e fshehta të njohura ose jo, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse të përsëriten e të fiksohen në mendjen tonë: është e dukshme rëndësia e gjetjes së këtyre mendimeve dhe kundërveprimi ndaj tyre.

Hapi i parë është vetëdija: të kërkosh të kuptosh përse-në e kësaj gjendjeje të vazhdueshme ankthi. Ankthi derivon nga shqetësimi drejt diçkaje. Do jenë mendimet negative që do vazhdojnë të irritojnë mendjen: humbja e punës, një zënkë me partnerin, një problem për tu zgjidhur..etj mund të jenë shkaqet.

Shqetësimi jonë është i rrënjosur, real, ose i ekzagjeruar?

Sigursht, të humbësh punën është një shqetësim real, ndaj gjendja e frikës është e justifikuar, me kusht që kjo nuk të çon në apati ose depresion.

Por, jo rrallë tentojmë të vlerësojmë në mënyrë joproporcionale një situatë të caktuar, duke u shqetësuar më shumë seç duhet e rrjedhimisht mendimi negative vinë gjithnjë në rritje.

Pasi t"i keni gjetur, vetë ose me ndihmën e një psikoterapeutisti, këto mendime negative e keni vlerësuar efektivitetin e pabazuar, duhet t'i heqim qafe, t'i injorojmë e të përqëndrohemi mbi mendimet positive: ndryshimi nuk është i menjëhershëm, por nëse vazhdojmë të përqëndrohemi mbi mendimet pozitive, ato do zvendësojnë ato negative.

Shumë persona kanë zhvilluar zakonin e të menduarit negativisht, e sapo ndodh diçka jo e këndshme ( ose subjektivisht jo e kënaqshme) përshkrohen nga një sërë mendimesh negative të cilat kanë pasoja të rënda, që errësojnë dritën e arsyes dhe pengojnë gjetjen e një zgjidhjeje konstruktive të problemit.

Pra, detyra jonë është ta ndryshojmë zakonin e të menduarit negativisht, e të jesh i vetëdijshëm kur fillon të aktivizohet kjo spirale e fshehtë, për të mos u përfshirë nga ajo, nga ankthi, e të kesh dritën e nevojshme për të përdorur forcën e arsyes dhe objektivitetit.

Specialistët janë të mendimit se shqetësimet vijnë nga marrëdhëniet e ndërlikuara shoqërore dhe lidhen ngushtë me eksperiencat e fëmijërisë. Për shembull,

1) ankthi i ndarjes së fëmijëve nga prindërit.

2)ankthi i shkaktuar nga aksidenti i papritur, mjedisi i panjohur apo një film horror.

3)ankthi nga e sfidat e të ardhmes.

Kur simptomat e ankthit vazhdojnë për një kohë të gjatë atëherë duhet të kërkoni ndihmë profesionale. Nëse niveli i shqetësimeve nuk është shumë i lartë, atëherë mund të ndërmerrni disa masa të thjeshta për të lehtësuar problemet.

1.Duhet të përpiqemi të ndryshojmë mendimet negative për jetën dhe të mos kemi frikë përpara sfidave. Duhet të kuptojmë që presioni ka vetëm rol negativ. Një tjetër faktor që ndikon tek problemet psikologjike është pritshmëria e lartë ndaj vetes apo ndaj të të tjerëve.

2.Duhet të përpiqemi që mos të veproni ndaj impulseve emocionale. Duhet të analizoni pak përpara se të ndërmerrni hapin e ardhshëm.

3. Duhet të qëndrojmë larg personave që na infektojnë me emocioneve negative. Në fakt, emocionet mund të transferohen tek njëri-tjetri në një grup njerëzish. Prandaj, duhet të qëndrojmë më shumë nën shoqërinë e atyre që janë tipa pozitivë, të qeshur dhe që nuk ankohen për problemet në jetën e tyre. Ndjenjat pozitive që ata na përcjellin na forcojnë, na bëjnë më të lumtur, duke asgjësuar nga ana tjetër emocionet negative.

4. Dëgjoni më shumë muzikë për të shëruar shpirtin tuaj. Kur keni momente që nuk ndiheni mirë dëgjoni një muzikë që ju qetëson shpirtin. Apo mund të shihni dhe një film. Gjtihashtu, vallëzimi, piktura, sportet dhe artet e tjera na plotësojnë shpirtërisht. Merruni më shumë me këto aktivitete.

5. Përkrahja nga miq dhe të afërm.

Familja është "foleja" më e sigurt dhe më e rëndësishme për të gjithë. Biseda me familjarët dhe trajtimi i problemeve së bashku janë mënyra shumë efektive për çlirimin nga ndjenja e ankthit.

Nëp fund theksojmë se nëse shqetësimet emocionale zhvillohen deri në çrregullime ankthi, duhet të kërkojmë ndihmë profesionale tek psikologu. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China