PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ecja, stërvitja më e mirë për shëndetin
2014-10-08 09:09:46 CRI Komenti juaj Printoni

Një fjali e urtë kineze thotë se "qindra stërvitje nuk krahasohen me një shëtitje"/ Shëtitja është metoda më e thjeshtë praktike për shëndetin. Po cilat janë avantazhet e saj.

1.Shëtitja favorizon shëndetin e mesit, të veshkës dhe forcojnë muskujt dhe kockat. Një fjalë e urtë thotë se "plakja e trupit fillon nga vështirësia e lëvizjes së këmbëve". Avantazhi i parë i shëtitjes është forcimi i stërvitjes së këmbëve dhe belit, duke favorizuar përkulshmërinë e gjymtyrëve të poshtme. Sipas mjekësisë kineze, mesi është "dhoma e veshkës". Veshka përgjigjet gjithashtu për shëndetin e kockave. Prandaj, shëtitja mund të parandalojë osteoporozën.

 

2.Stërvitja e zemrës. Shëtitjet mund të forcojnë funksionin kardiovaskular, duke nxitur qarkullimin e gjakut, parandaluar sëmundjet e zemrës dhe ulur tensionin e gjakut. Sipas mjekësisë kineze, një zemër e fortë dhe e shëndetshme, qarkullimi i lirë i gjakut dhe i energjisë "chi" mund të sjellin funksionimin e shëndetshëm të të gjitha organeve të brendshme.

3. Nxitja e tretjes. Ecja në këmbë mund të nxitë lëvizjen e ngadalshme të zorrëve. Këmbëngulja e shëtitjes së përditshme mund të ndihmojë efektivisht për daljen jashtë. Sistemi tretës është garancia e thithjes së materialeve ushqyese. Funksionet e shëndetshme të sistemit tretës mund të na sjellin jetëgjatësinë.

4. Ulja e peshës dhe e sheqerit në gjak. Në kohët e sotme, është rritur ndjeshëm numri i personave me diabet, i cili vjen nga stili i jetës si dieta, aktivitet e pakta sportive etj. Shëtitja e shpeshtë është një mënyrë praktike dhe pa kosto për rregullimin e peshës dhe sheqerit në gjak.

5.Çlirimi i tensionit dhe lodhjes shpirtërore. Shumë persona ankohen gjithë ditën për presionin e madh dhe mungesën e kohës së stërvitjes. Në fakt, shëtitja është një mënyrë e thjeshtë për çlirimin e tensionit të brendshëm.

6.Forcon imunitetin. Një shëtitje e vazhdueshme mund të forcojë imunitetin dhe të garantojë jetëgjatësinë.

Kemi folur për shumë avantazhe te shëtitjes, por duhet t'u kushtojmë vëmendje metodave të shëndetshme për shëtitjen e duhur. Shëtitja është e përshtatshme për të gjithë personat në mosha të ndryshme. Megjithatë duhet të keni parasysh disa këshilla:

Së pari, duhet të kontrollojmë distancën e ecjes me këmbë.

Mund të ecni me ritëm të shpejt ose të ngadaltë. Por, duhet të kontrolloni distancën e ecjes sipas shpejtësive të ndryshme. Ritmi më i shpejt i ecjes mund të arrijë në 5 kilometra/orë, si vrapi i lehtë. Ky ritëm i ecjes u përshtatet të rinjve. Për të moshuarit, ritmi i ecjes mund të ruhet nën 1.5-1.8 km/orë, pra 25-30 m/min. Stërvitja e ecjes duhet të zhvillohet sipas fuqisë fizike personale dhe të shtohet në mënyrë graduale. Për shembull, nëse jeni në gjendje të mirë fizike, mund të shëtisni për një distancë pak më të gjatë se zakonisht, ose mund të ecni me një ritëm pak më të shpejtë. Nëse nuk keni fuqi të mjaftueshme fizike, mund të ulni distancën e shëtitjes dhe shpejtësinë e ecjes.

Së dyti, duhet t'u kushtojmë vëmendje lëvizjeve të drejta të trupit. Duhet të mbajmë kokën drejt dhe gjoksin, të fusim barkun brenda, të çlirojmë supet dhe lëvizim duart në të njëjtën ritëm me këmbët. Hapi i ecjes mund të rregullohet sipas kërkesës personale. Persona i gjatë, i ri dhe me gjendje të mirë fizike, mund të ecë me hap të madh.

Së treti, pas ecjes me këmbë mund të bëni ushtrime për të stërvitur pjesë të tjera të trupit. Shëtitja është një stërvitje që fokusohet kryesisht tek gjymtyrët e poshtme. Pas gjysmës së distancës, trupi ynë nis të nxehet. Në këtë moment, mund të bëni pak stërvitje.

Së katërti, shëtitjet duhet të zhvillohen në mjediset e përshtatshme. Pyjet dhe parqet janë zonat më të preferuara për shëtitje. Të moshuarit duhet të ecin në rruga të sheshtë dhe me cilësi të mirë, të shmangin ecjen në rruga me shkallë, për të ulur dëmtimet e kyçit të këmbës.

Së pesti, kujdesemi për kohën e përshtatshme të shëtitjes. Duhet të zhvillohet shëtitja pas daljes së diellit. Në atë kohë, mund të gëzojmë ajër më të freskët dhe të pastër. Pas vakteve, duhet të pushojmë për të paktën 20 minuta, para nisjes së shëtitjes. Kjo është për të shmangur rrjedhjen e gjakut të tepërt në gjymtyrë, duke ndikuar tretjen dhe absorbimin e ushqimeve. Personat që vuajnë nga problemet kardiovaskulare dhe stomaku, duhet të pushojnë për një kohë pak më të gjatë.

Së gjashti, duhet të vishni këpucë cilësore për ecje. Këpuca e përshtatshme e shëtitjes duhet të ketë shollë të butë dhe të veti anti-rrëshqitëse për rrugët e vështira.

Gjatë shëtitjes, duhet t'u kushtojmë vëmendje disa veprimeve të papërshtatshme.

1. Mos flisni gjatë ecjes në këmbë. Sipas mjekëve kinezë e folura gjatë ecjes harxhon energjinë "chi". Ecja në këmbë forcon këto energji. Nëse bëni shëtitje, dhe flisni tepër nuk do të rezervoni energji "chi".

2. Duhet t'i harroni streset dhe meraqet e ditës kur dilni për të ecur. Duhet të fokusoheni vetëm tek ecja, duke harruar problemet. Tani është koha për çlodhje, duhet të harrojmë gjërat e tjera.

3. Duhet të shmangni konsumin e ushqimeve gjatë ecjes, pasi ky veprim dëmton stomakun dhe sistemin tretës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China