PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zink kundër rënies së flokëve
2014-10-07 09:36:34 CRI Komenti juaj Printoni

Cili është roli i zinkut?

Zinku kryen shumë funksione në organizëm. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave, si dhe në sintezën e proteinave dhe kolagjenit. Zinku ndihmon në rritjen dhe riparimin e indeve. Ai rregullon gjithashtu hormonet në trup. Zinku nuk është i përqendruar shumë tek flokët, megjithatë ai ka ndikim të madh në shtimin dhe cilësinë e tyre.

Mungesa e Zinkut

Ku trupi haset me mungesë zinku, e merr atë nga flokët dhe e drejton drejt organeve të rëndësishme. Kjo gjë mund të shkaktojë ngadalësim të rritjes së flokut, ose frenim të rritjes. Shumë amerikanë sot nuk marrin sasinë e duhur të zinkut nëpërmjet dietës së tyre ushqimore, kryesisht ata që konsumojnë alkool, të moshuarit dhe anoreksikët, po ashtu ata që kanë probleme gastrointenstinale, duke përfshirë sëmundjen celiake (Sëmundja celiake është një gjendje që prek zorrën e vogël, e shkakuar nga një ndjeshmëri, të një proteine dietike të njohur si gluten. Ndjeshmëria ndaj glutenit shkakton inflamacion dhe dëme në zorrën e hollë, dhe ndonjëherë dëmtimi është aq i rëndë saqë zorra nuk është në gjendje për të absorbuar ushqyesit thelbësorë, duke e çuar kështu në kequshqyerje)

Teprica e Zinkut

Nga ana tjetër, një sasi e lartë e zinkut ndikon gjithashtu tek flokët. Zinku mund të përshpejtojë rritjen e flokut, por teprica e tij ul gjithashtu ose frenon rritjen e flokut. Një tepricë zinku në organizëm çon gjithashtu në mungesën e mineraleve të tjera, përfshi bakrin dhe hekurin. Mungesa e e mineraleve të tjera ka ndikim gjithashtu tek flokët.

Burimet e zinkut

Duke bërë disa ndryshime të vogla në dietën tuaj të përditshme mund të merrni sasinë e kërkuar ditore për zink, duke promovuar rritjen e shëndetshme të flokut. Sasia ditore e rekomanduar për zink është 8-11 miligramë. Fatmirësisht, një numër i lartë ushqimesh që konsumojmë sot kanë përmbajtje zinku. Këtë mineral e gjejmë tek mishi i viçit, qengjit, mëlcitë, gocat e detit, kikirikët, farat e kungullit, çokollata e zezë dhe kakao. Vezët, qumështi dhe bollguri përmbajnë sasi të moderuar të këtij minerali.

Nivelet e ulëta të zinkut në organizëm japin ndikim në sistemin imunitar, duke shtuar mundësinë e prekjes nga infeksionet. Simptoma të tjera të mungesës së zinkut janë mungesa e oreksit, diarre, rënia në peshë, ngadalësim i të menduarit dhe rënie flokësh. Këto simptoma bëhen edhe më të dukshme nëse rritet mungesa e zinkut

Gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijën me gji ia kalojnë pjesën më të madhe tlë zinkut bebes së tyre. Për këtë arsye këto gra duhet të kenë kujdes me nivelet e zinkut në organizëm. Zakonish një gruaje i nevojitet 8mg zink në ditë, por për grate shtatzëna nevojitet 11 mg në ditë, ndërsa për ato që ushqejnë fëmijën me gji nevojitet 12 mg zink në ditë. Trupi ynë e përthith më mirë zinkun nga produktet shtazore. Kjo është një arsye pse vegjetarianëve u nevojitet 12 mg - 18 mg zink në ditën e tyre për t'u siguruar që trupi i tyre e merr plotësisht sasinë e kërkuar ditore. Alkooli e pengon trupin që të përdorë si duhet zinkun.

Përfitimet e zinkut

Zinku ndihmon në prodhimin e sebumit (substancë natyrale vajore, që prodhohet nga skalpi dhe që është e rëndësishme për shëndetin e flokut. Zinku i mban flokët të fortë dhe pengon rënien e tyre.

Nëse keni mungesë zinku do të vini re që flokët tuaj këputen më lehtësisht dhe rriten ngadalë. Po ashtu thinjat në moshë të re mund të jenë për shkak të faktorëve gjenetikë, por edhe për shkak të mungesës së zinkut.

Pra, burimet më të mira të zinkut janë e verdha e vezës, mishi, gocat e detit, mëlcia, arrat, soja, farat e kungullit, karkalecat dhe midhjet. Megjithatë, trupi nuk arrin ta përthithë gjithnjë të gjithë zinkun, që merret nëpërmjet ushqimit.

Ekziston një rreth vicioz me zinkun. Një sasi e lartë zinku mund të ngadalësojë rritjen e flokut, për të evituar këtë mos përdorni suplemente zinku pa kriter. Gjithnjë konsultohuni me mjekun.

Ushqimet me përmbajtjen më të lartë të zinkut

Gocat e detit, karkalecët dhe midhjet janë burimi më i mirë i zinkut. Për shembull, 100 miligramë goca deti përmbajnë afërsisht 25 miligramë zink.

Mishi i kuq

Sipas "Life Cycle Nutrition", mishi i kuq është një burim i shkëlqyer i zinkut. Vetëm një racion mishi i kuq ka afërsisht 6 miligramë zink.

Cerealët e mëngjesit përmbajnë gjithashtu zink. Zakonisht ato përmbajnë 10 për qind të nevojave ditore për këtë mineral.

Legumet

Legumet janë një burim i shkëlqyer zinku. Ato përfshijë kikirikët, thjerrat, bizelet dhe fasulet. Psh: 100 gramë kikirikëpërmbajnë 3.3 miligramë zink.

Sipas specialistëve flokët për të qëndruar të bukur duhen ushqyer jo vetëm nga jashtë nëpërmjet aplikimit të produkteve bimore, por edhe nëpërmjet një diete të balancuar. Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale forcojnë folikulin e flokut, po ashtu ushqejnë flokët duke i bërë ata më të shndritshëm. Në thelb flokët përbëhen nga proteinat, prandaj është tejet i rëndësishëm konsumi i ushqimeve që përmbajnë poteina.

Për flokë të shëndetshëm konsumoni:

1. Salmoni

Ky peshk përmban ato që i duhen flokëve tuaj proteina dhe vitaminë D, po ashtu acidet yndyrore Omega-3, që ndihmojnë për të mbajtur të hidratuar flokët.

2. Patatja e ëmbël

Patatja e ëmbël përmban nivelin më të lartë të beta-carotenit që në trup shndërrohet në vitaminë A. Çdo qelizë në trupin tonë e ka të pamundur të mbijetojë pa sasinë e mjaftueshme të vitaminës A. Nëse keni probleme me rrënjën e thatë të flokët, zbokth etj., mund të jetë një shenjë e mungesës së vitaminës A në organizëm.

3. Arrat

Arrat përmbajnë Omega-3 dhe për të gjithë ata që nuk preferojnë prodhimet e detit duhet të konsumojnë arrat. Arrat kanë shumë veti të çmuara dhe përmbajnë biotinë dhe vitaminë E, të gjitha këto të vlefshme për shëndetin e flokëve, por edhe kundër rrudhave. Mungesa e biotinës në trup çon në rënie të flokut.

4. Vezët

Veza është një burim proteinash, po ashtu përmban zink, selen, squfur dhe hekur. Specialistët theksojnë rëndësinë e konsumit të një veze në ditë jo vetëm për shëndetin e flokëve, por edhe për mbarë organizmin.

5. Spinaqi

Me të drejtë spinaqi është renditur në grupin e superushqimeve, pasi ai përmban jo vetëm hekur dhe nivel të lartë të vitaminës K, por gjithashtu sasi të konsiderueshme beta-caroteni, acidi folik dhe vitamine C, të gjitha këto për flokë të mrekullueshëm, por jo vetëm.

6. Bananet

Me bananen mund të bëni maska për flokët e dëmtuar, të ashpër dhe të thatë. Vitamina B që ndodhet tek bananet ndihmon në parandalimin e krijimin të majave të shumëfishta. Bananet ndihmojnë gjithashtu edhe për heqjen e zbokthit, zbusin skalpin dhe flokët.

7. Fasulet, bizelet dhe thjerrëzat

Konsumoni fasulet dhe bizele të paktën 2 herë në javë për të pasur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China