PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushqimet që nuk duhet të konsumoni me rast festash nëse vuani nga sëmundjet
2014-09-12 16:24:36 CRI Komenti juaj Printoni

Kina kremtoi në 8 shtator Festën e Mes-vjeshtës, apo festën e ribashkimit familjar. Në mbrëmjen e kësaj feste tradicionale, hëna është e plotë dhe më e madhe se zakonisht. Sipas traditës kineze, hëna e plotë simbolizon bashkimin familjar. Prandaj, në këtë ditë, të gjithë anëtarët e familjes rikthehen në shtëpi për ribashkimin familjar.

Në këtë festë, darka e familjes është tepër e rëndësishme, ajo quhet "darka e ribashkimit". Të gjitha anëtarët e familjes duhet të konsumojnë këtë vakt në tryezën e rrumbullakët me shumë pjata të shijshme, që simbolizon plotësinë e familjes. Për të mirëpritur fëmijët e tyre, prindërit përgatisin shumë ushqime të shijeshme, si mish, peshk, fruta deti etj. Nën këtë atmosferë harmonike të familjes, kalohet një mbrëmje shumë e veçantë.

Mjekët kinezë paralajmërojnë se personat që vuajnë nga disa sëmundje duhet të kenë kujdes me ushqimin që konsumojnë gjatë festave pasi ato mund të sjellin:

1. Hipertension:

Pas konsumit të pijeve alkoolike, fytyra bëhet e kuqe. Kjo tregon ngritjen e tensionit.

Sipas opinioneve të mjekëve, fytyra e kuqe pas konsumit të pijeve alkoolike konsiderohet si një simptomë e një trupi ë ndjeshëm ndaj alkoolit, meqenëse trupi i tyre nuk mund të asimilojë përbërësin e pijeve alkoolike, duke sjellë zgjerim të enëve të gjakut. Kjo gjë sjell probleme në qarkullimin e gjakut në organet e brendshme dhe do të shkaktojë probleme. Pra personat që skuqen në fytyrë pas konsumit të pijeve alkoolike, kanë rrezik të madh ndaj prekjes së hipertensionit, edhe po të pinë pak alkool.

 

Personat që vuajnë nga hipertensioni nuk duhet të konsumojnë pije alkoolike. Nëse ata pinë pak, tensioni do të ulet brenda një kohe të shkurtër dhe do të rritet më vonë. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike është shumë i rrezikshëm, meqenëse stimulon nervat dhe përshpejton rrahjet e zemrës, duke shkaktuar ngritjen e tensionit dhe luhatjet e tij.

2. Diabeti:

Personat e prekur nga diabeti duhet të kenë veçanërisht kujdes ndaj konsumit të ëmbëlsirave dhe ushqimeve të tjera që kanë sheqer. Gjatë darkës së bashkimit familjar, ata duhet të kufizojnë konsumin e kekut të hënës, pasi ky ushqim i ëmbël do të shkaktojë lëvizjen e pakontrolluar të sheqerit në gjak. Përveç sheqerit, personat e prekur nga diabeti duhet të kujedesen edhe për nxehtësinë e ushqimeve dhe të kufizojnë konsumin e ushqimeve me shumë kalori.

3. Sëmundjet koronare të zemrës

Gjatë festave, udhëtimet e gjata, ngacmimet emocionale etj., mund të shkaktojnë rritjen e të rrahurave të zemrës. Përveç kësaj, ngopja e tepërt mund të sjellë edhe këtë fenomen, meqenëse do të rritet shumë sasia e oksigjenit të nevojitur për metabolizmin pas një vakti të bollshëm dhe zemra duhet të punojë më shumë për të plotësuar kërkesat e trupit, duke ngarkuar zemrën. Në të njëjtën kohë, gjaku do të rrjedhë në sasi të madhe tek stomaku dhe zorra, duke pakësuar relativisht gjakun e furnizuar në zemër. Personat e prekur nga sëmundjet koronare të zemrës kanë probleme me ngushtimin e enëve të gjakut.

 

4. Yndyra e lartë në gjak

Ushqimet e yndyrshme mund të shkaktojnë rritjen e yndyrave në gjak.

Pacientët që vuajnë nga kolesteroli i lartë duhet të kufizojnë konsumin e ushqimeve të yndyrshme, të cilat mund të shkaktojnë rritjen e shpejtë të nivelit të yndyrave në gjak dhe rritjen e viskozitetit të gjakut. Si rezultat, do të rritet puna e zemrës. Përveç kësaj, ka gjasa të krijohen trombozat, që bllokojnë enët e gjakut.

Mjekët kinezë sugjerojnë se personat që kanë kolesterol të lartë në gjak duhet të kufizojnë konsumin e ushqimeve me yndyrë si të brendshmet e kafshëve, vezët e peshkut, kallamarët, mëlçinë etj.

5. Evitoni shtimin në peshë

Me gjithë larminë e ushqimeve të shijshme që përgatiten gjatë festave e kemi të vështirë t'i rezistojmë tundimit për të provuar gjithçka. Por, duhet të keni kujdes me shtimin e kilogramëve të tepërt.

Studimet kanë treguar se femrat shtojnë më shumë kilogramë gjatë festave, deri në 4 kilogramë. Prandaj duhet të tregohen të kujdesshme në kaloritë që marrin gjatë ditëve të pushimit. NJë këshillë është heqja e lëkurës ës mishit të pulës pasi ka shumë yndyrë. Gjithashtu ato duhet të evitojnë ushqimet si gjalpi, sheqernat dhe konsumi i tepërt i mishit. Këshillohet që gjatë festave të konsumoni gjoks pule, perime, po ashtu të hanë shumë nga pak.

Nëse nuk jeni ngopur plotësisht mund të konsumoni fruta të thata apo dhe frutat e stinës, të cilat ndihmojnë në tretjen si molla dhe portokalli.

(Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China