PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pehashi i trupit, sa i rëndësishëm!!
2014-09-12 16:25:58 CRI Komenti juaj Printoni

A keni dëgjuar kohët e fundit njerëzit të thonë se kanë aciditet më të lartë në organizëm dhe se duhet të konsumojnë ushqime alkaline që të rregullojnë balancën e pehashit?

Ndoshta e mbani mend që nga shkolla se shkalla e pehashit varion nga 1 deri në 14, me pH 7 që përfaqëson ujin –apo pH neutral. Mbi 7 pH është alkalin, më poshtë se 7 është acid.

Në kushte optimale organizmi juaj duhet të ketë një pH ndërmjet 7.0 dhe 7.4, lehtësisht alkalin. Kjo i referohet pehashit të lëngjeve kryesore të trupit: limfës e gjakut. Pehashi I sistemit tretës, është më pak uniformë për shkak se goja dhe ezofagu anojnë më shumë nga mjedisi acid me një pehash 6.8; ndërsa pH I një stomaku të shëndetshëm është 1.3 – ekstremisht acid; ndërsa ai në zorrë varion nga 5 në 7.

Pse ka rëndësi pehashi?

Në vitin 1931, Dr. Otto Warburg fitoi çmim Nobel në Fiziologji. Ai ishte i pari që përshkroi lidhjen mes mjedisit acid dhe rritjes së qelizave të kancerit. Të gjithë e dimë tashmë që një trup acid është prone e sëmundjeve të ndryshme, përfshi artritin, kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare. Për më tepër, nëse pehashi juaj nuk është në ekuilibër, lindin problemet me tretjen, si dhe mund të ndjeni lodhje të vazhdueshme. Tensioni i gjakut, nivelet e insulinës dhe kolesterolit, po ashtu dhe funksioni i sistemit imunitar, janë të gjithë të ndikuar nga ndryshimet në nivelet e pehashit.

Çfarë e shkakton çekuilibrin e pehashit?

Shkaku kryesor i mbi-aciditetit është dieta e gabuar (ushqimet e shpejta, përdorimi i tepërt i sheqerit, prodhimet e kafshëve dhe ushqimet e përpunuara dhe gjysmë të përpunuara), stresi, jeta sedentare etj.

Mineralet si kalium, sodium, magnez dhe calcium dalin nga organet tona jetike dhe kockat për të kundërvepruar me acidin. Por ky process nuk mund të vazhdojë pafundësisht dhe herët a vonë, mjedisi acid nisë të lodhë organizmin tonë.

Në mënyrë që qelizat tona të funksionojnë ato duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën përmes elektroneve por elektronet nuk mund të lëvizin në trup pa hidrogjen. Qelizat duhet të ketë oksigjen, i cili nuk funksionon pa hidrogjen. Qelizat nuk mund të shumohen ose të rriten pa hidrogjen. Hidrogjeni përkthehet ndryshe si karburanti i jetës. Kur lindim kemi shumë hidrogjen, por kur rritemi sasia e hidrogjenit në trupin tonë varfërohet. Kur ndodh kjo, radikalet e lira e marrin atë nga fusha thelbësore duke përshpejtuar plakjen dhe sëmundjet. Eshtë pranuar tashmë se procesi i plakjes dhe pothuajse të gjitha sëmundjet jane rezultat i radikaleve të lira.

Pehashi mat gjendjen e lëngjeve tona trupore si gjak, pështymë dhe urinë. Këto lëngje përbëjnë mjedisin tonë të brendshëm që është vendimtar për shëndetin . Thënë thjesht, një sistem acid është i favorshëm për sëmundje, ndërsa alkalin është i nevojshme për funksionin normal të shëndetit qelizor. Kur pehashi i pështymës është nën 7.0, atëherë kjo është një shenjë paralajmëruese se trupi juaj është acidifikuar duke u bërë pre ndaj sëmundjeve degjenerative dhe plakjes së shpejtë.

Pse është kaq e vështirë të arrihet një pH i shëndetshëm?

Problemi është se procesi i metabolizmit krijon acid, i cili është i nevojshm për energji dhe procese te tjera biokimike. Një metabolizëm normal dhe i shëndoshë krijon mbetje acide të tilla si kolesteroli, urina dhe acidi acetik. Edhe me dietën më të mirë këto mbeturina acide janë të pashmangshme, por ato duhet të neutralizohen dhe të eliminohen nga trupi sepse rezulton në pasoja të rënda. Pijet si coca-cola (pH 2.5), janë jashtëzakonisht acidformuese dhe janë një zgjedhje e gabuar sidomos për fëmijët.

Mbajtja e një sasie te duhur alkaline, pH është konsideruar si aspekti më i rëndësishëm i një trupi të shëndetshëm dhe një jete të gjatë pa sëmundje. Një çekuilibër i pehashit krijon një gjendje të favorshme për rritjen e baktereve, viruseve, dhe organizmave të tjera të dëmshme - edhe kancerit.

Akumulimet e mbetjeve të acidit janë gjithashtu të lidhura ngushtë me sëmundje degjenerative, mungesa e vitalitetit dhe plakjes në përgjithësi.

Trupi i njeriut ka një aftësi të pabesueshme për të ruajtur jetën, por kjo e ka një çmim. Dëmi që ne mbledhim gjatë viteve nuk e përjetojmë për momentin, por vjen një moment kur plakemi dhe goditemi nga sëmundjet. Duke pasur një pH acid është jësoj si të ngasësh makinën me dritën e naftës ndezur, për momentin nuk do te keni problem, por do të vijë një kohë kur makina do të ndalojë. Për të ruajtur shëndetin, gjakun dhe qelizat duhet të mbroheni nga aciditeti.

Kalciumi dhe magnezi janë dy minerale kryesore alkaline. Për fat të mirë ne kemi atë që mund te quhet një bankë alkaline e mineraleve në eshtra dhe dhëmbë. Për te ulur mbingarkesën e acidit trupi do të tërheqë nga kjo llogari bankare. Por, me moshimin shohim se kockat bëhen më të brishta, që mun të shkojë deri në osteoporozë.

Nëse trupi juaj është acid për shumë vite nuk kemi asnjë simptomë, por me kalimin e kohës përjetojmë dhimbje, nivelet e energjisë bien, dhe dalin shenja të tjera të plakjes.

Këto janë shenja paralajmëruese. Zemra dhe sëmundje të qarkullimit të gjakut, çrregullime të sheqerit në gjak dhe lodhje kronike janë të gjitha të lidhura drejtpërdrejtë me një pH acid.

Çfarë është procesi i plakjes?

Duke u plakur ne gradualisht thajmë nivelet tona qelizore. Ndersa vitet kalojnë, qelizat e trupit (ku të gjitha proceset biokimike ndodhin) transformohen. Si rezultat, niveli i oksigjenit të sjellë në to bie, ndërsa sasia e toksinave dhe të mbetjeve te metabolizmit rritet, duke cuar ne sëmundje.

"Dr Aleksis Carrell, një fiziolog i famshëm francez, kreu një eksperiment, ku mori qeliza nga zemra e një pule dhe i vuri në një solucion që përmbante minerale te lëndëve ushqyese në proporcion të njëjtë si gjak pule Çdo ditë ai e ndryshonte. solucionin duke mbajtur lëngjet konstante dhe hiqte mbeturinat e prodhuara nga qelizat. Rezultati, për të cilin ai fitoi çmimin Nobel, ishte zemra e pulës jetoi për mbi 28 vjet.

Si lidhen kushtet shëndetësore me pH

Osteoporoza

Një mineral alkalin përgjegjës për neutralizimin e acideve në trup është kalciumi. Siç është thënë më herët, kur ne lejojmë të bjerë pH jonë në një gjendje acide trupi është i detyruar të tërheq kalciumit nga eshtrat dhe dhëmbët për të ruajtur jetën. Kjo shkakton osteoporozën.

 

Sëmundje kardiovaskulare Kolesteroli është një efekt anësor acid i metabolizmit yndyror. Ndërsa trupi bëhet më acid, ai mbron veten duke ngurtësuar kolesterolin në gjak dhe e depoziton atë në enët e gjakut tonë. Kur pH është ngritur në një gjendje alkaline trupi është në gjendje më të mirë për të neutralizuar këto mbeturina dhe për t'i nxjerrë jashtë sistemit.

Në një mjedis pak alkalin sistemi imunitar mund të eleminojë më lehtë mikrobet potencialisht të dëmshme. Ato dobësohen dhe nuk shumohen, e kështu shëndeti fiton.

Energjia

Një kusht acid gjithashtu korrespondon me nivelet e ulëta të oksigjenit. Një mjedis alkalin ofron mijëra herë më shumë oksigjen sesa është i nevojshëm për të gjitha funksionet trupore. Oksigjeni është thelbësor për prodhimin e energjisë. Në terma shumë të thjeshtë, prodhimi natyror i energjisë në trupin tonë është i mundur nga oksigjeni qe djeg hidrogjenin. Një aspekt tjetër i energjisë dhe vitalitetit kundër lodhjes është aktiviteti i duhur enzimave. Pa enzima nuk ka jetë. Mbajtja e një pH nga 7.2 në 7.6 është thelbësore për të ngadalësuar degjenerimin qelizor dhe për të qëndruar të rinj.

Shkaqet për shfaqjen e sëmundjeve

Sëmundja nuk lind "rastësisht", por ajo lind prej "kaosit" apo rregullimit të bërë me dashje apo pa dashje nga vetë ne, dhe që shkojnë në kundërshtim me ligjet që rregullojnë jetën e gjallë të cilat bëjnë të mundur lindjen e një sistemi biologjik kaotik pra të çrregullt (sëmundja ). Prandaj ruajtja e ekuilibrit të këtij shtrati të lëngshëm, ku jetojnë qelizat është edhe sekreti i një trupi të shëndetshëm që në gjuhën shkencorë quhet ruajtja e raportit acido-bazik i cili matet në pH dhe që duhet të anojë gjithmonë më shumë nga ai bazik sesa ai acid.

Ushqimi luan rolin kryesor në formimin, rritjen, ndryshimin dhe ruajtjen e këtij terreni. Por një faktor tjetër që ndikon në ndryshimin e tij është edhe konflikti shpirtëror, të cilët kur zgjasin shumë zbresin në terrenin fiziologjik duke e ndryshuar atë dhe duke u bërë shkak kështu për lindjen e sëmundjeve të ndryshme. Sipas konfliktit shpirtëror, që kalon individi të cilat nuk mund të shërohen, pa u zgjidhur më parë konflikti shpirtëror. Por organizmi ynë nuk mund ta lejojë që ky ekuilibër (acido/bazik) të ndryshojë, kështu që mundohet të neutralizojë acidet e tepërta në trup. Nga kjo mungesë pastaj fillojnë edhe shenjat e para të sëmundjeve.

Ndërsa mungesa e potasiumit dhe magnezit shkaktojnë takikardinë, pasi që të dy ruajnë ekuilibrin e ritmit të zemrës sonë dhe kur janë poshtë nivelit minimal vjen aritmia. Ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe akoma më e rëndësishme është me çfarë ushqehemi dhe si ushqehemi.

Si të alkalizoni organizmin

Për ta bërë organizmin sa më bazik dhe të shëndetshëm, rreth 80 % e ushqimit duhet të jetë prej perimeve të freskëta, pak farëra e fruta të thata (bajame, arra) dhe pak fruta. Kurse pjesa tjetër e ushqimit prej 20 % mund të jetë ushqim i gatuar (i zierë) ku përfshihen edhe bishtajoret (bizelja, fasulja). Lëngu i perimeve të freskëta prodhon enzima të gjalla dhe të lehta për t'u thithur dhe për t'u tretur, të cilat arrijnë shumë shpejt në qeliza, brenda 15 minutave, dhe ushqejnë e forcojnë qelizat e shëndetshme.

Disa metoda për ta bërë këtë është ndryshimi i mënyrës së jetesës, dietës etj

Për të patur një organizëm që anon më shumë bazik, rekomandohet të konsumoni produkte vegjetariane pasi mishi dhe nënproduktet e qumështit kanë një efekt tepër acid në nivelet e pehashit të organizmit tonë.

Gjithashtu duhet të eleminoni sheqerin industrial, alkoolin dhe kafeinën nga dieta juaj e përditshme. Frutat dhe perimet e freskëta, po ashtu arrat e farat janë një zgjedhje e mire për të alkalizuar trupin tuaj. Megjithatë, duhet të dini që niveli i pehashit të një ushqimi natyral nuk ka të bëjë me efektin që do të ketë ai në organzëm. Psh, limonat njihen për efektin e tyre alkalin në trup, pavarëshisht acidit që përmbajnë, prandaj shtrydhni limon në ujë dhe konsumojeni atë para ushqimit.

Një ushqim tjetër shumë popullor që alkalizon trupin është spirulina – një lloj alge me ngjyrë blu në të gjelbër, një superushqim i pasur në proteina. Spirulina është e pasur gjithashtu në antioksidantë, si betakaroten (30-40 herë më shumë se karotat), selen, zink, hekur dhe vitaminë C, E dhe B kompleks, vitamina dhe minerale. Mund ta shtoni atë në formë pluhuri në lëngjet që konsumoni përditë. Do të vini re ndryshimin e ditëve kur merrni spirulina që jeni me më tepër energji, më të qartë në të menduar dhe me humor më të mirë, se sa në ditët kur nuk e merrni.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China