20140905vjeshta |
Vjeshta është stina e korrjes dhe ka shumë fruta. Gjatë kësaj stine mund të përzgjedhim frutat e përshtatshme për ne:
1. Arra
Arra është një nga ushqimet që ndihmon për ushqimin e trurit, bukurinë e lëkurës etj, gjithashtu është një frut shumë i mirë për shëndetin në stinën vjeshtë. Në Kinën e lashtë, arra njihej si "fruti i jetëgjatësisë". Ajo ndihmon për shëndetin e veshkave, sjell energji për mushkërinë dhe parandalon astmën si dhe vonon procesin e plakjes. Sipas nutristëve arrat përmbajnë acide yndyrore omega-3, proteina, karbohidrate, riboflavinë, karotene, vitaminën E, kalcium, hekur, fosfor etj. Vajrat yndyrore të arrës luajnë funksion të rëndësishëm për uljen e kolesterolit në gjak, për të parandaluar arteriosklerozën dhe sëmundjet kardiovaskulare e cerebrovaskulare.
Mënyrat e propozuara për konsum:
a. Për ushqimin e trurit: Arra me mjalt
b. Përmirësimi i cilësisë së gjumit: 5 arra, 30 gram sheqer. I zieni së bashku me raki orzi në tenxhere me zjarr të ulët për 30 minuta. Konsumojeni dy herë në ditë.
c. Parandalimi i kapsllëkut: Arra me mjalt- 3 herë në ditë.
Kujdes: Sasia e përditshme e konsumit të arrave duhet të jetë rreth 40 gram, pra 4-5 arra. Në të njëjtën kohë, duhet të reduktoni konsumin e vajrave të tjera yndyrore, për të shmangur thithjen e nxehtësisë së tepërt. Gjithashtu, personat që vuajnë nga zjarri i brendshëm dhe mungesë të energjisë "Yin", apo ato që kanë kollë nuk duhet të konsumojnë shumë arra.
2. Gështenjat
Gështenja është fruti i vjeshtës. Sipas mjekësisë kineze, ajo ka shije të ëmbël, karakteristika të ngrohta. Gështenja mund të nxisë funksionin e tretjes në stomak dhe punën e shpretkës, të furnizojë energjinë "chi" në veshkë dhe të nxisë qarkullimin e gjakut. Sipas mjekësisë moderne, gështenja përmban proteina, yndyrna, karbohidrate, vitaminë B, etj. Ndoshta nuk e dinit, por gështenja ka më shumë vitaminë C se domatja si dhe 10 herë më shumë se molla.
Pse janë të mira gështenjat sipas mjekësisë kineze:
1. Furnizimi i energjisë "Yang" në veshkë: Brinjë derri me gështenja është një gatim i mirë dhe i shëndetshëm për furnizimin me energji "Yang" në veshkë, por edhe për favorizimin e energjisë "chi" dhe nxitjen e qarkullimit të gjakut.
2. Për të parandaluar diarrenë gështenja janë shumë efikase, por ato sjellin dhe përfitime të tjera për organizmin.
3. Kundër plakjes: Gështenjat janë frut i mirë kundër plakjes së parakohshme, gjithashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje këshillohet për të moshuarit që kanë probleme me dhimbjet e mesit dhe gjunjve.
Duhet të mbani mend se gështenjat kanë niseshte dhe koha e përdorimit të këtij fruti është mes dy vakteve ose të gatuara.
3.Stika pishe
Stikat e pishës renditen në mesin e superushqimeve. Ato përmabjnë kryesisht acide yndyrore, proteina, karbohidrate, kalcium, hekur, fosfor. Sipas mjekësisë kineze, konsumimi i shpeshtë i tyre forcon shëndetin. Në mjekësinë kineze stikat e pishës furnizojnë me energji "chi" veshkën dhe nxisin metabolizmin e zorrës. Stikat lehtësojnë kollën, duke mbrojtur shëndetin e mushkërisë. Po ashtu ato janë tepër të shëndetshme për personat që vuajnë nga kapsllëku.
Si t'i përdorim?
1. Për shëndetin e mushkërive: gatuajeni orizin së bashku me stikat e pishës. Ky është një gatim i mirë për shëndetin e mushkërive dhe të zorrëve.
2. Kundër rrudhave: Në Kinë stikat e pishës grimcohen në formë pluhuri dhe përziehen me raki orizi. Kjo pije nxit qarkullimin e gjakut dhe favorizon shëndetin e të gjitha organeve të brendshme.
Duhet të mbani mend se ata që vuajnë nga diarreja nuk duhet të konsumojnë tepër stika pishe. Po ashtu edhe ata që vuajnë nga problemet me tëmthin nuk duhet ta konsumojnë shumë këtë frut, pasi ka tepër yndyrna.
3. Dardha
Dardha përmban kalcium, fosfor, hekur, glukozë, fruktozë, karotene dhe vitamina të ndyrshme. Sipas mjekësisë kineze, dardha nxit sekretimin e pështymës, eleminon etjen, pushon kollën dhe mbron shëndetin e mushkërive.
Konsumi i dardhës ul përqindjen e prekjes nga gripi. Për këtë shumë mjekë e quajnë dardhën si një frut kundër sëmundjeve. Konsumi i dardhës mund të përmirësojë sistemin e frymëmarrjes dhe funksionet e mushkërisë.
Dardhët mund t'i konsumoni sipas preferencave tuaja, në kinë atë e gatuajnë së bashku me orizin në formë supe.
Duhet të mbani mend se dardha ka karakteristika të ftohtë. Prandaj, personat me stomak dhe shpretkë të ftohtë duhet të pakësojnë konsumin e këtij fruti. Personat me aciditet të lartë në stomak, nuk duhet të konsumojnë tepër shumë dardhë. (Xu Guang)