PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjumi i ëmbël, shumë i rëndësishëm në vjeshtë
2014-08-29 15:53:32 CRI Komenti juaj Printoni

Me afrimin e vjeshtës, temperaturat bien ngadalë dhe orët e natës zgjaten. Është koha kur rriten orët e gjumit. Prandaj, zgjatja e kohës së gjumit në vjeshtë përputhet me parimet e rëndësishme të shëndetësisë, si "bashkimi i njeriut me natyrën".

Së pari, duhet të flemë dhe të ngrihemi në kohë, mos qëndrojmë deri në orët e vona të natës, duke pakësuar dëmet ndaj shëndetit. Zakonisht, duhet të flemë në intervalin 21:00-22:00 dhe të ngrihemi në 6:00 të mëngjesit.

Së dyti, mund të flemë pak gjatë ditës, që favorizon akumulimin e energjisë "Chi" në këtë stinë.

Në rubrikën e sotme, do të flasim për gjumin ideal.

Gjumi është përshtatja fizike gjatë ndërrimit të ditës dhe natës. Brenda një dite, energjia "Yin" dhe "Yang" ndryshon pa ndalim, duke forcuar energjinë "Yang" gjatë ditës dhe duke ruajtur energjinë "Yang" gjatë natës. Në përshtatje me natyrën është formuar ritmi i mendjes së kthjellët gjatë ditës dhe i mendjes së paqartë gjatë natës. Prandaj, gjumi është kërkesë fizike e njeriut për t'u përshtatur me natyrën.

Nga pikëpamja e mjekësisë moderne, gjumi i rehatshëm është shumë i rëndësishëm për çlodhjen, rikthimin e forcave fizike, mbrojtjen e trurit, forcimin e imunitetit, nxitjen e rritjes fizike, zgjatjen e moshës, garantimin e shëndetit psikologjik, favorizimin e bukurisë. Gjatë gjumit, metabolizmi i trupit do të ngadalësohet, mund të rikthehenn forcat fizike. Përveç kësaj, gjumi mund të nxitë sekretimin e antitrupave, që forcojnë rezistencën e trupit. Në të njëjtën kohë, gjumi lidhet ngushtë me rritjen e fëmijëve. Për shembull, foshnjat flenë gjatë çdo ditë, sepse truri i tyre duhet të zhvillohet. Ky proces i rritjes shoqërohet me kohëzgjatjen e gjumit. Sipas studimeve të fundit, shumë persona jetëgjatë kanë bërë gjumë të mirë. Kjo gjë tregon që gjumi cilësor lidhet ngushtë me jetëgjatësinë.

Çfarë është gjumi cilësor?

Shëndeti lidhet jo vetëm me kohëzgjatjen e gjumit, por edhe me cilësinë e tij. Normalisht, nëse ju zë gjumi gjysmë ore pas shtrirjes, ky është gjumë i mirë. Përveç kësaj, duhet të bëni gjumë të thellë, pa shumë ëndrra. Një i rritur duhet të flerë 6 deri në 8 orë. Në mëngjes, kur ngriheni nga shtrati, djeheni të çlodhur, me forca të rigjallëruara fizike. Nëse janë plotësuar këto kushte, kjo tregon se keni bërë një gjumë cilësor.

Siç kemi thënë, gjumi i shkurtër në mesditë favorizon shëndetin në vjeshtë, veçanërisht për intelektualët. Shumë intelektualë ndjejnë rritjen e prodhimtarisë në punë, kur flenë në mesditë.

Sipas statistikave, në disa vende dhe rajone të botës ku ekziston gjumi i mesditës, ka më pak sëmundje koronare të zemrës. Mendohet se gjumi i shkurtër në mesditë mund të lehtësojë sistemin kardiovaskular dhe të ulë tensionin arterial. Gjumi në mesditë forcon krijimtarinë dhe kujtesën.

5 këshilla për gjumin e mesditës :

1. koha e gjumit të mesditës duhet të jetë deri në 1 orë. Për shkak se personat që flenë për 80-100 minuta, hyjnë në gjumë të thellë, kjo pakëson lëvizjen e gjakut në tru dhe ngadalëson metabolizimin. Nëse ngriheni nga gjumi i thellë, do të keni marrje mendsh, mpirje të gjymtyrëve, furnizimit të pamjaftueshëm të trurit me gjak dhe çrregullime nervore. Kjo gjendje mund të zgjatë për mbi 10 minuta deri në disa orë.

 

2. shmangja e ngrënies së tepërt: ngopja e tepërt rëndon tretjen në stomak dhe zorrë. Ushqimet tepër të yndyrshme shtojnë kolesterolin e gjakut, përkeqësojnë sëmundjet koronare. Nëse keni konsumuar shumë ushqime në drekë, shumë gjak derdhet në stomak, ulet tensioni, oksigjeni dhe lëndët ushqyese që furnizojnë trurin. Nëse flemë gjumë herët shkaktohet pamjaftueshmëria e furnizimit me gjak.

3. mos flini përmbys. Ky qëndrim shton presionin tek sytë, duke shkaktuar vizion të paqartë, të përkohshëm pas ngritjes.

4. mos flini me kokën mbi duart. Sipas provave klinike, ky qëndrim gjatë gjumit shkakton presion mbi stomakun. Personat që kanë ngrënë tepër, femrat shtatzënë dhe të moshuarit duhet ta shmangin këtë mënyrë fjetjeje, që dëmton shëndetin e tyre.

5. mos flini në mjedis të ftohtë. Disa persona pëlqejnë gjumin e shkurtër në lëndinë, në hijen e pemës. Por pushimet e shkurtra në këto vende mund të shkaktojnë prekjen nga i ftohti. Ndikimet negative të erës dhe lagështirës do të hyjnë në trupin tuaj.

Disa aktivitete të papërshtatshme para gjumit:

1. --stërvitje të forta fizike para gjumit: ritmi i zemrës ngadalësohet, sekretimi i urinës pakësohet, temperatura e trupit ulet. Shumë funksione të trupit ndodhen në gjendje pushimi dhe relaksi. Stërvitja e forte fizike para gjumit shkakton rrahjen e shpejtë të zemrës, tensionin e muskujve.

2. --konsumimi i pijeve alkoolike: konsumi i pijeve alkoolike të përshtatshme mund të asgjësojë të ftohtin e trupit, të nxitë qarkullimin e gjakut dhe të favorizojë shëndetin tonë. Por konsumi i pijeve alkoolike të shumta para gjumit do të shtojë rreziqet e mëlçisë. Përveç kësaj, materialet e dëmshme si methanol, plumb, etj nuk mund të shkarkohen nga trupi, meqenëse mëlçia funksionon shumë ngadalë natën. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China