PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Depresioni, shkaku pse u vetëvra Robin Williams
2014-08-22 10:02:49 CRI Komenti juaj Printoni

Më 11 gusht, u nda nga jeta aktori i famshëm amerikan Robin Williams. Sipas medias, depresioni është arsyja kryesore e vetvrasjes së aktorit. Në shumë prej filmave dhe programeve televizive, Robin Williams u njoh si aktor i komedisë, që ka bërë për të qeshur dhe ka argëtuar miliona shikues. Por, shumë miq të ngushtë të tij bëjnë të ditur se ai vuante prej shumë kohësh nga depresioni. Në vitet e fundit, ai ndjehej i trishtuar dhe me humor jo të mirë. Pse një person me një paraqitje aq të gëzueshme u prek thellë nga depresioni?

Cilat janë studimet e mjekësisë moderne për depresionin? Si duhet të përballojmë këtë sëmundje psikologjike? Në rubrikën e sotme do të analizojmë këto probleme.

Është një fenomen i çuditshëm që shumë persona të prekur nga depresioni janë shumë të zgjuar, të shkëlqyer dhe të ndjeshëm. Ata synojnë një jetë ideale, kanë kërkesa shumë të larta për veten dhe u kushtojnë vëmendje të madhe vlerësimeve të të tjerëve. Këta persona janë zemërmirë dhe nuk kanë temperament të keq. Në ambjentet e jashtme, ata e kanë harruar ose kufizuar zemërimin, për të mos shprehur çliruar ndjenja negative. Në fakt, këta persona e ndrydhin zemërimin tek bota e brendshme e tyre. Ata sulmojnë veten nëpërmjet zemërimit të fshehur.

Disa psikologë janë të mendimit se shumë të prekur nga depresioni ruajnë një rol të gëzuar dhe një figurë pozitive në ambjentet e jashtme, por fajësojnë veten në botën reale. Prandaj, jeta e Robin Williams-it përfaqëson vështirësitë reale të të prekurve nga depresioni. Përveç kësaj, disa persona me depresion prezantohen me një "vetbesim shumë të madh" dhe ngulin në këmbë për rrugë speciale të vetën, por ata dyshojnë në jetën reale, duke akumuluar dita-ditës depresionin. Sipas studimeve mjekësore, 95% e personave kanë provuar depresionin në një periudhë të jetës së tyre. Por, mos kini frikë se jeni me depresion, pasi shumica e personave e kalojnë vetë depresionin me përmasa të lehta.

Vetëm 5% e personave të prekur thellësisht nga depresioni duhet të kërkojnë ndërhyrjen e metodave mjekësore.

Së pari, mund të vëzhgojmë veten ose personat e afërt. E keni provar kur jemi me humor të keq që ndikon punën dhe jetën tuaj? Humbni interesin për shumë aktivitete argëtuese, që dikur tërhiqnin vëmendjen tuaj. Gjumi, ngrënia e vakteve, pastrimi i fytyrës dhe aktivitetet shoqërore të zakonshme bëhen si gjëra të mërzitshme. Disa persona mund të kenë dhimbje koke, marrje mendsh, të vjella dhe ndjenja të trazuara, të cilat nuk mund të përcaktohen nga një kontroll i thjeshtë mjekësor. Nëse fenomenet e sipërpërmendura kanë vazhduar për mbi dy javë, duhet të kini kujdes për depresionin e fshehur në trurin tuaj. Këto probleme të lehta të depresionit mund të prekin çdo person.

Ende ka mendime të ndryshme në lidhje me këtë sëmundje. Një prej arsyeve më të rëndësishme është çrregullimi i kimikateve të trurit që transferojnë sinjalet.Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni tepër nëse kjo është në fazën fillestare.

Në rast se keni simptoma të lehta të depresionit ose ndiheni pa humor, atëherë ajo që mund të bëni është të merreni me aktivitetet që ju pëlqejnë. Studimet kanë treguar se shumë persona të cilët vuajnë nga depresioni kanë arritur ta shërojnë vetveten duke dëgjuar muzikë, duke u marrë me aktivitete të përshtatshme sportive si dhe duke konsumuar shumë perime, fruta dhe peshk. Nëse humori i keq vazhdon të jetë i rënduar për më shumë se 2 javë pa asnjë shenjë përmirësimi atëherë duhet të kërkoni ndihmën e psikologut.

Një efekt tepër të madh në rrugën drejt shërimit nga depresioni luan edhe shoqërimi dhe shprehja e emocioneve ndaj miqve dhe familjarëve.

Ja cilat janë disa nga thëniet që duhet të keni kujdes kur ia thoni një pacienti me depresion....

1. Të tjerët kanë përvojë më të keqe se ju

Në fakt, përvoja më e keqe e dikujt tjetër nuk mund të zgjidhë problemin tuaj për shërimin nga depresioni.

Për këtë duhet të komunikoni me të tjerët dhe të kërkoni ndihmë.

2. Nesër do të ndiheni më mirë

Nëse i thoni dikujt që vuan nga depresioni këtë gjë, ndoshta nuk do ta përmirësojë situatën e tyre. Ata janë tepër të lodhur dhe janë në kërkim të ndihmës së menjëhershme.

3. Jeta është e padrejtë

Këto fjalë mund të shkaktojnë efekte negative tek bota e tyre shpirtërore. Jeta mund të jetë e padrejtë, por kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të jetojnë të lumtur.

Në vend të kësaj më mirë t'i thoni: Do të kalojë gjithçka së shpejti, kini besim.

4. Duhet ta përballoni vetë këtë sfidë

Në fakt, të prekurit me depresion luftojnë dita-ditës me këtë gjendje. Nëse u thoni këto fjalë atëherë ata do të mendojnë se përpjekjet e tyre janë të pamjaftueshme.

Më mirë t'i thoni: Nuk jeni vetëm, unë do përpiqem të jem me ju

5. Jeta vazhdon

Këto fjalë mund të shkaktojnë mendime që jeta është shumë e vështirë dhe pa shpresë.

Më mirë t'u thoni: Problemet në jetë nuk duhen marrë shumë seriozisht

6. E kuptoj dhimbjen tuaj, e kam ndier vetë më parë

Për të gjtihë ju që nuk e dinit, sipas studimeve dhe statistikave ka rezultuar se nuk ka asnjë person që të paktën një herë në jetë të mos ketë vuajtur nga simptoma të lehta depresioni. Prandaj nëse një mik apo pjesëtar i juaji i familjes ka shqetësime me humorin, mirë është t'i qëndroni pranë dhe t'i thoni se e kuptoni atë që ai po ndjen në këto moemnte, pasi dhe ju keni vuajtur dikur nga kjo gjë.

7. Personat me depresion mund të kenë vetvlerësim të ulët

Personat që po luftojnë me depresionin nuk kanë humor të dalin, të kujdesen për vetveten apo të merren me sport. Në të kundërt ata thjesht dëshirojnë të qëndrojnë në vetmi. Për këtë mundohuni mos t'i fajësoni ata.

Më mirë thuajini: Më ka marrë malli për ju. Çfarë mund të bëj për ju?

8. Shoqërojini personat me depresion

Duhet të dini që depresioni është një luftë që nuk fitohet brenda natës, prandaj nëse miku apo mikja juaj nuk ka dëshirë të dalë apo ndjehet pa humor mos e detyroni të dalë nëse nuk ka dëshirë. Në vend të kësaj mund ta ftoni për një drekë apo darkë dhe sigurisht duke mos e detyruar.

9. Pyetini se cilat janë problemet që e shqetësojnë

Ndryshimi i humori nuk vjen gjithnjë nga kujtimet pikëlluese apo dhimbja shpirtërore. Ka disa raste kur ndryshimi i humori nuk shpjegphet, vjen pa arsye.

10. Merruni me sport, vrap të lehtë

Sportet mund të lehtësojnë simptomat e depresionit, por ata të cilët vuajnë nga depresioni i thellë e kanë vështirësi të dalin jashtë.

Mirë është të flisni me ta dhe t'i ftoni duke u thënë: Unë do bëj një shëtitje tani, a mund të shkojmë së bashku?

11. Duhet të dini që persona të ndryshëm reagojnë ndryshe për probleme të ndryshme. Prandaj nëse keni një mik apo të afërm që vuan nga kjo sëmundje më mirë ti thoni se e kuptoni gjendjen e tyre të vështirë dhe se jeni i gatshëm për t'i ndihmuar. Suporti ka shumë rëndësi për të prekurit me depresion.

12. Kini besim se do ta kaloni këtë gjë

Depresioni lodh dhe rraskapit edhe njerëzit më të fuqishëm. Prandaj nëse doni të ndihmoni një mik më mirë t'i thoni se keni shumë besim se ai do ta kalojë këtë periudhë të vështirë në jetë dhe se do ta mbështesni plotësisht.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China