PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Farmacia" që i duhet njeriut është brenda vetë trupit
2014-08-15 09:56:05 CRI Komenti juaj Printoni

Duke ndryshuar konceptet tona për jetën; duke medituar, duke u treguar të kujdesshëm në ushqyrje, - ne mund t'i bëjnë një shërbim të madh vetes tonë, do të garantojmë një gjendje të shëndetshme, mund të jemi plot energji dhe të suksesshëm në familje, në shoqëri dhe në biznes thotë z. Ethem Ramadani.

Biznesmeni Ethem Ramadani, bashkëshorti i sopranos së njohur, Inva Mula, gjatë një interviste për Panorama Plus, ka thënë se kjo e fundit mbeti shtatzënë falë meditimit. Ramadani ka thënë se është një ushtrues i rregullt i meditimit.

Përcjellësi i denjë i Meditimit Transhendetal (MT), si mënyrë jete, si filozofi dhe si rruga drejt realizimit të çdo mundësie potenciale, z. Ramadani jep sprovat te vetja, ku, pa ndërhyrje kirurgjikale, përmes meditimit, arriti shërimin e trupit të dëmtuar gjatë aksidentit në skijim.

"Shëndet Plus" bëri një bisedë të imtësishme me z. Ethem Ramdani, i cili tregon në mënyrë të detajuar rrugën e gjatë dhe të vështirë të kërkimit, komunikimin, harmoninë e tij, njohjen e "Vetëdijës Unike", themeli dhe burimi i krijimit të çdo gjëje në univers.

Meditimit Transhendental

Rruga e Meditimit është rruga më e vlertë dhe alternativa më pa kosto e qenies njerëzore që përmes vetvetes të njohë dhe të shërojë veten.

Ai thotë se në mjekësinë tradicionale gjithçka është materiale. Kjo lloj mjekësie ka ecur në gjurmën e saj kërkimore dhe shkencore sipas filozofisë dhe mendimit njutonian, dhe të zbulimeve që janë të lidhura me zbulimin e molekulës dhe atomit. Industria farmaceutike e trajton dhe prodhon barna për trupin, të bazuar në aspektin molekular.

Për shembull, përmes aspirinës ndërhyhet në organizëm, në nivel molekular. Gjatë konsumimit të aspirinës, në kontakt me trupin, ajo krijon një molekulë të re, dhe çlirohet një energji e cila është miliona herë më e vogël sesa energjia që çlirohet në nivelin atomik apo subatomik. Rezultati i përdorimit të saj është vetëm shërimi i përkohshëm. Por, me përdorimin e barnave vijnë edhe efektet anësore, dëmet e të cilave janë të pallogaritshme. Por, padyshim barnat janë shumë të rëndësishme; sidomos në trajtimin e urgjencave, infeksioneve, ndërhyrjeve kirurgjikale, etj.

Me zbulimin dhe aplikimin e Fizikës Kuantike gjërat kanë ndryshuar në mënyra radikale. Anjshtanji bëri lëvizjen e parë në këtë drejtim, duke trajtuar dhe gjetur formulat e Energjisë dhe Masës. Mënyra e transformimit të energjisë në masë dhe anasjelltas, masës në energji, u zbulua një risi domethënëse në rrugën e formësimit të Fizikës Kuantike.

"Farmacia" që i duhet njeriut është brenda vetë trupit. Nëse truri ynë është i qetësuar dhe i medituar, ai ka një potencial të jashtëzakonshëm informacionesh dhe mund të bëjë mrekullira. Me këto informacione krijon shëndet të mirë, rezultate të mira dhe mirëqenie. Fizika kuantike na ka mundësuar që të shpjegojmë dukuri të pashpjegueshme në gjithësi apo të njohim vizionin mbi botën kuantike brenda nesh.

"Punë pak e dritë shumë"

Përmes meditimit ngadalësojmë procesin e plakjes. Paqja arrihet falë meditimit. Rruga drejt shërimit të trupit tonë.

Të gjitha mundësitë për shërimin e tij nuk janë në raftet e farmacive, por janë vetë brenda trupit të njeriut; Ne aktivizojmë këtë mundësi kuantike që ekziston brenda trupit dhe kështu bëhet e mundur shërimi i tij pa qenë e nevojshme të shkojmë te mjeku apo të marrim barna. Në thelb, njeriu nuk sëmuret, por ka shëndet të plotë.

Pra, ja që e paskemi "mjekun" brenda vetes. Trupi nuk është materie, por është energji dhe inteligjencë potenciale e pakufishme, nëse atë e aktivizojmë atë. Nëse jemi të sëmurë, aktivizojmë Vetëdijen Unike dhe kështu e shërojmë sëmundjen. Këtu nuk është si puna e makinës, që kur ka defekt, ne shkojmë te tekniku dhe hiqet pjesa e saj dhe zëvendësohet me një pjesë të re. Trupi te qenia njerëzore rikuperohet vetvetiu, falë Energjisë dhe Inteligjencë potenciale.

Në truprin e njeriut janë shtatë qendra energjitike që quhen "Chakra". Një njeri i stresuar i ka të mbyllura këto qendra; pra, ato nuk funksionojnë, nuk e nxehin universin. Të gjitha qendrat janë krijuar nga Vetëdija Unike.

Në gjendje ankthi, stresi, depresioni, pasigurie, etj., ato janë të mentalizuar dhe janë të mbyllura: Tani duhet që të dementalizohen këto qendra (chakra) duhet që t'i zhbllokojmë, t'i hapim, t'i vëmë në funksion.

Mosvibrimi i chakrave, që vjen për shkak të stresit, bëhet burimi i të gjitha sëmundjeve të rënda te njeriu.

Kur këto Chakra janë në funksion, trupi është i integruar me Shpirtin dhe me Mendjen. Secila prej tyre i përgjigjet një gjendje të caktuar që ka të bëjë me emocionet, të menduarin, të vepruarin. Ndjenjat, emocionet dhe mendimet janë të integruar.

Me anë të Meditimit arrihet ngadalësimi i procesit të plakjes së njeriut. Mjekët nuk kanë zbuluar arsyen dhe mekanizmit e procesit të plakjes. Në pamundësi, e trajtojnë si sëmundje. Shkencëtarët në universitetit Davis në Kaliforni dhe në San Francisko kanë zbuluar një enzimë që quhet telomeras, e cila nuk është njohur deri më sot, por që krijohet me anë të MT dhe ngadalëson procesin e plakjes.

Me katër vjet meditim ne e zgjasin jetë biologjike të paktën 12 vjet. Kjo lidhet me shprehjen: "Mendja pa kohë, trupi nuk plaket".

Do të mjaftonin vetëm 30 minuta meditim në mëngjes dhe 30 minuta në mbrëmje: Duke mbyllur dy sytë e ballit, ne hapim "Syrin e Mendjes" që na ndihmon për të zgjidhur situatat që na vë përballë sprovash jeta.

Pra, nuk kemi probleme, por kemi situata të caktuara që një Vetëdije nuk mund ti zgjidhë. Anjshtani thoshtë: "Vetëdija që e ka krijuar problemin, nuk mund ta zgjidhë atë, në po të njëjtën shkallë të Vetëdijes që e ka krijuar atë. Kjo vetëdija që paskemi nuk mjafton dhe do të na duhet një Vetëdije Trashedentale, e cila arrihet përmes Meditimit Transhendental".

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China