20140801OMEGA369 |
Yndyrat janë të përbëra nga shumë lloje të ndryshme acidesh yndyrore. Llojet e këtyre acideve yndyrore, shumë thelbësore në dietën tonë janë omega-3,6 dhe 9. Ato janë pjesë e membranave, që rrethojnë të gjitha qelizat e njeriut.
Hulumtuesit kanë arritur në përfundimin se acidet yndyrore, mund të kenë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjes së zemrës. Disa gjendje të lëkurës dhe probleme inflamatore, siç është artriti rheumatoid.
Peshku është një burim i shkëlqyer i acideve yndyrore të omega 3. Dy deri në tre racione peshku në javë, sigurojnë sasi të mjaftueshme të tyre. Vaji i peshkut i siguruar nga sardelet, salmoni dhe toni, përmban më shumë acide yndyrore të omega 3 sesa peshku i bardhë. Peshku i konservuar është një alternativë e përshtatshme për peshk të freskët.
Acidet yndyrore Omega 3-6-9 janë të rëndësishme për trupin e njeriut.
Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin tensionin arterial dhe reduktojnë rrezikun e infarktit, normalizojnë rrahjet e zemrës, elimin
ojnë plakjen e trurit në masën 13%, duke i dhuruar atij 3-4 vjet më shumë rini.
Acidet yndyrore që ato përmbajnë shërbejnë si rregullatorë të shumë proceseve në organizëm.
Ato ndikojnë në uljen e dhimbjeve menstruale, ku dihet se te gratë me çrregullime janë të rritura substancat inflamatore.
Acidet yndyrore Omega 3 parandalojnë sëmundjet e arterieve dhe janë kundër trombozave.
Ndihmojnë në të gjithë llojet e artriteve, si dhe në lehtësimin e migrenës dhe depresionit. Kallamarët, sepjet, karkalecat, midhjet dhe peshku renditen të parët në listën e ushqimeve stimuluese të kënaqësisë dhe mes ushqimeve afrodiziakë , frutat e detit janë më të preferuarat.
Ato kanë pak yndyrë dhe përvetësohen lehtë nga organizmi, prandaj konsiderohen si ushqim për ata që vuajnë nga arterioskleroza.
Ato përmbajnë hekur, zink, vitamina dhe glikogjen.Të gjitha të mbyllura brenda dy guaskave.
Marrja e OMEGA 3-6-9 ndikon në depresion dhe migrenë dhe është e nevojshme te gratë shtatzëna sidomos në periudhën e krijimit të trurit dhe syve të bebes së ardhshme.
Shumë i pëlqejnë për aromën e fortë të detit, të tjerë për fortësinë, shijen e mrekullueshme, por dhe për pastërtinë, sepse ushqimin dhe oksigjenin e marrin nga uji.
Perimet me gjethe jeshile, vaji i nxjerrë nga liri, kanola dhe arra, gjithashtu përmbajnë acide yndyrore omega 3.
Acidet yndyrore omega 6, janë gjetur kryesisht në ushqimet bimore të tilla si farërat, arrat dhe vajrat bimore.
1. Prodhimet e detit
Karkalecat e detit, zhivadhet freskore sepiet etj., përmbajnë të gjitha omega-3. Gjithashtu, peshku është burim i mirë proteinash dhe hekuri. Peshqit si salmon, ton, skumbri, harengë, shojzë deti dhe sardele janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Maryland, acidet yndyrore omega-3 mban të ulët nivelin e kolesterolit.
2. Arroret
Arrat janë të pasura në fibra dhe proteina dhe mbi të gjitha përmbajnë të tre acidet yndyrore omega-3, 6 dhe 9. Arrat, arrat braziliane, akazhu, lajthitë, bajamet, pekan, arrat makadam, fistiqet dhe kikirikët janë llojet e arroreve që përmbajnë këto acide yndyrore.
3. Farat e kungullit
Farat e kungullit janë burim i shkëlqyer i omega-6. Farat kanë ngjashmëri me arroret të cilat janë të pasura në fibra dhe proteina dhe disa prej tyre përmbajnë edhe omega-3 dhe omega-6 njëkohësisht.
Farat e kungullit, të lulediellit, fara liri, stikat e pishës dhe farat e susamit janë të gjitha të pasura në omega-6. Farat e kungullit dhe farat e lirit kanë gjithashtu omega-3. Asnjë nga këto fara nuk përmban acide yndyrore omega-9.
4. Vajrat
Vajrat përmbajnë lloje të ndryshme yndyrnash. Të gjitha vajrat përmbajnë omega-3, 6 ose 9. Vaji i farës së lirit përmban omega-3 dhe omega-6. Vaji i kanolës ka omega-3. Vaji i farave të rrushit, farave të kërpit, vaji i sojës etj, përmbajnë omega-6. Vaji i susamit dhe i ullirit përmban omega-9. Asnjë vaj nuk i përmban të treja acidet yndyrore njëherësh.
Avokadot dhe ullinjtë
Avokadot dhe ullinjtë përmbajnë omega-3, acid yndyror shumë i rëndësishëm për reduktimin e rrezikut të atakut kardiak dhe sulmit në tru. Avokadot janë të pasura gjithashtu në fibra dhe kalium.
Për një shëndet sa më të mirë dhe për të parandaluar sëmundjet e ndryshme mundohuni të fusni në dietën tuaj ditore ushqimet e pasura me OMEGA 3-6-9.