PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ja shenjat që tregojnë se keni mungesë vitamine B12
2014-08-01 17:30:40 CRI Komenti juaj Printoni

Një studim i fundit ka arritur në përfundimin se një në katër banorë në SHBA vuan nga mungesa e vitaminës B12. Ajo ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të nervave dhe qelizave të gjakut. Vitamina B12 ndihmon gjithashtu parandalimin e një lloji anemie që quhet anemi megaloblastk që i shkakton njerëzve lodhje dhe dobësi. Vitamina B12 është e pranishme tek mëlçia dhe veshkat.

B12 është e rëndësishme për funksionimin e nervave, sistemit tretës, vaskular dhe atij riprodhues. Rregullon prodhimin e hormoneve, forcon imunitetin, ndërton qelizat e kuqe dhe AND-në. Është e lidhur me aftësitë njohëse dhe stabilitetin emocional.

 

Pasojat që sjell mungesa e vitaminës B12

Mund të keni mungesë të vitaminës B12 për dy arsye, ose ju nuk konsumoni ushqime që kanë sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine, ose ju nuk jeni në gjendje ta absorboni atë. Meqënëse vitamina B12 ndodhet kryesisht tek prodhimet me bazë shtazore, vegjetarianët janë më të rrezikuarit nga mungesa e saj. Prandaj gjëja e parë që duhet të tregoni kujdes është dieta, mënyra si ushqeheni.

Ushqimet kryesore me vitaminë B12 janë mishi, peshku, produktet e qumështit dhe vezët. Duke ngrënë rregullisht këto ushqime do të siguroni sasinë e kësaj vitamine në mënyrë natyrale. Nëse keni mungesë të vitaminës B12 atëherë ka të ngjarë të vuani nga anemia, që do të thotë se ju keni më pak qeliza të kuqe në gjak – qeliza këto që transportojnë oksigjenin dhe rregullojnë metabolizmin që ofron energji për të gjitha funksionet e trupit. Ndoshta mund të vuani nga anemia për shkak të mungesës së hekurit, por edhe për shkak të mungesës së vitaminës B12.

 

Ndoshta ju keni mungesë të kësaj vitamine pasi trupi nuk arrin ta përthithë atë, dhe kjo mund të vijë për shkaqe të ndryshme duke nisur që nga problemet me stomakun e deri tek sëmundjet auto-imune. Po ashtu, tek personat mbi moshën 50 – vjeçare mungesa e kësaj vitamine sa vjen dhe shtohet për shkak se absorbimi ulet si pasojë e pakësimit të lëngjeve të stomakut. Ushqimi ka vështirësi për t'u përthithur nga organizmi sidomos nëse vuani nga ulcera, sëmundja Crohn, sëmundja celiake, gastriti ose nëse keni operuar stomakun. Gjithashtu disa ilaçe mund ta vështirësojnë absorbimin e kësaj vitamine nga trupin përfshi edhe metforminën apo ilacin e diabetikëve.

Gjithashtu, nëse konsumoni më shumë se 4 filxhanë kafeje çdo ditë reduktoni nivelin e sasisë së vitaminës B12

Simptomat e mungesës së vitaminës B12

Zakonisht simptomat nuk janë shumë specifike, kështu që nuk do ta kuptoni prej vitesh ndoshta se në trupin tuaj ka mungesë të vitaminës B12. Gjithashtu simptomat mund të ngatërrohen me sëmundje apo shqetësime të tjera në organizëm. Për të zbuluar këtë gjë ju duhet një analizë gjaku për të parë nivelin e kësaj vitamine. B12 njihet edhe me emrincobalamin.

 

Ja simptomat më të zakonshme:

- Lodhje dhe mungesë energjie

- Frymëmarrje të shkurtër

- Dhimbje koke

- Probleme me kujtesën apo vështirësi në përqendrim

- Zbehje lëkure

- Probleme me stomakun

-"Miza" në gjymtyrë

- Dobësi muskulare

- Luhatje humori

- Tharje goje

- Tinnitus apo tingëllim në vesh

- Vështirësi për të fjetur

Në raste të rralla mund të çojë në depresion, psikozë apo dementia. Simptomat nisin ngadalë dhe përkeqësohen me kalimin e kohës. Për shkak se vitamina B12 është e përfshirë në shumë funksione të organizmit, mungesa e saj mund të çojë në një sërë shqetësimesh apo sëmundjesh serioze. Sipas studimeve, mungesa e vitaminës B12 është e lidhur me sëmundjet kardio-vaskulare, kancerin, sulmet në tru, defektet në lindje etj.

Si ta parandaloni apo trajtoni këtë problem?

Në ditë këshillohet të merrni 2.4 mikrogramë të vitaminës B12 në ditë. Mënyra më e mirë për ta parandaluar mungesën e vitaminës B12 është konsumi i ushqimeve të duhura. Mishi, prodhimet e detit, qumështi dhe vezët të gjitha përmbajnë cobalamin.

Vegjetarianët duhet të përpiqen ta marrin këtë vitaminë përmes burimeve të tjera si qumësht bajame dhe cerealët, po ashtu edhe buka.

Një burim i mirë i kësaj vitamine është edhe spirulina – një lloj alge me ngjyrë blu në të gjelbër, një superushqim i pasur në proteina. Spirulina është e pasur gjithashtu në antioksidantë, si betakaroten (30-40 herë më shumë se karotat), selen, zink, hekur dhe vitaminë C, E dhe B kompleks, vitamina dhe minerale. Mund ta shtoni atë në formë pluhuri në lëngjet që konsumoni përditë. Do të vini re ndryshimin e ditëve kur merrni spirulina që jeni me më tepër energji, më të qartë në të menduar dhe me humor më të mirë, se sa në ditët kur nuk e merrni.

 

Arsye për të marrë spirulinën përditë.

1. Spirulina është anti-kancer, lufon shumë sëmundje, duke qënë një antioksidant i fuqishëm. Lufton aneminë, forcon sistemin imunitar dhe gjallëron organizmin.

2. Për sportistët spirulina është efektive kundër lodhjes muskulore në ndërtimin e muskujve dhe furnizon trupin me oksigjen.

3. Spirulina është e pasur me acide yndyrore esenciale (omega 3,6 dhe 9). Sidomos omega 3, i cili luan rol kryesor në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, uljen e kolesterolit të keq, uljen e depresionit, artritit, osteoporozës dhe diabetit. Peshku shpesh është njohur për përmbajtjen e tij me omega, të cilat i marrin nga algat e tilla si Spirulina.

Ushqimet më të mira, burim i shkëlqyer i vitaminës B12 janë sardelet, saloni, toni, karkalecat, mishi i viçit, i qengjit, kosi, qumështi, vezët, mishi i pulës, i gjelit të detit, djathi etj

Vitamina B12 është një vitaminë tepër e rëndësishme që nuk duhet ta lini pa marrë gjatë ditës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China