PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bimët kineze, efikase për trajtimin e shumë sëmundjeve
2014-07-22 16:32:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në mjekësinë kineze përdoren mijëra bimë për parandalimin dhe kurimin e sëmundjeve, ato janë ilaçe natyrore. Përdorimi i këtyre bimëve tradicionale ka një histori disa mijëravjeçare. Po cilat janë disa nga bimët kineze dhe pse përdoren ato?

1. Fuqia e manit të kuq

Kokrrat "Goji" rriten në rajonet me klimë subtropikale të Kinës. Kokrrat e manit të kuq kinez i gjejmë të thata dhe në ngjyrë të kuqe.

Mani i kuq "Goji" është përdorur nga mjekët në Kinë e Indi për mbi 6000 vjet për shume probleme me shëndetin. Kinezët i përdorin këto kokrra për të kuruar sëmundje si diabeti, tensioni i lartë i gjakut, si dhe problemet me shikimin. Ashtu si dhe shumë frutat të tjera të pyllit manat goji përmbajnë një përqindje të lartë antioksidantësh, të cilët ndihmojnë në parandalimin e kancerit apo sëmundjeve të zemrës, duke eleminuaar radikalet e lira nga trupi.

Mani "goji" është i pasur me vitaminë A. Shumë studime sot e cilësojnë manin e kuq si frutin e qetësisë shpirtërore dhe mendore, të lumturisë, dhe të gjumit të mirë.

Kokrrat "Goji" kanë shije të ëmbël dhe janë me ngjyrë të kuqe të errët. Këto fruta kanë efekte tejet shëruese për trupin. Ato bëjnë pjesë në kategorinë e ushqimeve më të shëndetshme në botë. Për mbi 2 mijë vjet, kinezët kanë përdorur kokrrat "goji" për vetë të mirat që sjell ky frut në organizëm. Përfitimi kryesor që kemi nga ky frut lidhet me jetëgjatësinë, pasi përmban shumë antioksidantë. E mbron plotësisht trupin nga radikalet e lira dhe mënjanon problemet me lodhjen

2. Xhenseni, bima që lufton impotencën

Xhenseni (Ginseng) është një tjetër bimë e çmuar në Mjekësinë Tradicionale Kineze, gjë që është pranuar gjerësisht edhe nga perëndimi për rritjen e imunitetit, për ruajtjen dhe ngritjen e energjisë dhe për të luftuar impotencën. Mjekësia kineze e përdor xhensenin për reduktimin e stresit, përmirësimin e kujtesës, rregullimin e sheqerit në gjak etj.

Të mirat e xhensenit nuk mbarojnë këtu. Kjo bimë është është përdorur tradicionalisht për të luftuar kancerin. Studimet kanë treguar se ekstrakti i xhensenit ka potencial në parandalimin e kancerit të fytit, mushkërive, stomakut dhe mëlcisë. Kjo bimë është dhe shpresë e re për ata të cilët vuajnë nga impotenca.

3. Bima "Corydalis", kundër dhimbjeve

Një bimë e përdorur prej shekujsh në mjekësinë kineze për të qetësuar dhimbjet mund të ndihmojë për të shëruar dhimbjet kronike, bënë të ditur hulumtuesit kinezë dhe amerikanë javën e kaluar.

Bima "Corydalis", e cila i përket familjes së lulëkuqes, përmban në rrënën e saj një përbërje që ul dhimbjen, e njohur si dehydrocorybulbine (DHCB), shkruhet në revistën amerikane Biologjia.

"Ky analgjezik vepron mrekullisht kundër 3 lloje dhimbjesh tek njerëzit, përfshi dhimbjet akute, inflamatore dhe neuropatike ose dhimbje kronike."

Bima "Corydalis" rritet kryesisht në lindje të Kinës. Ajo përdoret gjithashtu për trajtimin e dhimbjes së kokës dhe dhimbjes së mesit.

Hulumtuesit pane se "Corydalis" vepron në mënyrë të ngjashme me morfinën.

Lajmi i mirë qëndron se kjo bimë nuk e humb efektivitetin e saj me kalimin e kohës siç ndodh me morfinën.

"Ne kemi medikamente të mira për dhimbjen akute: psh, kodeinën dhe morfinën," tha njëri prej studiuesve "Për dhimbjet inflëamatore kemi aspirinën dhe shumë analgjezikë të tjerë, por nuk kemi medikamente të mira për dhimbjen kronike."

Megjithëse ekzistojnë shumë forma të kësaj bime on-line, studiuesit theksojnë se më pare duhet të këshilloheni me mjekun.

4. Shihu, bima kineze për stomakun dhe zorrët

Shihu është një bimë kineze që ka përfitime terapeutike, ruan shëndetin e stomakut dhe kockave dhe rigjeneron veshkat.

Shihu është një bimë që ka lule shumë të bukura. Kjo bimë ka 2,000 vjet që përdoret nga Mjekësia Tradicionale Kineze.

Në kulturën kineze, ushqimi përdoret edhe si ilaç. Sidomos kantonezët hedhin në supë barna për të ruajtur shëndetin.

Në lashtësi shihu renditej në vendet e para përsa i përket të mirave që sjell për organizmin. Në listën e bmëve më të mira kineze futen dhe rrënjët e lotusit; xhenseni; kërpudhat, xhenxhefili etj.

Sipas kinezëve bima shihu forcon organet e brendshme, sidomos stomakun dhe zorrët.

Pas konsumit të kësaj bimëve njerëzit do të kenë nxehtësi në stomak, madje dhe në këmbë. Disa kinezë të vjetër pohojnë se shihu qartëson shikimin.

5. Kinezët i luftojnë gurët në veshka dhe tëmth me Desmodium

DESMODIUM është një bimë tepër e popullarizuar në Mjekësinë Tradicionale Kineze për trajtimin e gurëve në veshka dhe tëmthit. Forma e gjetheve duket si një monedhë e lashtë kineze, për këtë ka marrë emrin "jinqian cao".

Thuhet se para se kjo bimë të zbulohej nuk kishte anjë kurë efektive për gurët në veshka dhe tëmth.

Për një efekt sa më të mirë këtë bimë mund ta hidhni në supë jo më shumë se 25g desmodium, ose mund ta pini në formë çaji gjatë ditës.

6. Xhenxhefili, bima kundër kollës dhe shumë problemeve me ftohjes

Sipas studimeve të mjekësisë moderne, substancat tek xhenxhefili nxisin djersitjen, ulin temperaturën dhe kthjellojnë mendjen. Konsumi i kësaj bime mund të lehtësojë lodhjen, pafuqishmërinë, eviton anoreksinë, pagjumësinë, dhimbjen e barkut dhe simptoma të tjera. Në stinën e nxehtë të verës pakësohet sekretimi i pështymës dhe i lëngut të stomakut, dhe kjo do të ndikojë tek oreksi. Nëse konsumoni pak xhenxhefil gjatë vaktit, do të keni hapje oreksi.

Xhenxhefili njihet si nga mjekësia kineze ashtu edhe nga ajo perëndimore se ndalon dhimbjen e barkut të shkaktuar nga gastriti, ulçera e stomakut dhe zorrëve. Kur keni probleme me të përzierat, aciditet të lartë në stomak, ndjenjë të shpeshtë urie, mund të konsumoni çaj xhenxhefili (zieni ujin me 50 gramë xhenxhefil) dhe ky çaj mund të eleminojë këto simptoma. Një fjalë tjetër e urtë popullore kineze për këtë bimë është se "nëse përgatisni xhenxhefil në shtëpi, mos u merakosni për sëmundjet e lehta."

7. Bima çudibërëse tibetiane " lotus dëbore"

Rritet në zonat me dëborë në mijëra lartësi në Rajonin Autonom të Tibetit, lotusi i dëborës është një bimë detoksifikuese që përdoret për shumë probleme në organizëm, dhe me të drejtë është quajtur bimë çudibërëse.

Studimet e farmakologjisë moderne kanë treguar se lotusi i dëborës ka veti antibakteriale, anti-inflamatore, ka veti analgjezike, lufton kancerin dhe klinikisht është përdorur për të trajtuar bronkitin kronik.

Kjo bimë ka gjithashtu efekte të tjera, lehtëson tendosjen e muskujve, trajton ulcerën dhe është e pasur në proteina dhe aminoacide. Falë gjithë përbërësve që përmban kjo bimë forcon imunitetin, largon lodhjen dhe vonon plakjen.

Kjo bimë gjithashtu rregullon ciklin menstrual dhe ndalon gjakderdhjen. Trajton impotencën, problemet me kyçet dhe gjunjtë, artritin reumatik, ciklin e çrregullt menstrual etj.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China