PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
5 mënyrat si të shpëtoni lidhjen tuaj
2014-07-22 16:32:48 CRI Komenti juaj Printoni

Familjet e lumtura punojnë shumë për harmoninë! Sado që ta doni dikë, lidhjet kanë sfidat e tyre.

Kjo nuk është e vërtetë vetëm për lidhjet romantike, por edhe për marrëdhëniet e tjera me miqtë dhe kolegët. Megjithëse çiftet mund ta duan marrëzisht njëri-tjetrin dhe kanë vite në lidhjen e tyre, ka dhe mosmarrëveshje.

Ja disa këshilla për një lidhje më të mirë

1. Komunikoni

Komunikimi është gjëja më rëndësishme për të patur një marrëdhënie të suksesshme.

Mendohuni për një moment. Mendohuni për kohën kur marrëdhënia juaj kishte vështirësi. A i keni fshehur ndjenjat tuaja të vërteta apo i keni shprehur ato? A keni mundur të komunikoni apo vetëm sa jeni irrituar me njëri-tjetrin?

Ja disa teknika për të përmirësuar komunikimin tuaj

- Kur keni një zënkë më mirë ndaloni përpara se gjërat të dalin jashtë kontrollit. Edhe nëse jeni tepër i nevrikosur numëroni deri në 10. Flisni me njëri –tjetrin kur gjërat të jenë qetësuar.

- Flisni për mënyrën se si ndiheni pa e sulmuar partnerin, dhe pa e akuzuar.

- Jini të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë. Mos akumuloni inate të brendshme. Mos u përpiqni që nga jashtë të tregoheni të këndshëm, ndërkohë që nga brenda të keni inat të akumuluar.

- Bëhuni dëgjues i mirë. Dëgjojeni partnerin kur flet dhe jini të duruar

- Nëse gjatë një zënke dikush prej jush ngre zërin, mundohuni të ruani qetësinë. Edhe nëse thuhet ndonjë fjalë e tepërt mos iu përgjigjni. Duke qëndruar të qetë ju nuk i jepni rast situatës të dalë nga kontrolli.

- Kërkoni ndjesë nëse është faji juaj.

2. Krijoni kujtime të bukura

Lidhjet mund të jenë tepër të vështira nëse nuk investohet në të. Thonë se armiku numër një që shkatërron një lidhje është rutina.

Gjeni kohë të dilni së bashku

- Hani një drekë në restorantin tuaj të preferuar

- Shkoni për një shëtitje në park ose përgjatë bregdetit

- Fikni televizorin dhe luani lojëra së bashku.

- Shkoni në një party së bashku

- Shkoni në një panair, muze apo pika të tjera interesante që nuk keni qenë më parë.

A vazhdoni t'i dërgoni njëri-tjetrit mesazhin e mëngjesit "Mirëmëngjes" apo " Natën e mirë" ? Jini më pozitivë dhe buzëqeshni më shumë.

3. Falni

Falja nuk është vetëm për personin që po falni, por edhe për ju. Kur nuk falni dikë, ju mbani në vetvete peshën e negativitetit dhe kjo nuk është e mirë.

Megjithatë të falësh nuk do të thotë të harrosh. Kini kujdes që kur jeni i mërzitur me dikë mos i kujtoni ngjarje të së shkuarës nëse e keni falur njëherë.

Të falësh kërkon punë. Mund të jetë me të vërtetë e vështirë të falësh dikë, veçanërisht dikë që mund t'ju ketë thyer zemrën. Sa më shumë të falni aq më e lehtë është të falni përsëri.

4. Respekto lirinë e tjetrit

Akullorja është shumë e shijshme, por nëse hani shumë mund të keni dhimbje barku.

Nuk ka rëndësi se sa shumë e doni dikë, askush nuk do të qëndrojë me dikë tjetër 24 në 7. (24 orë në ditë në 7 ditë të javës). Respekto edhe lirinë e partnerit dhe lëreni të "marrë frymë". Të gjithë ne kemi përgjegjësira në jetë- punë/shkollë. Mos prisni që dikush të shpenzojë kohë me ju nga mëngjesi në darkë.

Nëse jeni gjithmonë në pritje për t'ju telefonuar apo për të dalë kjo do të thotë që nuk po merreni me aktivitete të tjera dhe ndiheni të mërzitur. Gjeni aktivitetet që ju pëlqejnë, ruani personalitetin tuaj, interesat tuaja qëllimet dhe dëshirat. Nuk do të thotë që për të gjitha gjërat të përfshihen edhe persona të tjera, ka gjëra që mund t'i bëni edhe vetë.

Ka raste kur burri punon me orë të zgjatura dhe gruaja qëndron në shtëpi dhe merret me rritjen e fëmijëve. Gruaja, duke qëndruar gjithë kohën me fëmijën e saj nuk ka kohë për të dalë apo për t'iu përkushtuar më tepër burrit të saj. Nga ana tjetër, burri i lodhur nga një ditë e gjatë pune nuk ka dëshirë të dalë apo të argëtohet. Dhe këtu nisin problemet, marrëdhënia bëhet e trishtë, rutina që mbush ditët një nga e një.

Marrëdhëniet më të mira apo martesat e suksesshme kërkojnë kohë, punë dhe përkushtim. Po ashtu të përpiqesh për lumturinë e partnerit, ta ndihmosh atë të ngrihet shpirtërisht dhe intelektualisht, mund të jetë një nga sekretet e një lidhjeje të suksesshme.

Gjeni se çfarë e lumturon partnerin, kuptoni pse e bën të lumtur kjo gjë, dhe mbështeteni atë.

Gjithashtu jini vetvetja dhe në rast nevoje kërkoni ndihmë. Duke i bërë gjërat të gjitha vetë do të lodheni dhe frustroheni. Lërini të tjerët të jenë pjesë e problemit tuaj dhe për t'ju ndihmuar.

Në fund duhet të kuptoni që nuk mund të keni një marrëdhënie perfekte me të gjithë. Edhe marrëdhëniet me personat e afërt mund të jenë me probleme. Duhet të pranoni faktin që nuk mund të keni një marrëdhënie të mirë me të gjithë, por përsëri mundohuni të jeni sa më të sjellshëm. Nëse ruani një qëndrim pozitiv do të shihni që jeta nuk do të jetë aq e vështirë sa e kishit menduar.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China