PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse kinezët përdorin milingonat, gjarpërinjtë dhe krimbat në mjekësi?
2014-07-22 16:32:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në çdo farmaci tradicionale kineze, një nga gjërat që të bën më shumë përshtypje janë përbërësit—Në fakt disa prej tyre janë pak të çuditshme: si gjarpërinj, krimba. milingona, akrepa etj.

Po pse përdoren këta përbërës të çuditshëm dhe a kanë vërtetë efekt në trajtimin e sëmundjeve? A duhet të mësojë mjekësia Perëndimore nga ajo e Lindjes?

Marrim për shembull, gjarpërinjtë. Në mjekësinë kineze ato përdoren për rregullimin e niveleve të energjisë dhe për të trajtuar imunitetin e dobët si dhe për lëkurën.

Çdo pjesë e gjarprit është e vlefshme në mjekësinë kineze. Përdorimi i tij në mjekësinë kineze ka një histori mijëravjeçare dhe në shumë libra klasikë të Mjekësisë Tradicionale Kineze përmendën efektet e tij.

Kobrat, nëpërkat, zaocys, etj mund të kurojnë me efektivitet reumatizmën, artrtin, diabetin, poliomelitin akut, problemet me lëkurën etj.

Ndërkohë, helmi i gjarprit largon kollën dhe parandalon kancerin.

Disa pjesë të gjarprit kur përdoren së bashku me formula të tjera të mjekësisë kineze kanë një efekt më të madh kundër infertilitetit.

Për më tepër, vaji i gjarprit përdoret gjerësisht në kozmetikë. Sipas statistikave mjekësore, vaji i gjarprit ndihmon shumë kundra fryrjeve dhe të gjitha problemeve me lëkurën si ekzemat etj.

Vera e gjarprit ka një histori shumë të gjatë në Kinë. Zakonisht vendoset 500g gjarpër në 4,000ml verë apo pije të tjera me qëllim që helmi i tij të mos jetë toksik. Vera e gjarprit është provuar të jetë shumë e mire për shëndetin. Në fakt, vera e gjarprit forcon imunitetin, hap oreksin, çliron tendosjet e muskujve dhe të jep energji

Në Dinasntinë Tang, një fshatar vuante nga një sëmundje e tmerrshme e lëkurës. Pasi konsumoi verë, lëkura e tij u shërua plotësisht. Të gjithë u habitën nga ky ndryshim. Më pas një gjarpër u zbulua në fund të fuçisë. Dhe pikërisht nga ky moment kinezët zbuluan se gjarpri lufton sëmundjet e lëkurës!

Li Shizhen jetoi nga viti 1518 deri në vitin 1593 dhe ishte një nga mjekët më të njohur kinezë. Ai bëri disa hulumtime mbi gjarpërinjtë dhe gjeti se këto specie mund të përdoren për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës dhe irritimeve.

Fermeri Zhang Changmeng, kur ishte fëmijë vuante nga artriti reumatoid. Pasi konsumoi verë gjarpri, 2 vjet më vonë u shërua.

"Pluhuri i gjarprit ndihmon jo vetëm për lehtësimin e simptomave të artritit," këmbëngul Zhangu, "por eleminon gjithashtu toksinat, pastron lëkurën dhe ju mban të rinj."

Për të bërë pluhur gjarpri, merret lëkura e tij dhe piqet në temperaturë të ulët dhe më pas grihet në copa të imta. Pak a shumë kjo është mënyra si përgatitet ky pluhur.

Mjekët kinezë thonë se Vitiligo përdoret për trajtimin e akneve dhe problemeve të tjera me puçrrat në lëkurë, ndërsa Zaocys për dhimbjet e mesit dhe të këmbëve.

Por, nuk duhen harruar dhe pjesët e tjera të gjarprit.

Fshikëza e tëmthit tek gjarprinjtë, për shembull, ka madhësinë e një fasuleje soje dhe është zbuluar se ka shumë efekt për shikimin e dobët

Milingonat

Perandori Qianlong konsumonte milingona të zeza dhe ai ishte perandori më i lumtur në historinë e Kinës. Ai vdiq në moshën 89-vjeçare, ndërkohë që pranoi se rinia e tij i detyrohej dietës.

Ai u frymëzua nga libri më i famshëm në Kinës për mjekësinë, libër i Li Shizhen.

Li shkruan se milingonat e zeza "pasurojnë energjinë chi, zbukurojnë lëkurën, vonojnë plakjen dhe rregullojnë energjinë në veshka."

Receta e preferuar e perandorit ishte milingona të skuqura me stika pishe. Kjo është mënyra më e mirë për të ngrënë insektet, dhe sot mund të gjendet në restorante në Kinë.

Li Yanjun ka shitur milingona prej dekadash. Ai thotë se "Milingonat janë të ushqyeshme dhe të shëndetshme".

Milingonat në Kinë mund të futen në verë ashtu si dhe gjarpërinjtë. Kinezët thonë se 40ml në ditë nga ky kokteil ju ndihmon për artritin dhe ndoshta mund të jetë një afrozodiak shumë i mirë.

Granny Chen, konsumon milingona për të njëjtën arsye që i konsumonte dhe perandori Qianlong: rininë. "Flokët tuaja do të bëhen nga gri, të zeza," thotë ajo.

Raftet e farmacive tradicionale kineze janë të mbushura me gjëra të çuditshme sidomos për ne të huajt—tranguj deti, krimba etj

-Një tjetër ilaç legjendar është ai i përgatitur nga krimbat e tokës.

Në Kinë, këta nuk njihen me emrin krimba por si: "Dragonjtë e Tokës".

Përdorimi i krimbave nisi nga perandori Taizu i dinastisë Song. Gjatë kohës së sundimit të tij ai pati një rast të rëndë herpesi. Mjekët më të mirë u munduan të gjenin një kurë për të, por pa sukses.

Më në fund një mjek jo aq i famshëm sa mjekët e perandorit gjeti një kurë. Ai mori dy krimba toke i lyu me mjaltë dhe sheqer dhe i la në një enë në diell.

E përdori këtë trajtim mbi plagët e perandorit, i cili për herë të parë ndjeu një çlirim.

Për hir të kësaj perandori u dha një emër të ri krimbave duke i quajtur jo krimba toke por "Dragonj toke."

Li Shizhen besonte se krimbat eleminojnë zjarrin e brendshëm, trajtojnë mushkëritë dhe lehtësojnë astmën, po ashtu eleminojnë dhimbjet në kyçe dhe kurojnë problemet me lëkurën.

Për të gjitha këto arsye, kinezët ende dhe sot i përdorin metodat e vjetra për të trajtuar sëmundjet.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China