PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pse duhet të pimë kakao dhe të hamë çokollatë të zezë
2014-06-13 16:55:33 CRI Komenti juaj Printoni

Në Mjekësinë Tradicionale Kineze farat e kakaos nëse piqen, bëhen pluhur dhe treten në ujë, trajtojnë ethet, pafuqishmërinë dhe probleme të tjera në organizëm. Studimet e fundit lidhur me përfitimet e kakaos kanë arritur në përfundimin se kakao qoftë pije apo ushqim ka veti antikanceroze, lufton rrudhat dhe plakjen, është antioksidant i shkëlqyer dhe ka veti anti-mikrobiale. Po ashtu kakao ka veti të eleminojë depresionin, të luftojë stresin dhe të forcojë sistemin imunitar.

Konsumi i rregullt i kakaos mund të ndihmojë për dobësimin, pasi ka aftësi të përshpejtojë metabolizmin (njësoj si çaji jeshil). Kakao i papërpunuar dhe çokollata e zezë janë afrozodiakë që ndihmojnë në rritjen e libidos tek femrat dhe meshkujt. Ndoshta kjo është arsyeja pse çokollata konsiderohet gjerësisht si një nga "dhuratat e të dashuruarve ".

Studimet më të fundit tregojnë se kakao ka ndikim pozitiv në tensionin e gjakut, për shëndetin e zemrës falë antioksidantëve dhe efekteve anti-inflamatore.

Flavonoidet që gjenden tek kakao dhe çokollata sjellin përfitime psikologjike në trup. Substancat tek kakao janë lidhur me trajtimin e dementia-s dhe sulmeve në tru, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Kakao është një bateri e mirë për organizmin duke ulur ndjeshëm riskun e sëmundjeve kardiovaskulare. Ai gjithashtu përmirëson funksionin e trurit tek të moshuarit falë substancave që përmban.

Një sasi e mirë e flavonoideve si katekina, epikatekina dhe procyanidins mund të përfitohen nga konsumi i kakaos.

Kakao është një pemë tropikale, e cila e prodhon çokollatën e gjithë botës në formë të papërpunuar, pa yndyrë, sheqer dhe elemente tjera të shtuara.

Pema e kakaos rritet në disa rajone të caktuara të botës, natyrisht duke përfshirë Meksikën dhe Amerikën e Jugut ku edhe vjen pjesa ma e madhe e kakaos. Pema e kakaos rritet në zona tropikale me kombinim të duhur të klimës, temperaturës dhe disa faktorëve tjerë mjedisorë.

Kakao është e mbushur me vitamina dhe antioksidantë që e bëjnë atë pothuajse një superushqim natyral. Tek kakao gjejmë antioksidantë, mineralet kryesore si magnez, kalcium, hekur, zink, bakër, kalium dhe mangan si dhe vitaminat A, B1, B2, B3, C, E të cilat ndikojnë në përmirësimin eqarkullimit të gjakut, kundër plakjes, kundër yndyrnave në gjak etj.

Edhe pse kakao dhe çokollata e kakaos është shumë ushqyese dhe e shëndetshme, ajo mund të jetë e dëmshme për shëndetin nëse nuk konsumohen në masë, pasi mund t'ju shtojnë në peshë për shkak të përbërësve gjatë përpunimit.

Në jetën e përditshme përdorimi i kakaos ndihmon për të rivendosur gjallërinë intelektuale te njerëzit me aftësi të kufizuara njohëse.

Përdorni ato produkte që përmbajnë 80 % kakao dhe mos harroni sa herë që të ndiheni pa humor konsumoni një copë çokollatë të zezë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China