20140530susami_pj1 |
Susami është një nga farat më të vjetra në botë me një histori mbi 5000- vjeçare. Ai është burim i shkëlqyer i kalciumit dhe magnezit, megjithatë mjekët kinezë sot theksojnë rëndësinë e madhe që ka kjo bimë për shumë probleme në organizëm. Farat e susamit mund të jenë të bardha, të zeza ose ngjyrë kafe.
Farat e susamit të zi janë përdorur tradicionalisht për shekuj me radhë në mjekësinë aziatike, po ashtu janë edhe një pjesë e pandashme e kuzhinës.
Ai përdoret përditë në gatimet e ndryshme dhe vaji i tij gjen përdorim të gjerë në sallatë. Susami, sot renditet përkrah me mjaltin, shafranin e Indisë, hudhrën, xhenxhefilin etj.
Në krahasim me susamin e bardhë, susami i zi përmban më shumë kalçium.
Susami i zi është i pasur me vitaminë B, antioksidantë, kalcium, bakër, zink, magnez, etj.
Ai përdoret për përmirësimin e shëndetit të zorrëve. Në mjekësinë kineze susami përdoret për shëndetin e veshkave dhe të mëlçisë, po ashtu dhe për problemet me tretjen.
Ai mund të përdoret gjerësisht në supa, sallata, apo dhe si dekoracion për shumë ushqime dhe ëmbëlsira.
Mjekësia kineze thekson gjithashtu se susami i zi forcon muskujt dhe kockat. Ruan shkëlqimin e flokëve si dhe shërben për një shikim të mirë. Susami i zi përmban vitaminë E dhe kalcium, si dhe përbërës të tjerë.
Farat e susamit janë përdorur për qëllime mjekësore për shkak të vetive të tyre ushqyese. Këto fara janë të pasura me kalcium, hekur, bakër, zink, proteina, fosfor, vitaminë E dhe B1, fibra dhe mangan.
Farat e susamit të freskëta janë të efektshme për të luftuar çrregullimet e zorrëve, shtojnë qumështin e gjirit te nënat e reja dhe rregullojnë ciklin menstrual.
Susami, gjithsesi, e meriton të jetë në të njëjtin grup me hudhrën, mjaltin, shafranin e Indisë, xhenxhefilin etj.
Vaji i susamit gjithashtu ka efekte tepër të mira për shëndetin, sidomos për të kontrolluar diabetin e tipit 2.
Farat e susamit janë veçanërisht të pasura me acide omega-3, acid ky që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq në gjak, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Susami është një burim i mirë i vitaminave B kompleks, acidi folik, vitamina B1, vitamina B6 dhe riboflavina.
Vetëm 100 g susam përmban rreth 25 për qind të kërkesës ditore për acid folik. Ky acid është i domosdoshëm për sintezën e ADN-së, si dhe tepër i i domosdoshëm për femrat shtatzënë, pasi mund të parandalohet dëmtimi trurit tek foshnjat. Acid folik përmbajnë gjithashtu kikirikët. Prandaj gjatë shtatzënisë hani kikirikë dhe gjalp kikiriku.
Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë elementë që i gjejmë tek farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç për kockat, ruajnë shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut si dhe rregullojnë punën e muskujve dhe të zemrës.
Një nga vlerat më të mëdha të vajit të susamit është se ai përmirëson efikasitetin e ilaçeve që përdoren për të mbajtur nën kontroll diabetin e tipit 2. Nga një studim i kryer së fundmi ka rezultuar se konsumi i përditshëm i vajit të susamit ul tensionin e gjakut, nivelin e sheqerit në gjak si dhe parandalon sëmundjet e sistemit kardiovaskulare.
Susami është parë i dobishëm edhe kundër gurëzave të dhëmbëve. Prej mijëra vjet kjo farë e vogël është përdorur për ruajtjen e shëndetit të gojës. Parandalon rënien e dhëmbëve, aromën e pakëndshme të gojës, gjakderdhjen e mishit të dhëmbëve, fytin e thatë si dhe forocn mishin e dhëmbëve. Po ashtu, nga studimet ka rezultuar se vaji i susamit është i mirë për reduktimin e gurëve të dhëmbëve.
Vaji i susamit nuk përdoret vetëm për sallatë apo në gatime të ndryshme, por mund të përdoret edhe për të ushqyer lëkurën dhe për ta bërë atë sa më të shkëlqyeshme.
Falë sasisë së konsiderueshme të vitaminës E, vaji i susamit mund të parandalojë krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe plakjen e lëkurës. Zinku në vajin e susamit lehtëson irritimin e lëkurës, shëron aknet dhe puçrrat. Po ashtu, nxit shërimin e plagëve dhe shëron çrregullimet e lëkurës.
Përfitime të tjera nga vaji i susamit
Një gotë vaj susami përmban mbi 3 gramë vitaminë E dhe 29 mikrogramë vitaminë K, përkatësisht 15 dhe 37% të kërkesës ditore bazuar në 2 mijë kalori. Vaji i susamit në Indi është përdorur për mijëra vite për kurimin e hepatitit, diabetit dhe migrenës. Një studim i kolegjit Maharishi në SHBA tregoi se vaji i susamit është një përbërës efektiv për të trajtuar psoriazën, zbokthin, dhe mykun.
Gjatë historisë së zhvillimit shumëvjeçar, në mjekësinë e kombësisë Hui janë krijuar një sërë kurash popullore.
Recetat popullore të kombësisë Hui karakterizohen nga mjekimi njëkohësisht me barna dhe ushqime. P.sh. vaji i susamit i përzier me sodë mjekon kapsllëkun.