20140530patatjaembelpj2 |
Patatja e ëmbël ka një ngjashmëri të madhe me pankreasin dhe gjithashtu nxit funksionimin e shëndetshëm të këtij organi. Këto lloj patatesh janë të pasura në beta karoten, i cili është një antioksidant fuqishëm që mbron të gjitha indet e trupit, duke përfshirë pankreasin nga dëmtimet që lidhen me kancerin ose plakjen"- thonë shkencëtarët.
Kur diagnostikoheni me diabet mjeku do t'ju thotë të qëndroni larg disa ushqimeve. Sidomos atyre ushqimeve që kanë përmbajtje të lartë karbohidratesh, po ashtu larg ëmbëlsirave, makaronave, bukës, orizit, cerealëve të mëngjesit me sheqer dhe pijeve të tjera që mund të rrisin nivelin e sheqerit në gjak vetëm pak minuta pas ngrënies. Me kalimin e kohës, kjo mund të dëmtojë enët e holla të gjakut dhe mund të çojë në sëmundje zemre, verbërim, sëmundje veshkash, sulm në tru etj.
Diabetikët mund të konsumojnë në dietën e tyre karbohidrate të cilat treten më ngadalë, si ato perime që nuk përmbajnë niseshte, po ashtu mund të konsumojnë fruta të freskëta, arra dhe pataten e ëmbël për të qëndruar sa më të shëndetshëm dhe për të mos përkeqësuar më tej sëmundjen e tyre.
Nëse krahasojmë pataten e zakonshme me pataten e ëmbël, niveli i glicemisë është tepër i lartë tek patatet e bardha, pavarësisht nëse ato janë të pjekura, të skuqura apo të gatuara gjellë. Kjo do të thotë se karbohidratet e tyre shndërrohen menjëherë në sheqer, që ndikon në nivelin tuaj të gjakut. Pra, evitoni konsumin e patates nëse vuani nga diabeti. Nga ana tjetër indeksi glicemik tek patatja e ëmbël është më i ulët, që ndihmon diabetikët të mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit.
"Të konsumosh patate të ëmbël në sasi të konsiderueshme do t'ju ndihmojë të ruani nivelet normale të sheqerit në gjak dhe të qëndroni të shëndetshëm.
Një patate e ëmbël mesatare përmban 26 gramë karbohidrate, një pjesë e të cilave janë fibra. Fibrat nuk shtojnë nivelin e sheqerit në gjak.
Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit rekomandohet që të konsumoni më pak se 45 - 60 gram karbohidrate çdo vakt, që përkthehet se ju mund ta përfshini pataten e ëmbël lehtësisht në planin tuaj dietik. Për shembull, ju mund të konsumoni një patate të ëmbël mesatare e cila ka 22 gramë karbohidrate, duke shtuar ushqime të tjera që nuk kanë përmbajtje karbohidratesh siç janë salmoni, brokoli dhe gjalpi. Po ashtu në vaktin tuaj mund të shtoni kosin dhe boronicën. Konsumoni kos çdo ditë. Në mes të vakteve diabetikët mund të konsumojnë mollë jeshile me pak kanellë sipër. Është mënyra më e mirë natyrale për të ulur sheqerin.
Patatet e ëmbla janë një zgjidhje shumë e mirë për diabetikët. Mund t'i piqni në furrë derisa të zbuten dhe më pas i konsumoni.
Patatja e ëmbël është një burim i shkëlqyer i mineraleve siç është kaliumi dhe magnezi të cilat mund ta reduktojnë tensionin e lartë të gjakut.
Githashtu ajo mund të ndihmojë tepër në uljen e nivelit të stresit, sepse plotëson kërkesat e trupit sidomos në gjendje stresi. Patatet e ëmbla janë të pasura me betakaroten, vitamina të tjera dhe fibra që e ndihmojnë organizmin t'i shpërbëje karbohidratet në mënyrë të ngadaltë dhe të vazhdueshme.
Përfitimet e tjera nga patatja e ëmbël
Patatet e ëmbla kanë shije të mirë dhe janë më të shëndetshme se patatet e zakonshme.
1. Kanë përmbajtje të lartë të vitaminës B6, e cila ndihmon në ruajtjen e glukozës në gjak.
2. Patatja e ëmbël është burim i mirë i vitaminës C. Ndërkohë që shumica prej nesh e dinë që vitamina C është e rëndësishme kundër gripit dhe viruseve. Po ashtu kjo vitaminë ka rëndësi tepër të madhe për kockat, dhëmbët, tretjen dhe shëndetin e qelizave të kuqe të gjakut. Ndihmon në shërimin e shpejtë të plagëve, prodhon kolagjen i cili ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës, duke na mbajtur të rinj. Vitamina C tek patatja e ëmbël mbron trupin nga toksinat.
3. Patatet e ëmbla përmbajnë vitaminë D që është shumë e domosdoshme për sistemin imunitar dhe për të gjithë organizmin në përgjithësi. Si vitaminë dhe hormon, vitaminën D trupi e prodhon nëpërmjet rrezeve të diellit. Vitamina D luan një rol të madh në nivelet tona të energjisë, humorit, si dhe ndihmon në shëndetin e kockave, zemrës, nervave, lëkurës dhe dhëmbëve dhe mbështet gjendrën e tiroides.
4. Patatja e ëmbël përmban hekur. Pjesa më e madhe prej nesh e dinë që trupit i duhet hekur për prodhimin e qelizave të bardha dhe të kuqe, kundër stresit dhe për funksioninm e mbarë organizmit.
5. Patatja e ëmbël është një burim i mirë i magnezit, që është minerali i relaksit dhe i anti-stresit. Magnezi është i domosdoshëm për arterie të shëndetshme, gjakun, kockat, zemrën, muskujt dhe sistemin nervor.
Magnezi është një mineral thelbësor për funksionimin e trupit tonë dhe është i nevojshëm për më shumë se 300 reaksione biokimike në trup. Ai ndihmon në funksionin normal të muskujve dhe nervave, në rregullimin e temperaturës së trupit, regullon tensionin e gjakut dhe shumë i domosdoshëm për shëndetin e kockave dhe thonjve.
Magnezi është i rëndësishëm gjithashtu për sintezë të proteinave dhe përmirëson funksionin paratiroidal. Së bashku me vitaminën B6 mbështet punën e sistemit kardiovaskular, kockat dhe kujtesës.
Magnezi gjithashtu ndihmon në parandalimin e osteoporosës, pagjumësisë, hipertensionit, lehtëson migrenën, gurët në veshka etj..
Magnezin e gjejmë tek arrat, bajamet, drithërat, peshku dhe perimet me gjethe jeshile. Në fakt nevojat ditore për magnez nuk mund të plotësohen vetëm nga marrja e ushqimit, prandaj dietologët rekomandojnë që të merret edhe në formë suplementi.
Studimet kanë treguar se magenzi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, ul rrezikun për zhvillimin e diabetit, redukton simptomat e migrenës dhe lehtëson depresionin dhe ankthin.
Magnezi nevojitet për kalciumin që përdoret nga kocka. Shërben në relaksimin e muskujve, përfshi edhe atë të zemrës.
Megjithatë vlerat e magnezit bien gjatë gatimit apo përpunimit të ushqimeve, burime të mira të magnezit janë bimët, arrat dhe farat e ndryshme.