PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gabimet që bëni kur mbani dietë
2014-05-25 21:28:03 CRI Komenti juaj Printoni


Jemi në stinën e verës dhe përpiqemi të fshehim kilet e fituara në dimër.

Gjëja e parë që na shkon mendja është dieta. Sot qarkullojnë shumë dieta, por disa janë drastike dhe disa të tjera mund të mos jenë të përshtatshme për organizmin tuaj. Shumë prej nesh gjatë mbajtjes së një diete bëjmë padashur gabime, pasi duam të dobësohemi sa më parë por…..

Mbajtja e dietës drastike

Do merrni pushimet shumë shpejt dhe ju duhet të humbisni patjetër të paktën 5 kg. Çfarë bëni ju për këtë? Zgjidhni dietën drastike për më shkurt….

Me anë të kësaj diete ju konsumoni vetëm 1 mijë kalori në ditë, ndoshta hani vetëm një frut nga i njejti lloj gjatë tërë ditës ose vetëm supë. Është e vërtetë që me dieta të tilla do bini nga pesha, por….kur konsumoni kaq pak kalori e trajnoni matabolizmin tuaj të ngadalësohet. Kur përfundoni dietën, ju tashmë keni një trup që i djeg kaloritë më ngadalë dhe kjo është arsyeja pse pas dietës ju fitoni kilogramët e humbur, ndoshta edhe më shumë.

2. Nuk hani mëngjes?

Të mos hash mëngjes duket si një mënyrë tepër e thjeshtë për të ulur kaloritë, por kjo do t'ju bëjë të keni uri gjatë gjithë ditës. Kjo do të çojë në shtimin e porcionit gjatë vaktit të drekës, ose të hani ndonjë snacks kur jeni në punë. Nga ana tjetër, mëngjesi që është i pasur në proteina dhe fibra ju mban pothuajse gjatë gjithë ditës e kështu do konsumoni më pak në drekë dhe në darkë. Në fakt, studimet kanë treguar se njerëzit që hanë mëngjes kanë trup më në formë dhe janë më të aftë të ruajnë peshën e tyre.

 

Eliminoni komplet një ushqim?

Ky është një nga gabimet më të shpeshta që bëhet kur mbani dietë. Pothuajse të gjithë eleminojnë mishin e kuq kur mbajnë dietë apo ndonjë ushqim tjetër si karbohidratet. Ky është një gabim pasi dieta duhet të jetë e ekuilibruar. Nëse konsumoni vetëm perime, atëherë do të keni mungesa të mineraleve apo proteinave. Disa e zgjidhin këtë duke marrë suplemente shtesë, vitamina, minerale apo dhe proteina. Të gjitha këto bëhen për efekte komerciale, duhet të dini që suplementet në thelb janë thjesht kimikate. Prandaj mbani një dietë të përshtatshme ku të përmbushni të gjitha kërkesa ditore që i duhen trupit për të funksionuar normalisht.

Nuk hani diçka mes vakteve?

Ata të cilët mbajnë dietë, por konsumojnë diçka mes vakteve e kontrollojnë më mirë ndjenjën e urisë dhe kështu humbin kile më lehtë. Konsumoni snacks gjatë ditës pasi e mbani metabolizmin zgjuar, vaçanërisht snacks të pasura me proteina si arrat. Arrat po ashtu përmbajnë shumë elementë të tjerë që ju duhen veçanërisht kur mbani dietë.

Produktet pa yndyrë

Ushqimet pa yndyrë luajnë një rol të rëndësishëm në dietën tuaj. Vetëm mbani mend se ushqimet me nivel të ulët yndyre, nuk do të thotë që kanë më pak kalori. Një copë kek mund të mos ketë yndyrë, por ka tepër sheqer etj. Mënyra më e mirë për të zbuluar kaloritë është të shihni etiketat.

Pini pak ujë?

Uji është shumë i rëndësishëm për të hequr toksinat nga trupi, po ashtu edhe për të djegur kaloritë. Nëse e lini veten të pahidratuar, metabolizmi juaj ngec dhe kjo do të thotë më vështirësi në humbjen e peshës.

Rënia nga pesha= me përshpejtimin e metabolizmit. Kërkuesit theksojnë se të rriturit që konsumojnë të paktën 8 gota uji në ditë djegin më shumë kalori se ata që pinë më pak ujë. Prandaj tani jemi edhe në stinën e verës, konsumoni sa më shumë ujë, sidomos në mes të vakteve dhe jo gjatë bukës.

Hiqni dorë nga bulmeti?

Qumështi me yndyrë apo djathi dhe akulloret janë tabu për shumë prej atyre që mbajnë dietë. Kërkimet kanë treguar se organizmi e djeg më mirë dhjamin kur ka sasinë e duhur të kalciumit dhe kilet mund të shtohen kur mungon kalciumi në organizëm. Prandaj kini kujdes me nivelin e kalciumit, pasi ju ndikon edhe tek pesha. Konsumoni më shumë kos, sidomos me cerealët e mëngjesit dhe gjatë pasdites me fruta.

A peshoheni çdo ditë?

Të peshohesh çdo ditë mund t'ju çojë në frustrim. Mos u peshoni çdo 5 minuta. Rezultati nuk vjen menjëherë. Ju peshën do e arrini me kalimin e kohës dhe jo të humbisni 3,5,10 kile në një javë: (edhe nëse i humbisni ka pasojë për të ardhmen).

Vendosni qëllime të parealizueshme?

T'i thuash vetes se do humbisni 10 kg në një javë, mund të mbeteni të zhgënjyer. Prandaj nëse nisni një dietë mos mendoni për kilogramët që do humbisni në javën e parë. Mos hani shpejt pasi kjo ju dëmton stomakun dhe bën që ushqimi mos të tretet si duhet.

Shmangni ushtrimet fizike?

Duhet të dini që vetëm me dietë nuk dobësoheni si duhet. Prandaj kombinojeni atë me ushtrime. Ushtrimet më të mira për të rënë nga pesha janë ushtrimet Taebo dhe Zumba.

Zumba është kërcim fitnesi e inspiruar nga ritmet latine, ku përfshihen muzika latine dhe ndërkombëtare, e kombinuar me lëvizje kërcimi, që krijojnë një sistem fitnesi dinamik, emocionues dhe tepër efektiv.

Zumba u shfaq për herë të parë në vitin 2001 dhe sot është kthyer në një trend të vërtetë. Mbi 12 milionë njerëz frekuentojnë çdo javë klasat e Zumba-s në më shumë se 125 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria.

Ja pse duhet të bëni Zumba:

- Argëtuese! Më shumë duket si kërcim se sa si ushtrim.

- Është e përshtatur për të gjitha moshat.

- Djeg minimalisht 400-1000 kalori në 1 orë.

- Ndihmon sistemin kardiovaskular si dhe forcon zemrën dhe muskujt

- Përmirëson koordinimin, fleksibilitetin si dhe lëvizshmërinë

- Tonifikon muskujt

- Përmirëson sistemin mendor

- Mundësi për t'u njohur me njerëz të rinj

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China