20140516shalqiri1 |
Shalqiri renditet në vendet e para të listës së ushqimeve të verës. Ai na freskon dhe është një frut që shuan etjen. Mbi të gjitha është i pasur në elemente ushqyese dhe është i mire për shëndetin.
Shalqiri është një burim i shkëlqyer fibrash dhe vitaminash C, A dhe B. Për më tepër ai përmban kalium dhe minerale të tjera si hekur, kalcium magnez dhe fosfor. Uji tek shalqiri ndihmon në hidratimin e trupit, gjatë muajve të nxehtë.
Përfitimet nga konsumi i shalqirit..
1. Kontrollon tensionin e lartë të gjakut
Shalqiri ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut. Falë kaliumit dhe magnezit tek shalqiri ruhet shëndeti i enëve të gjakut, dhe përmirësohet qarkullimi i gjakut.
Nëse vuani nga hipertensioni, pini një gotë lëng shalqiri çdo ditë.
2. Shalqiri të dobëson
Shalqiri ka pak kalori dhe nuk përmban kolesterol apo yndyrna. Një substancë e rëndësishme tek shalqiri që ndihmon për t'u dobësuar quhet citrulline.
Me një përmbajtje mbi 90 për qind ujë, shalqiri të jep ndjesinë e ngopjes. Përpiquni që këtë verë ta zëvendësoni kekun apo ëmbëlsirat me shalqi.
3. Hidraton trupin
Shalqiri përmban mbi 90% ujë dhe ndihmon në hidratimin e trupit dhe ruajtjen e elektroliteve.
Sipas një studimi në vitin 2009 nga Universiteti i Aberdeen për Mjekësi u zbulua se kombinimi i kripërave minrealve dhe sheqerit natyral tek shalqiri arrin të hidratojë më mirë organizmin se uji.
Gjatë ditëve të nxehta të verës, konsumoni një ose dy gota me lëng shalqiri në ditë për të qëndruar të hisratuar.
4. Përmirëson shëndetin e syve
Shalqiri është një ushqim tepër i mirë për sytë, pasi është një burim i shkëlqyer i beta-carotene që në organizëm shndërrohet në vitaminë A, prandaj thuhet se shalqiri ndihmën në përmirësimin e shikimit.
Vitamina A së bashku me likopenin ndihmojnë në prodhimin e pigmentit tek retina e syrit si dhe luftojnë degjenerimin makular, verbimin e natës dhe probleme të tjera me sytë. Domataja përmban likopen Konsumoni më shpesh domate me shalqi.
Plus, shalqiri përmban vitaminë C, lutein dhe zeaxanthin që janë tepër të rëndësishme për të ruajtur sytë nga infeksioni.
Konsumoni një tas shalqi çdo ditë, pasi ndihmoni shëndetin e syve.
5. Mban të shëndetshme veshkat
Duke qenë një diuretik natyral, shalqiri është shumë i dobishëm për shëndetin e veshkave. Ndihmon në heqjen e toksinave nga trupi, pastron mëlçinë, stimulon funksionin e veshkave dhe redukton acidin urik në gjak.
Nëse keni problem me urinimin konsumoni shalqi ose lëng shalqiri për të zgjidhur këtë problem.
Shënim: Shalqiri duhet të evitohet nga njerëzit me probleme të rënda në veshka.
6. Përmirëson humorin
Shalqiri përmirëson humorin. Ka vitaminë B6, një përbërës i rëndësishëm ushqimor përgjegjës për qetësimin e humorit.
Për më tepër përmbajtja e vitaminës C mbron trupin kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë shumë probleme në oganizëm përfshi edhe depresionin. Shalqiri ndihmon edhe në ekuilibrimin hormonal, të cilat ndikojnë në humorin tuaj.
Duke ngrënë më shumë shalqi gjatë ditës është një hap drejt përmirësimit të humorit, reduktimit të stresit dhe luftës kundër depresionit dhe ankthit.
7. Shton nivelet e energjisë
Një racion shalqi në ditë është zbuluar se shton energjinë dhe vitalitetin me 23 për qind. Falë përmbajtjes së vitaminave B6 dhe B1. Trupi e përdor vitaminën B6 për çlirimin e dopaminës.
8. I pasur në antioksidantë
Shalqiri është i pasur në antioksidantë të cilët luftojnë dhe parandalojnë sëmundjet. Është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe flavonoideve si likopen, beta-carotene, lutein, zeaxanthin dhe cryptoxanthin.
Këta antioksidantë e mbrojnë trupin kundër radikaleve të lira që shkaktojnë inflamacion, artrit reumatoid dhe osteoartrit, astmë, sulme në tru dhe atak në zemër.
Shalqiri gjithashtu minimizon riskun e dëmtimeve të lëkurës si pasojë e rrezeve të diellit ultravjollcë dhe mbron lëkurën nga ndotës toksikë të ambjentit. Kjo ndihmon në reduktimin dhe parandalimin e rrudhave.
Gjithashtu, vitamina C tek shalqiri ndihmon në forcimin e imunitetit dhe kundër alergjive të stinës.
9. Shëndetin e zemrës
Konsumi i shalqirit përmirëson gjithashtu shëndetin e zemrës. Ai përmban një sasi të konsiderueshme kaliumi, që ndihmon në luftën kundër problemeve të zemrës, ashtu si dhe banania.
Përmban aminoacidet citrulline dhe arginine që përmirësojnë funskionin e arterieve, qarkullimin e gjakut dhe funksionine përgjithshëm kardiovaskular.
10. Lufton kancerin
Konsumi i rregullt i shalqirit mund të mbajë larg kancerin. Shalqiri përmban likopen, një antioksidant që lidhet si me parandalimin ashtu edhe me trajtimin e tipeve të ndryshme të kancerit.
Nga hulumtimet e ndryshme ka rezultuar se likopeni ndihmon në uljen e rrezikut për kancer të prostatës dhe gjirit, po ashtu edhe të mushkërive e zorrëve.
Për më tepër, falë vitaminave C dhe A që luajnë një rol aktiv në mbrojtjen e qelizave nga shkatërrimi i radikaleve të lira, shalqiri mbron nga kanceri.
Pra, konsumoni shalqi përditë për të përfituar kaq shumë nga një frut me shije përfekte dhe freskuese.