20140516truri2 |
Për shekuj, dallimet mes trurit të femrave dhe të meshkujve ishin të përcaktuara nga ana shoqërore dhe të shtrembëruara nga lentet e seksizmit, sipas të cilit meshkujt kishin epërsi ndaj femrave dhe e ruanin këtë epërsi nëpërmjet zotërimit të tyre.
Meshkujt dhe femrat janë të ndryshëm në pamje. Pesha, forma e trupit, dhe anatomia janë të ndryshme. Burrat zakonisht kanë më shumë muskuj, i formojnë ato më me lehtësi, kanë lëkurë më të trashë etj. Ata janë gatuar për konfrontime fizike dhe përdorim të forcës. Kafka e një mashkulli është gjithnjë më e fortë se ajo e një femre. Ndryshimet anatomike janë lidhur shpeshherë me interesimin e meshkujve për aktivitetet që kanë të bëjnë me shpejtësinë e lartë si ngarja e makinave etj.
Nga ana tjetër, gratë kanë 4 herë më shumë neurone (qeliza truri) që lidhin lobin e majtë e të djathtë të trurit të tyre. Ky zbulim i fundit përbën evidencë të qartë që meshkujt përdorin më shumë lobin e majtë për zgjidhjen e problemeve hap pas hapi. Gratë i përdorin të dyja lobet më me efikasitet, megjithatë përdorin më shumë lobin e djathtë. Ato mund të fokusohen tek më shumë se një problem njëherësh dhe preferojnë t'izgjidhin problemet nëpërmjet mënyrave të ndryshme. Në moshë të re.... djemtë preferojnë të luajnë futboll apo sporte të tjera, në vend që të qëndrojnë në shoqërinë e 5 vajzave të cilat flasin për 3 gjëra të ndryshme në të njëjtën kohë!
Ndryshime psikologjike tek meshkujt dhe femrat nuk dallohen aq lehtë sa ato fizike. Për këtë mund të jenë të vështira për t'u përshkruar. Këto dallime mund të ndikojnë tepër në mënyrën si i krijojmë dhe mbajmë marrëdhëniet të cilat mund të jenë në punë me kolegët, në shoqëri me miqtë apo në familje me prindërit dhe bashkëshortët.
Paaftësia jonë për të kuptuar se femrat dhe meshkujt ndryshojnë nga njëri-tjetri mund të çojë në zhgënjim, frustrim, tension dhe ndoshta ndarje në marrëdhëniet mes dy apo më shumë personave. Ndoshta kjo është arsyeja e shumë ndarjeve sot në botë. Megjithatë disa prej nesh kanë arritur të bëjnë kompromis apo kanë gjetur një mënyrë për t'i tejkaluar disi këto dallime.
Marrëdhënia e suksesshme burrë-grua nuk është e pamundur ose domosdoshmërisht e vështirë. Problemet në jetë lindin kur ne presim që seksi i kundërt, të ndjejë, mendojë apo të veprojë njësoj si ne.
Shoqëria moderne gjithashtu nuk ka arritur ta bëjë marrëdhënien burrë-grua më të lehtë.
Sfida më e madhe mes meshkujve dhe femrave është pranimi i dallimeve mes dy palëve dhe ta jetojnë jetën e tyre të pavarur. Për ta bërë këtë më parë duhet të kuptojmë në cilat pika jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri.
Burrat i zgjidhin problemet në një mënyrë të ndryshme nga gratë. Për shumicën e meshkujve, zgjidhja e një problemi përbën një mundësi për të treguar aftësinë e tyre, fuqinë për të zgjidhur gjërat, një tip krenarie. Burrat kanë një tendencë të dominojnë dhe të kenë autoritet në procesin e zgjidhjes së problemeve.
Pra meshkujt dhe femrat janë shumë të ndryshëm në aspekte të ndryshme, në mënyrën si zgjidhin një problem, si argumentojnë, si mendojnë, si sillen, si ndiejnë etj.
Aftësitë komunikuese dhe gjuha e trupit janë gjithashtu të ndryshme: Qendra përgjegjëse për komunikimin brenda trurit të gruas është shumë herë më e gjerë se ajo e një burri. Gratë kanë më të zhvilluar dëgjimin, ndërsa burrat shikimin. Kjo demonstrohet nëpërmjet një shembulli ku një çift po kalonte rrugën dhe një makinë kaloi me shpejtësi. "Gruaja e pyet burrin- A e degjove me ca shpejtësie", ndërsa burri e pyet gruan – A e pe atë makinën sa shpejt kaloi"?
Pra, gruaja i kushton më shumë vëmendje fjalëve, prandaj i kanë qejf hera-herës fjalët e mira dhe lavdërimet nga partneri.
Nga ana tjetër, burrat i zgjidhin problemet e tyre vetë, pa folur për to me dikë tjetër. Gratë do të tensionohen tepër nëse nuk i ndajnë problemet me një mike apo me bashkëshortin.
Përsa i përket tërheqjes zona përgjegjëse për dëshirën seksuale brenda trurit të një burri është shumë herë më e madhe se ajo e nje gruaje, dhe si rezultat burrat mendojnë për seksin më shpesh sesa gratë, vlerësojnë më shumë paraqitjen tek gratë sesa e vlerësojnë gratë tek burrat etj.
Përsa i përket diplomacisë, gruaja është e ndërtuar që të shmangë konfliktet nëse faktorët e tjerë psikologjikë nuk hynë në lojë. Nga ana tjetër burrat në përgjithësi janë më agresiv. Hulumtimet kanë treguar se një grua tipike përpiqet të shmangë konfliktet dhe të bëjë paqe, ndërsa një burrë tipik e ka shumë të vështirë të tërhiqet nëse dikush e kërcënon apo e sfidon.
Burrat i marrin vendimet në përgjithësi pa u ndikuar shumë prej emocioneve, ndërsa tek grate ndodh e kundërta.
Kur bëhet fjalë për të kontrolluar dhe mposhtur stresin – grate pëlqejnë të flasin – ndërkohë që burrat duan të qëndrojnë vetëm dhe ta kalojnë në vetmi këtë situate.
Në të gjithë burrat, nivelet e testosteronit që janë përgjegjëse për lumturinë e tij do të pësojë rënie graduale gjatë ditës, prandaj ai duhet të përpiqet për të qenë i lumtur dhe i relaksuar pas punës.
Ai mund të rrisë nivelet e tij të testosteronit duke marrë një sy gjumë, duke parë një ndjeshje futbolli apo qoftë edhe duke lexuar një gazetë. Në një kohë që gruas i nevojitet dikush për të biseduar dhe çdo gjë do të kalojë, burrit i nevojitet një kohë më e gjatë për të kaluara situatat stresante.
Pra, kur burrat përjetojnë stres ato tërhiqen nga partneret e tyre dhe duan të qëndrojnë në vetmi, ndërkohë që femra do mbështetje dhe përkrahje.
Po ashtu edhe shqisat tek dy sekset janë të ndryshme, gruaja dallon më mirë aromat dhe është më e suksesshme në gjetjen e detajeve.