PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
10 superushqimet për trurin
2014-05-09 16:59:21 CRI Komenti juaj Printoni

Të gjithë e dimë se mbajtja e një diete të shëndetshme është thelbësore për shëndetin fizik dhe mendor. Truri është një makinë organike e fuqishme dhe komplekse, që kërkon elementët ushqyes për të funksionuar plotësisht, ashtu si dhe zemra, mushkëritë sytë dhe muskujt. Truri kontrollon mendimet, lëvizjen etj. Truri është gjithmonë në punë dhe ruan një numër të paimagjinueshëm të dhënash.

Që truri të fuksionojë si duhet dhe vazhdimisht, ndikohet nga ushqimi, niveli i sheqerit në gjak, oksigjeni etj.

Vetëm nëpërmjet një diete të balancuar, mund të përmirësoni punën e trurit dhe të kujtesës. Po ashtu këto ushqime do t'ju ndihmojnë kundër sëmundjeve të ndryshme si Alzheimer-it, dementia-s etj.

Sot ekzistojnë shumë superushqime që mund t'i përfshini në dietë me lehtësi.

1. Arrat.

Vetë forma e arrave është e njejtë me atë të trurit, prandaj ky frut renditet në vendin e parë pasi përmirëson ndjeshëm aftësinë e të menduarit dhe kujtesën. Arrat përmbajnë nivelin më të lartë të acideve yndyrore omega-3 në mesin e frutave të tjera arrore. Acidet yndyrore Omega-3 kanë efekte mbrojtëse për trurin dhe qelizat pasi mund të zhvillojnë funksionin e neurotransmetuesve, të cilët përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse.

Arrat përmirësojnë gjithashtu rrjedhën e oksigjenit dhe të elementëve ushqyes në enët e gjakut në tru si dhe luftojnë inflamacionin. Për më tepër, arrat përmbajnë vitaminën mbrojtëse për kujtesën, vitaminën B6 dhe magnez.

Nëse doni të konsumoni diçka të shpejtë, rrëmbeni një grusht me arra. Janë jo vetëm të shijshme, por dhe ushqimi numër 1 për trurin.

2. Salmoni

Trurit i duhen acide yndyrore omega-3 që të funksionojë si duhet. Salmoni është një burim i mirë i acideve yndyrore omega-3 si dhe një ushqim i shkëlqyer për të ushqyer trurin.

Substancat tek salmoni parandalojnë sëmundjen e Alzheimer-it.

Mundohuni të konsumoni sa më shpesh salmon, por këshillohet të jetë i egër, pasi nuk përmban mërkur.

3. Çaji jeshil

Studimi më i fundit ka treguar se çaji jeshil ndihmon që truri të funksionojë si duhet. Kërkuesit e Universitetit Basel arritën në përfundim se çaji jeshil ndihmon në rritjen e aftësisë njohëse dhe trajton dementian.

Për më tepër, është zbuluar se pirja e çajit jeshil ndihmon në rritjen e përqendrimit në krahasim me ata që nuk konsumojnë çaj. Po ashtu, njerëzit që konsumojnë çaj përditë janë më pak të prirur të preken nga sëmundja e Parkinson-it.

Konsumoni 2 -3 filxhanë çaj jeshil në ditë për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

4. Boronica

Boronica është një frut që ju mban kujtesën të fortë edhe në moshë të madhe. Përbërësit tek boronica si flavonoidet luajnë një rol kyç në përmirësimin e kujtesës.

Flavonoidet mbrojnë trurin nga radikalet e lira. Gjithashtu ato mbrojnë kundër çrregullimeve mendore si pasojë e moshimit, si Alzheimer dhe Parkinson.

Për të arritur sa më shumë rezultat konsumoni gjysmë gote me boronicë çdo ditë.

5. Spinaqi

Spinaqi ka nivel të lartë kaliumi dhe hekuri, duke u renditur një ushqim i shkëlqyer për trurin. Kaliumi ndihmon në funksionimin e trurit. Spinaqi është i mbushur me antioksidantë, dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.

Ai përmban gjithashtu folate, magnez dhe vitamina E dhe K që ndihmojnë në parandalimin e dementia-s.

Për të menduar më qartë dhe për të reaguar më shpejt, konsumoni më shumë spinaq.

6. Brokoli

Shkencëtarët kanë zbuluar se një përbërës që gjendet tek brokoli, i njohur si choline ka përfitime të mrekullueshme për trurin.

Studimet kanë treguar se mungesa e choline-s mund të shkaktojë probleme në trurin e të porsalindurit. Gjithashtu brokoli është një burim i shkëlqyer i vitaminës K, përmirëson fuqinë e trurit.

Një tas me brokoli 3 herë në javë do t'ju rrisë ndjeshëm aftësinë mendore.

7. Kurkuma

Specialistët e Universitetit të Californias kanë zbuluar se kurkuma ndihmon në mprehtësinë e trurit. Kurkuma është e pasur me kurkumin, një përbërës që parandalon sëmundjen e Alzheimer-it, falë antioksidantëve të saj.

8. Domatet

Nuk mund të injorohet fakti që domatet luajnë rol të madh në rritjen e kujtesës. Lycopene, një antioksidant i fuqishëm i pranishëm tek domatet, mbron nga radikalet e lira të cilat shkatërrojnë qelizat e trurit.

Për më tepër, ata të cilët konsumojnë domate çdo ditë kanë kujtesë më të zhvilluar se ata që konsumojnë domate më rrallë. Domatet mbrojnë gjithashtu nga sulmet në tru.

Mos harroni t'i hidhni domate sallatës suaj të ditës apo edhe supës

9. Çokollata e zezë

Lista e ushqimeve të shëndetshme për trurin nuk do të ishte e plotë nëse do harronim çokollatën e zezë. Antioksidantët e shumtë tek çokollata ndihmojnë në shëndetin në tërësi dhe jo vetëm për trurin.

Për më tepër, çokollata e zezë është e pasur me flavonoide që ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut në tru. Një studim i një prej universiteteve në West Virginia gjeti se çokollata e zezë rrit përqendrimin dhe shpejtësinë e reagimit.

10. Kungulli

Kungulli futet tek superushqimet për trurin pasi është i pasur në acid folik.

Sipas një studimi në vitin 2007 publikuar në "The Lancet journal", acidi folik përmirëson aftësinë e të mësuarit që normalisht zbehet me kalimin e viteve.

Mungesa e acidit folik mund të shkaktojë dëmtime në tru tek të vegjëlit prandaj thuhet se gruaja para se të mbetet shtatzënë duhet të ketë rezerva të bollshme të acidit folik.

Përveç konsumit të superushqimeve, për të rritur fuqinë e trurit duhet të pini shumë ujë gjatë ditës. Uji përbën 85 për qind të peshës së trurit, dhe mungesa e tij në trup mund të shkaktojë konfuzion dhe mosfunksionim të mirë të kujtesës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China