Rikthimi në formë pas lindjes së bebes është një proces afatgjatë që kërkon kohën e vet. Ky proces lidhet ngushtë me gjendjen e fizikut, zakonet e jetës dhe metodat e rënies nga pesha. Ka nëna të reja që mund të kthehen në formë brenda një periudhe 6-mujore, ndërkohë për disa të tjera ky proces mund të zgjasë për disa vjet. Ndryshimi i peshës trupore mund të vijë për shkaqe të ndryshimeve, përfshirë edemën, konsumin e tepërt të ushqimeve, mungesën e aktivitetit fizik etj. Të gjitha këto mund të shkaktojnë grumbullimin e tepërt të yndyrnave.
Po si të rikthehemi në formë?
Normalisht, shumica e grave shtatzëna do të shtojnë rreth 5-10 kilogramë. Pas lindjes së bebes, nëna e re do të ketë gjithashtu të paktën 5 kilogramë më tepër se para shtatëzënisë. Kjo peshë vjen nga qumështi i gjirit, barku ende disi i madh dhe yndyra e shtuar në pjesët e tjera trupore. Pesha e tepërt e nënës së re do të ulet gradualisht në periudhën e gjidhënies.
Prandaj, nëna e re nuk duhet të merakoset për mbipeshën. Gjatë shtatzënisë, pjesa e legenit zgjerohet disi për të favorizuar lindjen e bebes. Pas lindjes së bebes, kjo pjesë do të rikthehet gradualisht në gjendjen normale. Aktivitetet e përshtatshme pas lindjes mund të nxisin së tepërmi procesin e restaurimit të trupit. Duhet theksuar se aktivitetet e forta fizike si ushtrimet që kërkojnë shumë mundim në vend që të rrëzojnë kilogramët mund të ndikojnë negativisht tek trupi i femrës, i cili është ende i brishtë pas lindjes.
Këto simptoma nuk shfaqen menjëherë, por mund të bëhen më të dukshme pas 10 vjetësh. Në të kaluarën, shumë nëna të reja që jetonin në fshat nisën shumë herët punën pas lindjes së bebes. Më vonë ato kishin probleme me uljen poshtë të mitrës dhe probleme të tjera në organizëm.
Në ditët e sotme, ku ritmi i jetës dhe niveli i stresit është i lartë duhet t'i kushtojmë vëmendje më të madhe aktiviteteve të përshtatshme pas lindjes së bebes. Në fakt, pas lindjes duhet të zhvillohen stërvitjet e duhura. Qëllimi i stërvitjes nuk është vetëm për të pakësuar peshën e tepërt, por edhe për të rikthyer elasticitetin dhe forcën e muskujve të trupit e sidomos në zonën e legenit. Në gjendjen normale, mund të filloni stërvitjen një javë pas lindjes natyrore (nga dita e 10-të pas lindjes çezariane). Stërvitjet duhet të jenë të lehta dhe jo shumë të shpeshta. Mund të praktikoni disa ushtrime të thjeshta joge për forcimin e vitheve dhe të zonëns përreth legenit, përfshi edhe barkun.
Stërvituni 3 herë në ditë me nga 3-10 minuta çdo herë.
Ja disa ushtrime joge për të forcuar muskujt pas lindjes.
Ja disa sugjerime si të rikthehni më shpejt në formë:
1. Kujdes me dietën pas lindjes
Në fakt, duhet t'i kushtoni vëmendje të madhe dietës pas shtatzënisë. Pakësoni konsumin e ëmbëlsirave, biskotave dhe makaronave. Bebes i nevojiten më shumë proteina, prandaj nëna mund të konsumojë më shumë mish, vezë dhe produkte qumështi. Për të eleminuar dhjamin në bark, duhet të pakësoni konsumin e drithërave dhe të shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë proteina.
2. Kthimi në formë hap pas hapi
Pas lindjes gruaja që kujdeset shumë për pamjen e saj të jashtme dëshiron që të vijë në formë sa më shpejt, megjithatë ky proces duhet të vijë gradualisht, pasi me gjidhënien duhet të konsumoni ushqimet e duhura dhe disa prej tyre nuk favorizojnë rënien nga pesha. Prandaj sipas mjekëve nisni dietën pas përfundimit të gjidhënies. Në fillim, duhet të pakësoni konsumin e drithërave dhe të vazhdoni ngrënien e mishit, të vezës dhe të qumështit. Stërvitjet gjithashtu mund të zhvillohen hap pas hapi. Mos kërkoni të dobësoheni brenda natës. Faza për rikthimin e trupit në formë do të vijë gradualisht, të paktën për një vit.
Megjithatë duhet të keni kujdes për disa veprime apo shprehi të gabuara pas lindjes së bebes.
1. Sa më shumë të konsumoni ushqime, aq më shumë qumësht dhe më cilësor do të jetë ai.
Disa nëna merakosen për pamjaftueshmërinë e qumështit të tyre dhe për këtë konsumojnë tepër ushqim. Por në fakt, nënës për gjidhënien i nevojiten ushqimet e duhura cilësore me vitamina dhe minerale. Pra, gjatë kësaj faze kërkohet cilësi dhe jo sasi. Nënat e reja duhet të heqin dorë nga ushqimet me yndyrë dhe me shumë kalori. Gjithashtu duhet të reduktojnë konsumin e ëmbëlsirave, ushqimeve të skuqura dhe të dhjamit.
2. Përdorimi i veshjeve të ngushta për rënien nga pesha
Gjatë periudhës së shtatzënisë, barku i nënës është tepër i tendosur dhe vështirë se mund të rikthehet me lehtësi në elasticitetin e mëparshëm. Për shkak të shtatzënisë dhe lindjes së bebes, legeni është zgjeruar shumë dhe s'mund të kthehet në formën origjianle brenda një periudhe të shkrutër.
Shumë gra besojnë se veshjet e ngushtë mund të ndihmojnë në kthimin e menjëhershëm të linjës trupore. Në fakt, veshjet e ngushta mund të shkaktojë presion ndaj stomakut dhe kufizojnë ngrënien e tepërt. Por, ajo s'mund të heqë dhjamin e trupit dhe nuk mund të shpejtësojë kthimin në formë pas lindjes.
3. Përdorimi i medikamenteve për uljen e peshës
Nëse nëna e re ushqen fëmijën me gji, nuk duhet të përdorë ilace apo çajra për rënien nga pesha, pasi ato mund të ndikojnë tek cilësia e qumështit. Këto medikamente mund të thithen nga foshja dhe mund të shkaktojnë probleme në mëlçinë e bebes.