PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çaji kinez Mao Jian, çaji kundër rrudhave dhe kileve të tepërta
2014-05-01 15:21:47 CRI Komenti juaj Printoni

Çaji Mao Jian rritet në qytetin Xinyang të provincës Henan dhe është një ndër 10 çajrat më të famshëm në Kinë për shijen e tij unike dhe aromën e mrekullueshme. Gjethet e këtij çaji rriten në zona të larta malore me tokë të pasur dhe klimë të përshtatshme.

 

Çaji Maojian i qytetit Xinyang është çaj jeshil me nivel të lartë antioksidantësh.

Xinyang është qytet i njohur për prodhimin e çajit me një histori që daton 2300 vjet më parë. Në provincën Henan, por edhe në mbarë Kinën, ky çaj preferohet nga njerëzit sidomos pas një dite të lodhshme.

Cilat janë përfitimet e çajit Mao Jian?

Ndër përfitimet më kryesore që kemi nga pirja e çajit Mao Jian, ashtu si çdo çaj jeshil, përfshihen ulja e rrezikut për problemet me zemrën, ulja e nivelit të kolesterolit të keq në gjak etj.

Ky çaj përmban një sasi të lartë antioksidantësh që zhdukin radikalet e lira nga trupi, e rrjedhimisht mbajnë larg sëmundjet e kancerit dhe rrudhat në lëkurë. Një studim i kryer nga specialistët kinezë tregoi se nëse pini këtë çaj jeshil përditë ulet me 46%-65% rreziku për hipertension dhe sëmundje zemre, në krahasim me ata të cilët nuk konsumonin çaj.

Çaji Mao Jian përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj.

Sasia e flavonoideve që gjendet tek një filxhan çaji Mao Jian është më e lartë në krahasim me po të njëjtën sasi ushqimi apo pijesh që tradicionalisht janë konsideruar të shëndetshme, përfshi frutat e freskëta perimet dhe verën. Pra, tek një filxhan çaji ka më shumë flavonoide se tek një gotë verë.

Flavonoidet janë përbërës që kanë funksione anti-oksidative dhe anti-kanceroze.

Çajin jeshil e ka origjinën nga Kina dhe në mjekësinë kineze ai përdoret për shërimin e plagëve, për rregullimin e temperaturës së trupit, sheqerit në gjak dhe përmirësimin e tretjes.

Çaji Mao Jian është një lloj unik i çajit jeshil dhe jep efekte shumë pozitive në zemër, lëkurë, kocka dhe në mbarë shëndetin në përgjithësi. Tek çaji gjejmë polifenole të cilat kanë efekte antioksiduese, luftojnë plakjen, na mbrojnë nga stresi, mbron nga kanceri, etj. Katekina, një nga përbërësit e parë kimikë me bazë bimore të studiuar për cilësitë kundërkanceroze dhe që gjendet në çajin jeshil, njihet prej kohësh për parandalimin dhe pakësimin e rasteve me kancer të gjirit dhe lloje të tjera kanceri.

Çaji Mao Jian ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe falë përbërësve të tij përshpejton djegien e yndyrnave në trup, duke na mbrojtur nga shëndoshja e tepërt. Po ashtu pirja e këij çaji balancon nivelin e sheqerit në gjak.

Një veti tjetër shumë e rëndësishme e çajit Mao Jian është aftësia që ka ai për të parandaluar të gjitha dëmtimet e lëkurës dhe rrudhat. Mendohet se antioksidantët tek ky çaj janë 200 herë më të fuqishëm se vitamina E për shkatërrimin e e radikaleve të lira. Radikalet e lira, apo qelizat e vdekura ndërveprojnë me qelizat e shëndetshme në trup, duke shkaktuar dëme jo vetëm brenda organizmit, por edhe jashtë.

Një përfitim tjetër që kemi nga ky çaj është për shkrirjen e dhjamit të tepërt në trup, për trajtimin e çrregullimeve të stomakut, të përzierat, diarre, dhimbjet e kokës, osteoporozën.

Disa njerëz e përdorin çajin jeshil për të parandaluar disa lloje të kancerit, përfshi kancerin e gjirit, të prostatës, zorrës së trashë dhe të lëkurës. Disa femra e përdorin çajin jeshil për të luftuar virusin papiloma (HPV), që mund të shkaktojë rritjen e qelizave abnormale në serviks po ashtu mund të shkaktojë dhe kancer në qafën e mitrës.

Çaji jeshil përdoret edhe kundër sëmundjes së Parkinsonit, diabetit, gurëve në veshka, po ashtu është cilësuar edhe si një pije që rregullon tensionin e gjakut.

Polifenolet parandalojnë inflamacionin dhe fryrjet, mbrojnë kockat dhe luftojnë dhimbjet e kyçeve. Po ashtu luftojnë dhe infeksionet tek femrat.

Çaji jeshil përmban 2 deri në 4% kafeinë, e cila përmirëson funksionet e trurit. Kafeina mendohet gjithashtu se stimulon sistemin nervor, zemrën dhe muskujt duke rritur çlirimin e disa kimikateve në tru, të quajtura "neurotransmetues."

Antioksidantët dhe substancat e tjera tek çaji jeshil mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.

Si përgatitet çaji Mao Jian?

Për të përftuar një aromë dhe shije sa më të mirë, përdorni 2 gramë gjethe çaji (1-2 lugë) për çdo 150ml ujë. Lërini gjethet e çajit në ujë të nxehtë 80°c për 1-2 minuta. Pasi të mbaroni gotën e parë, mund të shtoni ujë të nxehtë përsëri deri në 3 herë, duke përdorur të njëjtat gjethe. Pasi të keni konsumuar këtë çaj shija do të mbetet edhe pas disa minutash.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China