PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Teshtima, e domosdoshme për shëndetin
2014-04-25 16:31:39 CRI Komenti juaj Printoni

Në Mjekësinë Tradicionale Kineze, trupi i njeriut konsiderohet si një i tërë. Organet e ndryshme bashkëveprojnë, mbështeten dhe ndikohen nga njëri-tjetri. Duke shfrytësuar këtë lidhje të ngushtë mes tyre, mjekët e lashtë kinezë zbuluan shumë metoda interesante mjekësore, mes të cilave përfshihet edhe teshtima.

Në emisionin e sotëm do të flasim për këtë metodë efektive.

Në fakt, me anë të teshtimës mund të largojnë disa shqetësime apo probleme në organizëm. Kjo metodë ka një histori prej 2000 vjetësh.

Përse teshtijmë?

Sipas mjekësisë moderne, teshtima është reflektimi i mbrojtjes i shkaktuar nga ndikimet në zgavrat e hundës. Por sipas teorisë së mjekësisë kineze, teshtima është një reagim i trupit i bashkërendimit të "Yin"-it dhe "Yang"-ut. Gjatë teshtimës, energjia e brendshme "Yang" e trupit lufton ndaj ndikimeve të jashtme të "Yin"-it.

Në fakt, teshtima është një veprim i organizmit që shkëmben me natyrën. Për shembull, kur fryn era e fortë ose bakterët e viruset fillojnë sulmin nëpërmjet hundës, do të përjetoni kruarje apo acarim brenda hundës. Ky reagim ju sinjalizon se po përballeni me faktorë të jashtëm negativë si ajri i ftohtë, bakteret ose viruset. Më pas, mund të filloni disa teshtima që stimulojnë sistemin imunitar për të larguar faktorët negativë. Teshtimat tregojnë se pluhurat, viruset, bakteriet etj., janë futur në trupin tuaj dhe sistemi imunitar lufton kundër tyre. Më pas mund të djersiteni në kokë, gjë që tregon energjinë e harxhuar në luftën kundër faktorëve negativë.

Stimulimi i teshtimës

1. Teshtimën mund ta stimulojmë duke futur në zgavrën e hundës pendë ose fije bari. Nëse arrini të gjeni konkretisht nervat e ndjeshme të hundës, do të teshtini menjëherë. Gjithashtu kontakti i drejtpërdrejt me dritën bën që të teshtini më shpejt.

Kur jeni të lodhur, keni stres dhe ndiheni pa humor, jeni më të predispozuar për t'u prejur nga i ftohti. Ju sugjerojmë që të stimuloni teshtimën për të nxitur imunitetin e trupit.

2. Ilaçet kineze në zgavrën e hundës

Personat e dobët mund të përdorin ilaçet kineze për të stimuluar zgavrat e hundës. Nëse ju ndihmon dikush në një tub të hollë letre, fusni ilaçet kineze në formë pluhuri brenda këtij tubi dhe më pas personi që ju ndihmon duhet të fryjë drejt zgavrave të hundës. Për këtë ka dhe ilace në formë lëngu, pra me pika, të cilat futen brenda zgavrave të hundës.

Po çfarë mënjanon teshtima?

1. Lemza

Lemza është kontraktim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës, që ndan hapësirën e kraharorit nga ajo e barkut. Për shkak se mushkëria lidhet ngushtë me stomakun, ajri i mushkërisë ndikon në lëvizjen e ajrit në stomak. Teshtima është metodë efektive që mund të ulë ajrin e mushkërisë, duke ulur ajrin e stomakut. Pas uljes së ajrit të stomakut, lemza do të largohet.

2. Prekja nga i ftohti.

I ftohti shkaktohet nga moti i ftohtë. Kur ajri i ftohtë sulmon trupin tonë, energjia "Yang" e trupit do të nisë luftën e mbrojtjes, e për pasojë trupin reagon nëpërmjet bllokimit të hundëve, rrufë dhe teshtimë. Në këtë kohë, krijimi i teshtimës mund të shfrytëzojë energjinë "Yang" të mushkërisë për të larguar ajrin e ftohtë nga trupi. Kjo është metodë efektive për parandalimin e sëmundjes së gripit. Për personat që qëndrojnë zakonisht në dhomat me ajër të kondicionuar, ata të cilët kanë duar dhe këmbë të ftohta mund të stimulojë teshtimën për t'u mbrojtur nga ndryshimi i stinëve ose luhatjeve të tepërta të temperaturës.

Përveç kësaj, teshtima është metoda efektive mjekësore ndaj dhimbjes së kokës, alergjive dhe dhimbjes së supeve që shkaktohen nga era e ftohtë. Këto sëmundje vijnë nga ftohtësia e mbetur brenda trupit. Nëpërmjet teshtimës largohet ftohtësia nga organizmi.

3. Kapsllëk

Sipas teorisë së mjekësisë kineze, meridiani i mushkërisë lidhet ngusht me atë të zorrës së trashë. Pengesat në meridianin e mushkërisë janë arsyet e pafuqishmërisë së lëvizjes së zorrës së trashë, e cila do të shkaktojë kapsllëk. Teshtima mund të nxitë qarkullimin e ajrit brenda mushkërisë, duke forcuar lëvizjen e zorrës së trashë dhe duke nxitur jashtëqitjen.

4. Dhimbjet e ciklit menstrual

Dhimbjet e ciklit menstrual shkaktohen zakonisht nga pengesa në qarkullimin e gjakut po ashtu nga ftohtësia brenda trupit. Krijimi i teshtimës mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe të largojë ftohtësinë. Sipas teorisë së mjekësisë kineze, kur largohen pengesat, largohen dhe dhimbjet.

5. Marramendja

Marramendja apo problemet me të fikëtin mund të largohen me anë të stimulimit të teshtimës, thonë mjekët kinezë.

Metoda e teshtimës është reagimi i energjisë "Yang" ndaj sulmit të jashtëm të sëmundjes, por çmimi i paguar nga kjo metodë është harxhimi i energjisë.

Duhet të keni kujdes pasi stimulimi i teshtimës është i ndaluar për ata që vuajnë nga tensioni i lartë, hemorragjia cerebrale dhe plagosja e jashtme e kokës. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China