PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çfarë nuk duhet të bëjmë pas ngrënies?
2014-04-21 14:39:09 CRI Komenti juaj Printoni

Çfarë bëjnë zakonisht pas buke? Shumë prej nesh pëlqejnë të hanë fruta pas buke dhe besojnë se ky është një zakon i shëndetshëm. Por në fakt, nuk është kështu.

Disa të tjerë pinë ujë pas buke dhe ky veprim nuk këshillohet pasi nuk favorizon shëndetin. I konsiderojmë si veprime të zakonshme ditore, por nga pikëpamja mjekësore bëjnë veprime që ndodhta nuk janë aq të shëndetshme për organizmin. Në këtë artikull do të analizojmë se cilat janë shprehitë e gabuara që bëjmë pas ngrënies së ushqimit?

1. Konsumi i frutave menjëherë pas buke

Çfarë rreziku paraqitet nga kjo shprehi?

Nëse vazhdoni për një afat të gjatë kjo do të shkaktonte distension barku, diarre ose kapsllëk.

Arsyet: Pasi ushqimet futen në stomak, i nevojitet 1-2 orë për t'u

Tretur, kjo varet nga përbërja e tyre kimike. Nëse konsumojmë menjëherë fruta pas vaktit, stomaku ynë është i ngarkuar me punët e tretjes së ushqimeve të tjera dhe nuk mund të tretë shumë mirë frutat. Frutat e patretura mbeten në stomak duke shkaktuar distensionin e barkut. Frutat përmbajnë shumë elementë që përthithen lehtësisht nga zorra e hollë. Gjithashtu, nëse frutat qëndrojnë në stomak për një kohë të gjatë, mund të shkaktojnë kapsllëk.

Çfarë na sugjeron Mjekësia Tradicionale Kineze?

MTK-ja sugjeron që frutat të konsumohen mes vakteve pasi siç përmendet më sipër konsumi i frutave menjëherë pas buke lodh punën e stomakut dhe zorrëve për tretjen.

Për një person të shëndetshëm ky ves mund të mos sjellë dëme, por një person që vuan nga diabeti duhet ta shmangë këtë zakon pasi fibrat dietike tek frutat ndikojnë në thithjen e elementëve dhe materialeve të tjera ushqyese, të cilat janë shumë të rëndësishme për diabetikët.

2. Pirja e ujit menjëherë pas buke

Rreziqet: Mund të shkaktojë probleme në stomak dhe zorrë.

Arsyet: Pirja e ujit menjëherë pas vaktit mund të sjellë shtimin e presionit të stomakut, duke nxitur ushqimet e patretura të hyjnë në zorrën e hollë. Përveç kësaj, pirja e tepërt e ujit mund të "hollojë" lëngjet e stomakut, duke dobësuar aftësinë e tyre për tretjen e ushqimeve dhe vrasjen e baktereve.

Sugjerimet e mjekësisë tradicionale kineze: Gjatë vaktit duhet të konsumoni supë që mund të favorizojë tretjen e materialeve ushqyese në ujë, duke nxitur thithjen e tyre nga zorra e hollë. Përveç kësaj, uji duhet pirë një orë para vaktit me një stomak bosh. Ky ujë mundëson sekretimin e lëngjeve të tretjes nga organet e tretjes dhe ndihmon thithjen e materialeve ushqyese. Një gotë ujë në mëngjes me një stomak bosh është gjithashtu një shprehi shumë e shëndetshme, pasi gjatë natës organet vazhdojnë të punojnë megjithëse më ngadalë, por nuk kemi konsumuar ujë për një kohë të gjatë natën. Një gotë ujë në mëngjes mund të plotësojë kërkesat e trupit për ujë si dhe të ulë viskozitetin e gjakut. Këshillohet që të pini ujë, lëngje natyrale frutash, lëngje perimesh ose çaj në mëngjes.

3. Shëtitja menjëherë pas vaktit

Rreziqet: Dispepsia (ose dhimbja e stomakut)

Arsyet: Pas vaktit, barku do të përgatitet për të tretur më mirë ushqimet në stomak. Nëse bëni shëtitje menjëherë pas vaktit, kjo lëvizje do të ndikojë thithjen e materialeve ushqyese nga sistemi tretës.

Sugjerimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze: Sapo të mbaroni vaktin, duhet të pushoni për 10-20 minuta, pastaj mund të bëni shëtitje për afro 30 minuta. Shëtitja pas vaktit këshillohet tepër sidomos për obezët si dhe për ata që punojnë në zyra apo ulur për një kohë të gjatë. Ndërsa, për personat e dobët, me sëmundje të shpeshta veçanërisht si sëmundjet e stomakut, nuk duhet të zhvillohen aktivitete sportive, përfshi edhe shëtitjet.

4. Banjë menjëherë pas vaktit.

Rreziqet: dispepsi

Arsyet: Banja menjëherë pas vaktit do të shkaktojë rritjen e qarkullimit të gjakut në lëkurë, duke pakësuar qarkullimin e gjakut në sistemin e tretjes si stomak, zorrë etj. Si rezultat, do të dobësohen funksionet e tretjes në këto organe përkatëse dhe do të shkaktohet dispepsia.

Sugjerimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze: Në fakt, nuk duhet të bëni dush para vaktit me një stomak bosh pasi mund të shkaktojë mungesën e oksigjenit dhe anemi të përkohshme. Dushi nuk këshillohet as pas vaktit. Koha më e përshtatshme për të bërë dush është një orë pas buke ose para gjumit. Banja para gjumit mund të asgjësojë lodhjen e ditës dhe të garantojë një gjumë të ëmbël.

5. Fjetja gjumë menjëherë pas vaktit

Rreziqet: Prirja për të shtuar kilogramë.

Arsyet: Pas një dite të lodhshme pune shumë njerëz hanë darkë të bollshme. Kjo shprehi mund të ndikojë tek gjumi i natës. Si rezultat, disa persona do të flenë gjumë mejëherë sapo të përfundojnë darkë. Por ky zakon do të shtojë ngarkesat e stomakut, duke rezervuar tepër yndyrë në trup.

Sugjerimet e Mjekësisë Tradicionale Kineze: Duhet të pushoni të paktën 20 minuta pas bukës dhe pastaj mund të flini gjumë.

Kemi folur këto 5 zakonet e pashëndetshme që bëjmë zakonisht pas buke. Në vijim do të vazhdojmë me aktivitetet e përshtatshme pas ngrënies?

1. Pushim 15 minutësh pas vaktit. Dëgjojmë muzikë të lehtë ose pimë pak çaj. Ky pushim favorizon tretjen e ushqimeve dhe jetëgjatësinë.

2. Pas 30 minutash mund të pastroni dhëmbët dhe mbani pak qumësht në gojë, i cili mund të ndihmojë thithjen e kalciumit.

3. Më pas mund të bëni një shëtitje, duke rregulluar frymëmarrjen tuaj gjatë ecjes. Merrni frymë në intervale të barabartë pasi ky veprim favorizon tretjen dhe thithjen e materialeve ushqyese nga stomaku dhe zorrët.

4. 30 minuta pas vaktit, masazhi në bark mund të largojë sëmundjet e ndryshme. Masazhi me pëllëmbë në bark nxit lëvizjen e brendshme të stomakut e zorrëve dhe qarkullimin e gjakut në bark, të cilat mund të ndihmojnë tretjen e ushqimeve.

Konkretisht: Vendosni pëllëmbën e dorës në bark dhe bëni rrotullime të buta dhe të ngadalta, 20 rrotullime në drejtim të akrepave të orës dhe 20 rrotullime në drejtim të kundërt. Mbani mend që masazhi duhet të zhvillohet 30 minuta pas ngrënies. (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China