20140418Tae_bopj2 |
Tae bo është një kombinim ushtrimesh që përfshin aerobinë, vetëmbrojtjen, artet marciale, kërcimin, kickboxing, dhe jogën. Kjo lloj praktike u krijua nga Billy Blanks, i specializuar në Tae Kwon Do dhe aerobi. Tae Bo krijon muskuj, djeg yndyrnat, dhe është argëtuese.
Popullarizimi i Tae Bo-së nisi në fundin e viteve 80. Blanks mblodhi nga tipe të ndryshme ushtrimesh për të krijuar një praktikë intense të shoqëruar me muzikë. Ai mori goditjen nga kickboxing, koreografinë dhe muzikën nga hip hop, grushtat nga artet marciale dhe qëndrimet nga joga si dhe lëvizjet ritmike nga aerobia.
Pse ky emër?- Tae Bo
Disa njerëz besojnë se "tae" do të thotë "këmbë", dhe "bo" është shkurtim i "boksit".
Kur shoqërohet me muzikë, Tae Bo kthehet në një argëtim.
Kjo praktikë zgjat një orë, megjithatë edhe 20 minuta 3 herë në javë është një plan i përshtatshëm. Këto ushtrime forcojnë muskujt e trupit, djegin kaloritë dhe shtojnë fleksibilitetin. Me këto ushtrime ju mund të bini nga pesha.
Billy e nisi këtë praktikë në garazhin e shtëpisë së tij. Më pas kjo praktikë u përhap gjerësisht në mbarë botën, duke shitur mbi 500 milionë video.
Tae Bo na ndihmon të ndërtojmë vetëbesim, forcën e brendshme, na bën më të shpejtë në reagim si dhe përmirëson shëndetin kardiovaskular. Kjo mënyrë fitnesi mëson gjithashtu një person si të komunikojë më mirë me trupin e vet. Fitnesi Tae Bo është programi i parë që përfshin njëkohësisht "Mendjen, Trupin dhe Shpirtin", duke iu ndryshuar ju nga brenda jashtë.
Përfitime të tjera që kemi nga Tae Bo:
•Djeg kaloritë. Është llogaritur se për një orë ushtrime Tae Bo mund të digjen afro 690 kalori.
• Është i shkëlqyer për shëndetin pasi kombinon ushtrimet kardiovaskulare me forcën. Edhe kjo ndihmon në dobësim.
•Tae Bo ndihmon në zhvillimin e forcës, masës muskulare, fleksibilitetit dhe shëndetit të zemrës.
Ja si mund të bini nga pesha me Tae bo
1. Nëse doni që Tae Bo të funksionojë plotësisht duhet që të kini kujdes me dietën, të mos konsumoni tepër shumë yndyrna e karbohidrate.
2. Kur bëni këto ushtrime nuk ka rëndësi vetëm intesiteti, por edhe frekuenca e tyre. Planifikoni 30 deri në 60 minuta ushtrime për afro 3-4 herë në javë.